Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik

Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik

Pamje nga bombardimet në Gaza

Forcat izraelite bombarduan një shkollë në Khan Younis jugore në Gaza, duke vrarë të paktën 20 persona.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia palestineze e lajmeve Wafa ditën e sotme (16 Dhjetor), duke saktësuar se mes viktimave ka edhe fëmijë dhe se shumë të tjerë janë lënduar.

Shkolla drejtohet nga agjencia e refugjatëve palestinezë e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) dhe ndodhet pranë kompleksit mjekësor Nasser, shkruan “La Repubblica”.

Mes të vrarëve nga bombardimet izraelite ishte edhe një kameraman i televizionit ‘Al Jazeera’.

Ushtria izraelite pretendon se përfaqësuesi i medias, Ahmed al-Louh, u vrarë sot në një sulm ajror në Rripin qendror të Gazës, ishte anëtar të grupit terrorist të Xhihadit Islamik Palestinez.

Në një deklaratë, ushtria thotë se kreu një sulm me dron kundër një grupi terroristësh të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në një qendër komandimi, me bazë në zyrat e Organizatës së Mbrojtjes Civile të Gazës në Nuseirat.

“Kompleksi u përdor nga terroristët për të planifikuar dhe ekzekutuar akte terroriste kundër trupave të IDF-së”, thotë ushtria.

Sipas IDF, disa terroristë u vranë në sulm, duke përfshirë al-Louh, i akuzuar se më parë kishte shërbyer si komandant toge në brigadën qendrore të Xhihadit Islamik në Gaza.

IDF thotë se ka marrë masa për të zbutur dëmtimin e civilëve gjatë sulmit, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencë të tjera.

Në janar, Izraeli deklaroi se një gazetar i Al Jazeera dhe një profesionist i pavarur i vrarë në një sulm ajror ishin po terroristë. Muajin pasues, ai akuzoi një gazetar tjetër të kanalit, i plagosur në një sulm tjetër, se ishte zëvendës komandant i kompanisë së Hamasit.

Dhe në tetor, IDF tha se kishte zbuluar dokumente në Gaza që tregonin se gjashtë gazetarë aktivë të Al Jazeera ishin aktivë në Hamas dhe Xhihadin Islamik. Al Jazeera ka hedhur poshtë me forcë akuzat e Izraelit, duke e akuzuar atë se ka shënjestruar në mënyrë sistematike punonjësit e Al Jazeera në Rripin e Gazës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin

Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin