Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB

Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Situata në Lindjen e Mesme ka qenë objekt i bisedimit telefonik mes presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas mediave, kryeministri izraelit dhe Trump kanë biseduar në telefon mëngjesin e sotëm (16 Dhjetor) dhe kanë diskutuar progresin në bisedimet për një marrëveshje për lirimin e të burgosurve të mbajtur në Rripin e Gazës dhe zhvillimet në Siri.

Presidenti i zgjedhur amerikan thuhet se ka deklaruar dëshirën e tij për një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve përpara se të marrë detyrën më 20 Janar, duke thënë se do të ketë "ferr për të paguar" nëse ata nuk kthehen në Izrael.

Biseda ka pasur në qendër Gazën dhe Sirinë gjithashtu, pasi edhe atje situata mbetet e paqëndrueshme pas arratisjes së Bashar al Assad dhe marrjes së vendit nga rebelët e Hay’at Tahrir al-Sham (HTS). 

Në krahun tjetër. ii dërguari special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, mbërriti sot në Damask ku u takua me kreun e grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Al-Jolani, kreu i koalicionit që përmbysi pushtetin e Bashar al-Asad.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga grupi.

Abu Mohammad al-Jolani, i cili tani shkon me emrin e tij të vërtetë, Ahmad al-Chareh, dhe Pedersen diskutuan "ndryshimet në skenën politike, të cilat kërkojnë rishikim" të Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas deklaratës së publikuar në Telegram.

Rezoluta e miratuar në vitin 2015 përcakton një udhërrëfyes për një zgjidhje politike në Siri.

Edhe Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se i dërguari i bllokut për Sirinë do të shkonte në Damask për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë, ndërsa fuqitë perëndimore po intensifikojnë angazhimet pas rrëzimit të Bashar al-Asadit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
BE-ja dërgon një diplomat për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të hënën (sot, 16 Dhjetor), se i dërguari i bllokut për Sirinë do të shkonte në Damask për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë, ndërsa fuqitë perëndimore po intensifikojnë angazhimet pas rrëzimit të Bashar al-Asadit.

Kjo lëvizje nga Brukseli vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe thanë se kishin kontaktuar autoritetet e reja në Damask, të udhëhequra nga grupi rebel, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), raporton REL. Fuqi rajonale dhe ndërkombëtare kanë nisur kontaktet me liderët e rinj në Siri pas rrëzimit të Asadit përmes një ofensivë, duke i dhënë fund pesë dekadave të sundimit të familjes së tij.

“Diplomati ynë kryesor për Sirinë do të shkojë sot në Damask. Do të kryejmë kontaktet atje”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Vendet e BE-së — si vende të tjera në Perëndim — janë treguar të kujdesshëm në deklaratat ndaj udhëheqjes së re në Damask, duke pasur parasysh që HTS-ja kishte rrënjë në Al-Kaeda dhe është e listuar si një grup terrorist nga një numër qeverish. Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel do të diskutojnë “se si të angazhohemi me udhëheqjen e re të Sirisë dhe në çfarë niveli të angazhohemi”.

“Nuk mund ta lëmë një vakum”, tha Kallas, e cila mori detyrën si diplomate kryesore e BE-së këtë muaj. “Për ne, nuk janë vetëm fjalët, por duam të shohim veprime që shkojnë në drejtimin e duhur. Pra, jo vetëm çfarë po thonë, por edhe çfarë po bëjnë”, tha Kallas. “Mendoj se javët dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se atëherë do të jemi të hapur për të diskutuar hapat e ardhshëm”, shtoi ajo.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë

Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë