Lufta/ Bastisje izraelite në Rafah, të paktën 27 të vdekur! Hamasi: Propozimi i armëpushimit është duke u studiuar! Blinken në Arabinë Saudite

Lufta/ Bastisje izraelite në Rafah, të paktën 27 të vdekur! Hamasi: Propozimi i armëpushimit është duke u studiuar! Blinken në Arabinë Saudite

Rripi i Gazës

Një delegacion i Hamasit do të jetë sot në Kajro, ku do të diskutohet mbi mundësinë e një armëpushimi si edhe lirimin e pengjeve. Delegacioni i Hamasit, kryesohet nga udhëheqësi më i lartë, Khalil al-Hayya.

Zyrtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Risheq, thotë se propozimi për armëpushimin është ende duke u studiuar. Egjipti gjithashtu fton Izraelin të marrë pjesë në diskutimet për të diskutuar kushtet për armëpushimin.

Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur prej muajsh të ndërmjetësojnë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa numri i të vdekurve në Gaza rritet dhe thirrjet për një marrëveshje intensifikohen. Të paktën 27 palestinezë u vranë, duke përfshirë shumë fëmijë dhe gra, në sulmet e natës izraelite në Rafah dhe qytetin e Gazës. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Arabinë Saudite të hënën, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, armëpushimin, lirimin e pengjeve, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin.

Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku ai pritet të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gazë.

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: SHBA nuk mbështet hetimin e Gjykatës së Hagës ndaj Izraelit

1712002972_rwgeqrqrgqgr.JPG

Karine Jean-Pierre

"Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Izraelit."

Kështu tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre .

Ora 19:25
Lufta në Gaza/ Blinken: Refuzimi i marrëveshjes nga Hamasi zgjat luftën

1712238366_anthonyblinken.JPG

Antony Blinken 

Refuzimi i Hamasit për të pranuar një marrëveshje armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve është shkak për vazhdimin e luftës në Gaza.

Kështu ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin e tij me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Ora 10:16
Bombardime intensive izraelite në jug të Libanit

Izraeli ka kryer bombardime intensive në jug të Libanit në orët e fundit, në përfundim të një fundjave shkëmbimesh zjarri midis Hezbollahut dhe ushtrisë së shtetit hebre.

Mediat libaneze kanë raportuar sulmet izraelite përgjatë vijës së frontit, veçanërisht në pjesën jugore libaneze të Bint Jbeil, Marjouyoun dhe Tyre.

Gjatë fundjavës, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një seri sulmesh ndaj pozicioneve ushtarake izraelite në Galilenë e Epërme në përgjigje të bombardimeve izraelite në Libanin jugor.

Ora 09:15
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rafah shkon në 20

1714375029_juguigazes.JPG

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të forcave izraelite në Rafah, në jug të gazës, është rritur në 20 duke përfshirë edhe 5 të mitur. Kjo u raportua nga një korrenspondent i Al Jazeera.

Në rafah, ku mijëra palestinezë të zhvendosur kanë gjetur strehim, një operacion tokësor izraelit është i pashmangshëm, por një marrëveshje e mundshme midis Tel Avivit dhe Hamasit për një amëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve mund të shmangë sulmin.

Ora 07:42
Blinken mbërrin në Arabinë Saudite, diskutime për një armëpushim në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken mbërrin në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Arabinë Saudite të hënën, ndalesa e parë në një udhëtim më të gjerë në Lindjen e Mesme për fillimin e një raundi të ri bisedimesh për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe rritjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

Diplomati i lartë amerikan shkon në Izrael në fund të kësaj jave, ku pritet të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ndërmarrë hapat konkretë dhe të prekshëm që Presidenti i SHBA Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e tmerrshme humanitare në Gaza.

Në Riad, Blinken pritet të takohet me liderë të lartë sauditë dhe të zhvillojë një takim me homologët e pesë shteteve arabe, Katari, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania, për të çuar më tej diskutimet mbi atë se çfarë do të qeverisja e Rripit të Gazës pas luftës.

Blinken pritet gjithashtu të diskutojë se si Perëndimi mund të ndihmojë në përpjekjet e rindërtimit e Gazës, e cila është kthyer në një shkretëtirë nga bombardimet gjashtëmujore izraelite.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken mbërrin në Arabinë Saudite
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 30/04/2024 09:18

    Kjo eshte amerika “demokratike “ lejojne kriminelat cifute te bejne genocid dhe nuk lejojne gjykaten nderkombetare te bej hetim kundra atyre felliqesirave cifute qe kane vrare me mijera femije Palestinez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)