Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është në të njëjtën linjë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian.

“Jemi në të njëjtën linjë për sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran. Dhe do të flasim për të nesërmen, çfarë do të ndodhë atëherë”, tha Merz, i ulur pranë Trump në Zyrën Ovale përpara një takimi midis dy udhëheqësve.

“Ne të gjithë shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Merz. “Pra, shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur, me të vërtetë, një qeveri të re në vend, e cila po kthehet në paqe dhe liri.”

Në Zyrën Ovale të martën, Merz tha gjithashtu se do të flasë me Trumpin rreth një marrëveshjeje tregtare SHBA-Gjermani, të cilën, shtoi ai, "do të donte ta miratonte sa më shpejt të ishte e mundur". Kancelari gjerman vuri në dukje se lufta në Ukrainë është gjithashtu në axhendën e tyre.


Lajmi kryesor:

Do zgjidhej pasuesi i Khameneit, SHBA dhe Izraeli bombardojnë mbledhjen e Asamblesë në Iran! Trump: Kemi shkatërruar kapacitetet ushtarake të Teheranit