Lufta në Gaza/ Negociatat në Paris mes Izraelit dhe Hamasit, media: Takim i suksesshëm, tani varet nga grupi palestinez! Netanyahu: Kombinimi i presionit ushtarak me negociatat sjell lirimin e pengjeve izraelite

Lufta në Gaza/ Negociatat në Paris mes Izraelit dhe Hamasit, media: Takim i suksesshëm, tani varet nga grupi palestinez! Netanyahu: Kombinimi i presionit ushtarak me negociatat sjell lirimin e pengjeve izraelite

Gaza

Bisedimet "ishin produktive" dhe u arrit "përparim i rëndësishëm", tani i takon Hamasit të vendosë.

Kjo është bërë e ditur nga “Haaretz” në lidhje me negociatat për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, të cilat u zhvilluan në Paris, mes delegacionit izraelit dhe përfaqësuesve amerikanë, përfshirë drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns, si dhe nga Katari e Egjipti.

"Ne po punojmë për një skemë tjetër për lirimin e pengjeve tona, si dhe për të përfunduar eliminimin e batalioneve të Hamasit në Rafah”,- tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke konfirmuar se Izraeli do të diskutojë "hapat e ardhshëm të negociatave".

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi OKB-në dhe vendet perëndimore duke i quajtur si "thjeshtë dëshmitarë të krimeve humanitare" të kryera nga Izraeli në Gaza.

Një panel ekspertësh në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndalimin e furzmit të Izraelit me armë nga shtetet, duke argumentuar se furnizimi me armë përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka dënuar thirrjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për një embargo të armëve ndaj Izraelit.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva vazhdon të akuzojë Izraelin për "gjenocid" kundër palestinezëve në Gaza edhe pas krizës diplomatike mes dy vendeve dhe polemikave të shumta që shkaktuan deklaratat e tij ku krahasoi ofensivën e Izraelit kundër Hamasit me Holokaustin.

"Ajo që po bën shteti i Izraelit nuk është një luftë, është një gjenocid, sepse vret gra dhe fëmijë”,- tha Lula gjatë një ceremonie në Rio de Zhaneiro, pasi u shpall "persona non grata" nga Izraeli për të njëjtat deklarata të bërë më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Gaza/ Netanyahu: Vetëm kombinimi i presionit ushtarak me negociatat sjell lirimin e pengjeve izraelite

1708198772_vfewavbaeba.PNG

Benjamin Netahyahu

"Ne po punojmë për një skemë tjetër për lirimin e pengjeve tona, si dhe për të përfunduar eliminimin e batalioneve të Hamasit në Rafah”,- tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke konfirmuar se Izraeli do të diskutojë "hapat e ardhshëm të negociatave".

Netanyahu shtoi megjithatë se do të mbledhë kabinetin "në fillim të javës për të miratuar planet operacionale të veprimit në Rafah, duke përfshirë evakuimin e popullatës civile nga atje".

"Vetëm një kombinim i presionit ushtarak dhe negociatave të vendosura do të çojë në lirimin e pengjeve tona, eliminimin e Hamasit dhe arritjen e të gjitha objektivave”,- ka theksuar ai.

Ora 20:17
OKB: E pamundur të dërgojmë ndihma në Gaza, palestinezët e uritur na sulmojnë kamionët

1708802417_rfgndhnilu..JPG

Kamionë me ndihma për palestinezët në Gaza

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se ishte detyruar të pezullonte dërgesat e ndihmave në veriun e Rripit të Gazës, pasi nuk është e mundur të kryhen operacione normale humanitare për shkak të situatës së urisë dhe dëshpërimit të popullsisë në zonë e cila çon në sulme dhe trazira.

"Sjellja e dëshpëruar e njerëzve të uritur dhe të rraskapitur po pengon kalimin e sigurt dhe të qetë të kamionëve tanë”,- tha Tamara Alrifai, drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë të UNRWA, raporton Guardian.

Ora 19:04
Izraeli sulme ‘breshëri’ ndaj Hezbollahut, bombardon godinat e grupit libanez në disa zona

1708798045_ushtaretehezbollahut.JPG

Ushtarë të grupimit libanez "Hezbollah"

Forcat izraelite të mbrojtjes thonë se kanë goditur disa objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor, duke përfshirë një ndërtesë ku ishin mbledhur disa ushtarë të këtij grupimi.

Këtë e raporton Times of Israel.

Një dron i ushtrisë izraelite vuri re një grup ushtarësh libanezë këtë mëngjes duke hyrë në një ndërtesë në Blida, e cila u godit më pas nga një avion luftarak.

Avionët luftarakë sulmuan disa ndërtesa të tjera të përdorura nga Hezbollahu në Rab el-Thalathine, Ayta ash-Shab dhe vetë Blida.

Ora 18:49
Ministri i Jashtëm izraelit: OKB-ja bashkëpunon me Hamasin

1707824192_israelkatz.PNG

Israel Katz

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka dënuar thirrjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për një embargo të armëve ndaj Izraelit.

“OKB ka bashkëpunuar me terroristët e Hamasit dhe po përpiqet të dëmtojë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij’,- shkruan Katz, nw rrjetin social “X”.

Ora 18:06
Hamas: Marrëveshja me Izraelin parashikon lirimin e 300 palestinezëve në këmbim të 35-40 pengjeve izraelite dhe armëpushim 6-javor

1708794343_ymntdfmdtfmdt.JPG

Gaza

Një burim nga Hamasi ka treguar se plani i ri parashikon një armëpushim 6-javor mes dy vendeve dhe lirimin e 200-300 të burgosurve palestinezë në këmbim të 35-40 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, transmeton La Reppublica.

Ora 17:07
Erdogan: Perëndimi dhe OKB po sillen vetëm si dëshmitarë, nuk bëjnë asgjë për të shmangur dhunën në Gaza

1708791000_erdogan.JPG

Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi OKB-në dhe vendet perëndimore duke i quajtur si "thjeshtë dëshmitarë të krimeve humanitare" të kryera nga Izraeli në Gaza.

 "As fuqitë perëndimore dhe as Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk kanë bërë një përpjekje të dobishme për të parandaluar dhunën izraelite",- tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Erdogan qortoi dështimin e Këshillit të Sigurimit për të vendosur një armëpushim në Gaza, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolutës arabe.

Ora 16:04
Negociatat në Paris mes Izraelit dhe Hamasit, media: Takim i suksesshëm, tani varet nga grupi palestinez

1708787656_yfkgyuliguligi.JPG

Gaza

Bisedimet "ishin produktive" dhe u arrit "përparim i rëndësishëm", tani i takon Hamasit të vendosë.

Kjo është bërë e ditur nga “Haaretz” në lidhje me negociatat për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, të cilat u zhvilluan në Paris, mes delegacionit izraelit dhe përfaqësuesve amerikanë, përfshirë drejtorin e CIA-s, William Burns, si dhe nga Katari e Egjipti.

Ndër të tjera, “Haaretz” njofton se "një marrëveshje mes dy palëve mund të arrihet para Ramazanit".

"Çdo përparim i mëtejshëm është në duart e Hamasit",- shkruan media izraelite.

Ora 15:53
Gaza/ Ushtria izraelite: Kemi gjetur mortaja dhe municion të larmishëm ushtarak në çanta të UNRWA

1708787048_tyuliguloiu.l.JPG

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka gjetur mortaja si dhe armë e pajisje të tjera ushtarake, në disa çanta që sipas tyre përkisnin UNRWA-s.

Izreali sqaroi se zbulimi ndodhi gjatë një kontrolli nga trupat ushtarake në shtëpinë e një oficeri të lartë të inteligjencës së Hamasit në Khan Younis, gjatë së cilës u zbulua edhe një tunel që më pas u shkatërrua.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni ushtarak bëhet me dije se mbetën të vrarë 8 luftëtarë të Hamasit.

Ora 15:46
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ndalimin e furnizimit të Izraelit me armë

1708786371_yjdtjdtjtdj.JPG

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut 

Një panel ekspertësh në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndalimin e furzmit të Izraelit me armë nga shtetet, duke argumentuar se furnizimi me armë përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Kështu shkruan Ynet Neës, duke saktësuar se anëtarët e Këshillit të OKB-së kanë deklaruar se “ka të dhëna se Izraeli po shkel ligjin humanitar”.

Ora 15:35
Ujdia mes Izraelit dhe Hamasit/ Nisin bisedimet në Paris mes dy palëve dhe shteteve ndërmjetëse

1708785928_rtgbnrfsnrfn.JPG

Gaza

Bisedimet në Paris vazhdojnë gjatë fundjavës në përpjekje për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas njoftimeve të shtypit izraelit dhe arab, dje në kryeqytetin francez kanë nisur bisedimet mes delegacionit izraelit, të kryesuar nga kreu i shërbimit sekret të Mossad, David Barnea, dhe përfaqësuesve të Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara.

Në veçanti, kreu i inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel shkoi në Paris pas konsultimit me kreun e Hamasit, Ismail Haniyeh në Kajr.

Ora 15:32
Gaza/ Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet, mungon uji dhe ushqimi

1708785266_yjndtutuytdfu.JPG

Gaza

Një delegacion izraelit do të jetë në Paris të shtunën në përpjekje për të thyer ngërçin në bisedimet për një armëpushim me Hamasin në Rripin e Gazës, ku autoritetet lokale thonë se më shumë se 100 palestinezë u vranë vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme.

Zyra për Koordinimin e Ndihmës Humanitare (OCHA) ka paralajmëruar "një kërcënim të urisë masive" për shkak të mungesës së furnizimeve të mjaftueshme me ujë dhe ushqim.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë