GAZA - Gati 50 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 5 mjekë, pasi forcat ajrore izraelite sulmuan një ndërtesë pranë spitalit Kamal Aduan në Gaza. Këtë e ka deklaruar drejtori i spitali për Al Jazeera.
Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga IDF. Në deklaratën e tij, drejtori tha se viktimat përfshinin Dr. Ahmad Samour, një pediatër dhe Israa Abu Zaidah, një teknik laboratori.
Kjo ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshme, ndërsa orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur sërish sulme izraelite në Gaza.
Forcat ajrore izraelite sulmuan një ndërtesë në lagjen Sheikh Raduan, në veri të Gazës, duke mbajtur të bllokuar në rrënoja 53 persona. Mbrojtja civile e Rripit të Gazës, ka nxjerrë 13 persona të pajetë nga rrënojat e shtëpisë së një familjeje që ofronte strehim për personat e zhvendosur.