Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF, raportuan një sulm në shkallë të gjerë në jug të Gazës ditën e sotme (20 gusht).

"Këtë mëngjes, mbi pesëmbëdhjetë terroristë qëlluan raketa antitank dhe u përpoqën të depërtonin në një pozicion të fortifikuar të Batalionit të 90-të, Brigadës Kfir, në zonën e Khan Yunis”, thuhet në deklaratë.

Trupat arritën të eliminonin dhjetë terroristë të armatosur në luftime të afërta, të mbështetura nga sulmet ajrore të Forcave Ajrore Izraelite, informon ANSA.

Gjithashtu 3 ushtarë të IDF u plagosën, njëri rëndë.

"Sulmi është duke vazhduar dhe trupat vazhdojnë të veprojnë për të eliminuar terroristët", tha IDF.


Lajmi kryesor:

Qeveria e Netanyahut miraton planin për pushtimin e Gazës!