Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, foli përpara medieve ku sqaroi edhe mungesën e ftesës për Jasir Asanin, sulmuesin anësor të Esteghlal në Iran.
"Asani nuk është ftuar sepse ka shumë kohë që nuk luan. Me të nuk kam folur direkt, kam folur me bashkëpunëtorët dhe pa minuta do të ishte e vështirë. Do të provoj që të ketë hapësirë për të gjithë, do të shoh pas stërvitjes", tha Maran.
Asani nuk luan prej muajsh me ekipin e tij iranian të Esteghlal, kjo për shkak të luftës në këtë vend. Ai po vijon përgatitjet individuale në Shqipëri dhe është shprehur se ka interes nga Getafe në La Ligan e Spanjës. 31-vjeçari debutoi me Shqipërinë në vitin 2023, pikërisht si afrim i ish-trajnerit Sylvinho.
Lajmi kryesor:
'E vështirë të dilja jashtë listës së pritjes, sytë edhe nga U-21', Rolando Maran: Balliu po mendon tërheqjen nga Kombëtarja, jemi të uritur për rezultate të mira










