Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se situata e luftës në Lindjen e Mesme është favor i qsrtë për Rusinë pasi lehtëson shitjen e naftës që ajo prodhon.

“Është në interesin e Rusisë që konflikti të vazhdojë sepse duke krijuar një situatë të shtrënguar të tregtisë botërore së naftës, do të ketë lirime për sa i përket tregtimit të naftës ruse. Në kushte emergjente, vendet bëjnë zgjidhje emergjente. Irani e ka ndihmuar Rusinë me dronët Shahid në luftën në Ukrainë. Së fundmi, për të lehtësuar barrën e tregut dhe rritjen e çmimeve, presidenti i SHBA-ve ka marrë një vendim të veçantë që kanë lidhje me Rusinë, interesat e Rusisë janë absolutisht të qarta”, tha ministri.

Në përgjigje të pyetjeve të Edmond Haxhinastos lidhur me kohëzgjatjen e luftës dhe mundësinë e paqes, ai tha se afati është në dorë të amerikanëve, ndërsa zgjidhja më e mirë është Irani demokratik.

“Kohëzgjatja, do të flisni me amerikanët. Në lidhje me mundësinë e paqes, për mua, për Shqipërinë, zgjidhja më e mirë është një Iran demokratik. Që nuk është kërcënim për rajonin, fqinjët, Lindjen e Mesme dhe sigurinë ndërkombëtare për të dalë njëherë e mirë nga qerthulli i rrezikut”, u shpreh Hoxha.


Lajmi kryesor:

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hoxha: 2962 shqiptarë rezidentë, 138 duan të largohen! S’kemi mbyllur asnjë ambasadë me vendet e prekura