Lufta në Gaza/ Wall Street Journal: Edhe pse kërkon armëpushim SHBA planifikon të dërgojë armë të reja në Izrael! Hamas: Afro 29 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Lufta në Gaza/ Wall Street Journal: Edhe pse kërkon armëpushim SHBA planifikon të dërgojë armë të reja në Izrael! Hamas: Afro 29 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Administrata amerikane planifikon të dërgojë armë në Izrael në vlerë prej rreth dhjetëra milionë dollarësh, pavarësisht se vetë SHBA-ja vetë kërkon një armëpushim të përkohshëm në Gaza.

Kjo është bërë e ditur nga Wall Street Journal, sipas të cilës furnizimi përfshin rreth një mijë bomba MK.82, sisteme KMU-572 për saktësinë e vetë bombave dhe më shumë. Plani është ende në shqyrtim të brendshëm dhe mund të ndryshojë përpara se të dërgohet në Komisionin e Kongresit për miratim përfundimtar.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28,858 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor.

Ministrat e Jashtëm të G7 kërkuan marrjen e masave urgjente për krizën katastrofike humanitare në Gaza dhe në veçanti për gjendjen e rëndë të 1.5 milionë civilëve të strehuar në Rafah.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Netanyahu përdor luftën në Gaza për të qëndruar sa më gjatë në pushtet: Gjëja e fundit që na duhen tani janë zgjedhjet

1706699719_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Zgjedhjet në Izrael do të mbahen “pas pak vitesh”.

Kështu deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në konferencën e sotme për media.

"Gjëja e fundit që na duhen tani janë zgjedhjet," thotë ai, duke argumentuar se votimi për një Knesset të ri do të përçante izraelitët dhe për këtë arsye do të ishte një ndihmë për Hamasin.

"Unë sugjeroj të gjithë të presin me durim",- theksoi ai.

Ora 20:38
Gaza/ Netanyahu: Sulm mbi Rafah vetëm pas zhvendosjes së civilëve

1708198772_vfewavbaeba.PNG

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur në një konferencë për shtyp, tha se "Izraeli do të luftojë deri në fitoren e plotë. Këtu përfshihet edhe aksioni në Rafah. Sigurisht, pasi civilët në atw zonë të evakuohen në zona të sigurta".

Ora 17:10
Vendet e G7: Nëse Izraeli sulmon Rafahun do të ketë pasoja të parikuperueshme për 1.5 milionë palestinezët e zhvendosur atje

1708186376_afbsaetbsaetb.PNG

Rafah

Ministrat e Jashtëm të G7 kërkuan marrjen e masave urgjente për krizën katastrofike humanitare në Gaza dhe në veçanti për gjendjen e rëndë të 1.5 milionë civilëve të strehuar në Rafah.

Ata shprehën shqetësim të thellë për pasojat e parikuperueshme që mund t’i ndodhin popullsisë civile të zhvendosur në Rafah, nëse Izraeli vendos të kryejë një ndërhyrje ushtarake atje.

 Këto detaje janë theksuar dhe nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në përfundim të takimit të G7 për Punët e Jashtme në Monako.

Ora 16:32
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Afro 29 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

1708184037_sdgbshnzrjnr.PNG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28,858 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë