Lufta në Gaza/ Izraeli vret 3 djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në një sulm ajror! Sulmi izraelit lë 14 viktima në Rripin qendror

Lufta në Gaza/ Izraeli vret 3 djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në një sulm ajror! Sulmi izraelit lë 14 viktima në Rripin qendror

Lufta në Rripin e Gazës

Izraeli i ka dhënë një godtje të fuqishme liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke i vrarë 3 fëmijët, përmes një sulmi ajror, në Rripin e Gazës. 

Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në "frymën e hakmarrjes dhe vrasjes".

Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimin në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës la pas 14 viktima. Kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa 30 të tjerë u plagosën rëndë. Informacioni u konfirmua nga Mbrojtja Civile e Gazës.

Disa video qarkulluan në rrjete sociale ku shikoheshin fëmijë në spital dhe trupat e tyre të pluhurosur dhe të mbuluar me gjak.

Sulmi ndodhi natën e fundit para Fiter Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam që shënoi fundin e Ramazanit.

Ndërkohë presidenti Joe Biden ka bërë thirrje edhe një herë për armëpushim mes palëve duke kritikuar qasjen e Benjamin Netanyahut për luftën.

‘Unë mendoj se ajo që ai po bën është një gabim’, thotë Biden.

‘Ajo që unë kërkoj është që izraelitët të kërkojnë një armëpushim, për të lejuar akses total në ushqim dhe ilaçe për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.’

Izraeli bie dakord për një armëpushim të njëanshëm që zgjat gjashtë deri në tetë javë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Lideri i Hamasit:  Vrasja e fëmijëve të mi nuk do të ndikojë në kërkesat e grupit tonë

1712774646_tkityktyktyku.JPG

 
Ismail Haniyeh

"Vdekja e fëmijëve të mi nuk do të ndikojë në thirrjet e Hamasit për një armëpushim".

Kështu deklaroi kreu i Hamas, Ismail Haniyeh, pas vrasjes së tre fëmijëve dhe tre nipërve të tij në veriun e Rripit të Gazës, nga një sulm izraelit. 

Ora 18:18
Izraeli vret 3 djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në një sulm ajror

Izraeli i ka dhënë një godtje të fuqishme liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke i vrarë 3 fëmijët, përmes një sulmi ajror, në Rripin e Gazës. 

Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në "frymën e hakmarrjes dhe vrasjes".

Haniyeh foli menjëherë pasi djemtë e tij Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes, kur një makinë me të cilën po udhëtonin u vu në shënjestër të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Al-Shati të Gazës.

Mediat e Hamasit thanë se edhe dy nga nipërit e udhëheqësit të grupit u vranë në sulm dhe një i tretë u plagos.

Ismail Haniyeh, i cili tani jeton në mërgim në Katar, është me origjinë nga Shati. Ushtria izraelite nuk ka bërë koment për ngjarjen.

Ora 15:58
Besimtarët palestinezë falen për Fitër Bajramin pranë xhamisë së shkatërruar nga lufta

1712757725_bajrami.JPG

Imazhet e marra me dron tregojnë besimtarët palestinez që festojnë sot festën e Fitër Bajramit në Gaza.

Ata duken duke u falur për fundin e Ramazanit në ambient të hapur pranë xhamisë al Farouk të shkatërruar nga lufta me Izraelin.

1712757754_gaza.JPG

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale