Izraeli bombardon ambasadën iraniane në Siri! Vriten 2 gjeneralët e lartë të Gardës Revolucionare dhe 5 oficerë! Reagon Teheran: Do përgjigjemi ashpër (VIDEO)

Një sulm izraelit ka shkatërruar ndërtesën pranë ambasadës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke shkaktuar deri tani 7 të vdekur e disa të plagosur, thonë autoritetet siriane.

Nw mesin e tw vdekurve ishin gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi, gjeneral brigade Mohammad Hadi Haji Rahimi, si dhe 5 të oficerë që po i shoqëronin.

Fotot dhe videot e publikuara tregojnë tym dhe pluhur që ngrihet nga ndërtesa shumëkatëshe, e cila ishte pranë ambasadës iraniane në një autostradë në distriktin perëndimor Mezzeh. Ambasadori iranian në Siri, Hossein Akbari, tha se "përgjigja e Teheranit do të jetë e ashpër"

Ushtria izraelite tha se nuk komentonte raportet e mediave të huaja. Ndërkohë ministria siriane e Mbrojtjes tha se avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën nga Golani i  pushtuara rreth orës 17:00 me orën lokale (14:00 GMT).

Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa nga raketat që ata lëshuan, por raketa të tjera depërtuan dhe "shkatërruan të gjithë ndërtesën, duke vrarë dhe plagosur të gjithë brenda", shtoi ministria.

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj që i lejon shtetit izraelite që të pengojë stacionet e huaja televizive të operojnë në territorin e saj nëse besohet se ato mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Ky vendim i parlamentit izraelit është bërë me dije nga “The Times of Israel”, duke kujtuar se ky ligj mund të çojë në mbylljen e "Al Jazeera”, një media nga Katari, në Izrael.

Nëse raportet janë të vërteta është "thellësisht shqetësuese" që Izraeli synon të mbyllë “Al Jazeera”.

Kështu është shprehur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre gjatë një konference për mediat ditën e sotme.

Ndërkohë tre persona u goditën me thikë në qytetin jugor të Izraelit, Gan Yavne.

Ndërsa dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën mbrëmë në Knesset në demonstratën më të madhe antiqeveritare që nga hyrja e vendit në luftë në tetor 2023. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe marrëveshje të menjëhershme për lirimin e pengjeve në duart e Hamasit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Shtëpia e Bardhë: Nisma e Izraelit për të mbyllur ‘Al Jazeera’ është shqetësuese

1712002972_rwgeqrqrgqgr.JPG

Karine Jean-Pierre

Nëse raportet janë të vërteta është "thellësisht shqetësuese" që Izraeli synon të mbyllë “Al Jazeera”.

Kështu është shprehur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre gjatë një konference për mediat ditën e sotme.

Ora 22:14
Teheran: 7 të vdekur nga bombardimi izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri

1711993615_regwe.jpg

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka deklaruar se "Izraeli kreu një krim në Damask, i cili çoi në martirizimin e gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi, gjeneral brigade Mohammad Hadi Haji Rahimi dhe 5 të oficerëve që po i shoqëronin", raporton ‘Al Jazeera’.

Garda Revolucionare shtoi se sulmi izraelit "vjen pas dështimit të tij përballë rezistencës palestineze dhe luftëtarëve të Frontit të Rezistencës Islamike në rajon".

Ora 21:48
Ukraina dhe Gaza në qendër të vizitës së Sekretarit Blinken në Evropë

1710834894_antonyblinken.JPG

Antony Blinken 

Sekretari Blinken do ta nisë turin e tij në Paris ku pritet të takohet me Presidentin Emanuel Macron dhe të bisedojë mbi mbështetjen për Ukrainën, shmangien e përshkallëzimit më gjerë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe rikthimin e qëndrueshmërisë në Haiti.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës që kurse Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj fqinjit të saj dy vjet më pare.

Zoti Blinken pritet të udhëtojë drejt Brukselit për takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të NATO-s, ndërsa Aleanca shënon 75 vjetorin e saj.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, zoti Blinken pritet të takohet me homologun ukrainas Dmytro Kuleba dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Të premten, pritet të zhvillohet një takim tre palësh mes Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Armenisë mbi mbështetjen amerikane dhe europiane ndaj ekonomisë së Armenisë, ndërsa vendi përpiqet të zgjerojë partnerët tregtarë dhe t’i japë zgjidhje nevojave humanitare.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kryeministri armen do të drejtojnë delegacionet e ndërsjella./ VOA

Ora 19:59
Parlamenti izraelit miraton ligjin që mund të mbyllë ‘Al Jazeera’ në territorin e saj

1711994429_trrttjterjtejejeje.JPG

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj që i lejon shtetit izraelite që të pengojë stacionet e huaja televizive të operojnë në territorin e saj nëse besohet se ato mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Ky vendim i parlamentit izraelit është bërë me dije nga “The Times of Israel”, duke kujtuar se ky ligj mund të çojë në mbylljen e |Al Jazeera”, një media nga Katari, në Izrael.

Ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, duke komplimentuar parlamentin për miratimin e këtij ligji shtoi se “nuk do të ketë liri të fjalës për zëdhënësit e Hamasit në Izrael. Al Jazeera do të mbyllet në ditët në vijim."

Ora 19:42
Gaza/ E sulmoi intensivisht për 6 muaj, ushtria izraelite largohet nga spitali Al-Shifa

1711993478_uyrktykuytrkurkr.JPG

Spitali Al-Shifa në Gaza

Një ndër objektet palestineze më të goditura në mënyrë konstante dhe të pamëshirshme nga Izraeli që nga fillimi i luftës në Gaza ka qenë spitali Al-Shifa.

Pas shumë kohësh duket se Izraeli ka arritur qëllimin e tij ushtarak dhe është larguar nga kjo zonë e ky objekt, duke shkaktuar viktima dhe pasoja të rënda.

Për ushtrinë izraelite bastisja e spitalit palestinez ka qenë një ndër operacionet e saj më të suksesshme, pasi në atë objekt e zonën përreth saj ka arritur të eliminojë

shumë luftëtarë të Hamasit dhe militantë të tjerë, përfshirë operativë të lartë, dhe sekuestroi armë e të dhëna të vlefshme për shërbimet e zbulimit.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thanë se disa pacientë vdiqën dhe dhjetëra u rrezikuan gjatë operacionit që solli edhe më shumë shkatërrim në një spital që tashmë kishte pushuar së funksionuari. Ditët e luftimeve të ashpra treguan se Hamasi ende mund të bëjë rezistencë edhe në një nga zonat më të goditura të Gazës.

Mohammed Mahdi, i cili ishte në mesin e qindra palestinezëve që u kthyen në zonë, e përshkroi vendin si skenë të "shkatërrimit të tërësishëm”. Ai tha se disa ndërtesa ishin djegur dhe se kishte numëruar gjashtë trupa në zonë, duke përfshirë dy në oborrin e spitalit.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve për qëllime ushtarake dhe ka bastisur disa objekte mjekësore. Ushtria izraelite tha se nisi operacionin në Shifa pasi Hamasi dhe militantët e tjerë ishin rigrupuar atje.

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza i mohojnë këto akuza. Kritikët akuzojnë ushtrinë për rrezikimin e pamatur të civilëve dhe për shkatërrimin e një sektori shëndetësor tashmë të mbingarkuar me të plagosur nga lufta. Palestinezët thonë se trupat izraelite evakuuan me forcë shtëpitë pranë spitalit Shifa në qendër të qytetit të Gazës dhe detyruan qindra banorë të ikin në jug.

Të paktën 21 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i operacionit, shkroi në rrejtin X Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ora 19:37
Damask, ambasadori iranian pa sulmin nga dritarja: Ranë 6 raketa të lëshuara nga avionët F-35! Pamje nga brenda ambasadës së shkatërruar

Të paktën pesë persona të Gardës Revolucionare iraniane vdiqën nga bombardimet izraelite në Damask, konfirmojnë mediat iraniane. Ndërkohë, ambasadori iranian në Damask, I cili e kishte parë sulmin nga dritarja e rezidencës së tij, tha se konsullata është goditur nga "gjashtë raketa të lëshuara nga avionët F-35"

Ndërkohë në rrjetin social X janë publikuar dhe pamje nga ambientet e brendshme të ambasadës iraniane të shkatërruar. 

Ora 19:10
Izraeli rrafshoi ambasadën iraniane në Siri, reagon Teherani: Përgjigja do të jetë e ashpër

1711991539_wgewqgregrewgr.JPG

Hossein Akbari

Irani ka reaguar ndaj bombardimit dhe shembjes së ambasadës së saj në Damask të Sirisë nga Izraeli.

Ambasadori iranian në Siri, Hossein Akbari, tha se "përgjigja e Teheranit do të jetë e ashpër" ndaj sulmit të Izraelit, ku u vranë tetë persona, duke përfshirë Mohammad Reza Zahed , komandant i lartë i Gardës Revolucionare.

Diplomati shtoi se "pasi të pastrohen rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, do të bëhet i ditur numri i saktë i viktimave", raporton La Reppublica.

Ora 18:20
VIDEO/ Momenti kur raketat rrafshojnë godinën ngjitur me ambasadën iraniane në Damask

 

Një ndërtesë që “i përket Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe kishte flamur është goditur sot në Damask. Kjo është raportuar në X nga rrjeti iranian Snn, (Students News Network). Sipas rrjetit televiziv al Arabya sulmi - që atribuohet Izraelit shkaktoi të paktën gjashtë vdekje. Sulmi vrau një komandant të lartë të Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Reza Zahedi, një eksponent kryesor i Forcave Quds në Siri dhe Liban, ndërsa thuhet se ambasadori iranian nuk u lëndua.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 01/04/2024 22:10

    Do kete qene rakete qorre ashtu sic goditi ambasaden kineze ne 1999 ne serbi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij