Lufta në Gaza/ Biden: Mbështetja e SHBA për Izraelin varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve

Lufta në Gaza/ Biden: Mbështetja e SHBA për Izraelin varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve

Biden dhe Netanyahu

Presidenti Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të enjten se e ardhmja e mbështetjes amerikane për luftën në Gazë varet nga masat e reja që do të merren për mbrojtjen e civilëve dhe punonjëve humanitarë.

Dy zyrtarët zhvilluan një bisedë telefonike disa ditë pasi sulmet izralite vranë 7 punonjës humanitarë në Gazë duke shtuar një tjetër ndërlikim në marrëdhënien e tendosur mes tyre.

“Ai e bëri të qartë nevojën që Izraeli të njoftojë dhe të zbatojë masa të reja, konkrete, të veçanta dhe të qarta për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas bisedës mes dy udhëheqësve. “Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-ve lidhur me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi ynë mbi veprimet e menjëhershme të Izraelit për marrjen e këtyre masave”.

Demokrati Biden, po ashtu i kishte thënë kryeministrit Netanyahu se “një armëpushim i menjëhershëm është kyç” dhe i kishte bërë thirrje Izraelit të arrinte një marrëveshje “pa vonese”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar Izraelin se do të pendohet për sulmin ndaj konsultaës iraniane në Damask ku mbetën të vrarë disa zyrtarë. Irani u zotua të hakmerret pasi Izraeli bombardoi kompleksin e ambasadës në kryeqytetin sirian.

Gjatë sulmit u vranë të paktën shtatë zyryarë duke përfshirë Mohammed Reza Zahedi, një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane dhe komandantin e lartë Mohammad Hadi Haji Rahimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Biden i prerë me Netanyahun: Mbështetja amerikane për luftën varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve

1710055254_joebidenbenjaminnetanyahu.JPG

Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu 

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyhau, në lidhje me zhvillimet e fundit në Gaza.

Mësohet se Biden i ka bërë të qartë Netanyahut se e ardhmja e mbështetjes amerikane për luftën në Gazë varet nga masat e reja që do të merren për mbrojtjen e civilëve dhe punonjëve humanitarë.

Dy zyrtarët zhvilluan një bisedë telefonike disa ditë pasi sulmet izralite vranë 7 punonjës humanitarë në Gazë duke shtuar një tjetër ndërlikim në marrëdhënien e tendosur mes tyre.

“Ai e bëri të qartë nevojën që Izraeli të njoftojë dhe të zbatojë masa të reja, konkrete, të veçanta dhe të qarta për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas bisedës mes dy udhëheqësve.

“Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-ve lidhur me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi ynë mbi veprimet e menjëhershme të Izraelit për marrjen e këtyre masave”.

Biden, po ashtu i kishte thënë kryeministrit izraelit se “një armëpushim i menjëhershëm është kyç” dhe i kishte bërë thirrje Izraelit të arrinte një marrëveshje “pa vonese”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Biseda mes tyre u zhvillua pasi organizata Ëorld Central Kitchen, e themeluar nga José Andrés për të dërguar ushqime në zonat e shkatërruara, bëri thirrje për një hetim të pavarur lidhur me sulmet izraelite që vranë 7 punonjësit humanitare, mes tyre edhe një qytetar amerikan.

Ora 15:27
'Priten ditë komplekse', spitali në Jeruzalem kryen stëvitje në rast të dyndjes masive të të plagosurve

1544889135_jeruzalem.jpg

Spitali Shaare Zedek në Jerusalem ka kryer sot një stërvitje në rast të dyndjes masive të të plagosurve.

Kështu raportuan mediat vendase, duke kujtuar gjendjen aktuale të tensionit të lartë në Izrael pas kërcënimeve të Iranit për hakmarrje për vrasjen e një komandanti të Gardës Revolucionare në Damask.

Ndërkohë komandanti i inteligjencës ushtarake izraelite, Aharon Haliva u shpreh se priten 'ditë komplekse'.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive