Ushtria izraelite ka kryer një sulm në periferinë jugore të Bejrutit, zonë e konsideruar bastion i Hezbollah, pasi më herët kishte lëshuar një urdhër evakuimi për banorët. Nga ana tjetër televizioni shtetëror iranian ka raportuar se dronë të Republikës Islamike kanë goditur aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se "duhet të përfshihet personalisht" në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit. Në një intervistë telefonike me Axios, Trump tha se "ata po humbasin kohën e tyre. Unë duhet të përfshihem në emërim, si me Delcy (Rodriguez) në Venezuelë".

Më tej ai nënvizoi se "djali i Khamenei-t është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran", tha Trump në intervistën e cituar nga Axios.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, Irani «është i gatshëm të përballet me një pushtim tokësor nga Shtetet e Bashkuara», sepse «jemi të sigurt se mund t’i zmbrapsim dhe për ta do të ishte një katastrofë e madhe».

Një sulm me dron ka goditur zonën e Aeroportit ndërkombëtar të Nakhchivanski një enklavë e Azerbajxhanit, në kufi me Iranin dhe Turqinë. Droni me origjinë nga territori iranian u rrëzua në një ndërtesë aeroporti dhe shpërtheu pranë shkollës së mesme në fshatin Shakakabad, në rajonin Babek.

Agjencia e lajmeve qeveritare azerbajxhanase APA raportoi, duke shtuar se dronë të tjerë u rrëzuan "në vende të tjera" në vend, pa dhënë detaje. Këto sulme nuk do të mbeten pa përgjigje", tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë.

Ajo shtoi se po hetonte llojet e dronëve të përdorur dhe po përgatit masat e nevojshme të reagimit. Irani ndërkohë ka mohuar autorësinë e këtyre sulmeve, ndërsa Azerbajxhani ka raportuar për sulme në aeroport si dhe në zona të tjera civile. Garda Revolucionare e Iranit tha se shkatërroi një cisternë nafte amerikane në brigjet e Kuvajtit. 

Pas mesditës së kësaj të enjteje, Irani lëshoi një valë të re raketash drejt Tel Avivit pas sulmit që kreu ndaj këtij qyteti gjatë orëve të para të mëngjesit. Gjithashtu ushtria iraniane lëshoi sulme drejt Katarit dhe abudhabit. Në këtë të fundit u raportuan 6 të plagosur në mbetjet që shkaktoi shpërthimi I një droni.

Ofensiva amerikane dhe ajo e izraelit vijoi me Teheranin ku paraditen e kësaj të enjten shpërthime të fuqishme u panë në një zonë të qytetit. Edhe në qytetin Sanandaj, shpërthimet vijuan edhe gjatë paradites pas natës së të mërkurës.

Franca Italia dhe Greqia ndërkohë, rakorduan këtë të enjte një ndihmë të përbashkët militare. Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për situatën e sigurisë dhe hapat që do të ndërmerren në rajon. Sipas burimeve pranë Macron, tre liderët ranë dakord të koordinojnë vendosjen e burimeve ushtarake në Qipro dhe në Mesdheun lindor. Franca më herët lejoi avionët amerikanë që të përdorin bazat e saj në lindjen e mesme. 

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:27
Edhe Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA rrëzon rezolutën kundër luftës me Iranin

1772550443_luftaniran.jpg

Pas Senatit të SHBA, edhe Dhoma e Përfaqësuesve amerikane ka rrëzuar rezolutën dypartiake për kompetencat e luftës, e paraqitur për të ndalur sulmin ndaj Iranit. Rezoluta u hodh poshtë me 219 vota kundër dhe 212 pro.

Votimi u zhvillua kryesisht sipas ndarjes partiake, por tregoi edhe disa përçarje brenda partive. Katër deputetë demokratë votuan bashkë me republikanët kundër rezolutës, ndërsa dy republikanë votuan në favor të ndalimit të luftës.

«Kushtetuta është e qartë dhe ia jep Kongresit të Shteteve të Bashkuara kompetencën për të marrë vendimin për nisjen e luftës», deklaroi deputeti republikan i moderuar Thomas Massie, i cili ishte edhe nismëtari kryesor i kësaj rezolute.

Ora 22:15
Hormuzi, Kina negocion me Iranin për kalimin e naftës dhe gazit

Kina është në bisedime me Iranin për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm nga Katari përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Teheranit po intensifikohet. Lajmi është bërë i ditur nga burime diplomatike për agjencinë Reuters.

Konflikti, që ka hyrë në ditën e gjashtë, ka bllokuar pothuajse këtë korridor detar strategjik, duke rrezikuar rreth një të pestën e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Kina, e cila mban marrëdhënie të mira me Iranin dhe varet shumë nga energjia e Lindjes së Mesme, është e pakënaqur me paralizimin e trafikut në ngushticë dhe po ushtron presion ndaj Teheranit që të garantojë kalimin e anijeve.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë siguron rreth 45% të naftës së saj pikërisht përmes Ngushticës së Hormuzit. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, një tanker i quajtur Iron Maiden arriti të kalojë gjatë natës pasi ndryshoi sinjalin e identifikimit në “pronësi kineze”, por për të qetësuar tregjet globale nevojiten shumë kalime të tjera të sigurta.

Ora 22:11
Media: Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit

1772702079_bejrut.jpg

Ushtria izraelite ka kryer mbrëmjen e sotme një sulm në periferinë jugore të Bejrutit, zonë e konsideruar bastion i Hezbollah, pasi më herët kishte lëshuar një urdhër evakuimi për banorët.

Sipas gazetës libaneze L'Orient-Le Jour, shpërthimi është dëgjuar në kryeqytetin libanez dhe në zonat përreth.

Ora 22:07
Tajani: Mbyllet përkohësisht ambasada italiane në Teheran, personeli transferohet në Baku

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, njoftoi se për arsye sigurie Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran, ndërsa personeli diplomatik do të transferohet në Baku, në Azerbajxhan.

Sipas Tajanit, një mision i fundit bëri të mundur që rreth 50 shtetas italianë, mes tyre diplomatë dhe qytetarë që dëshironin të largoheshin nga Irani, të kalonin kufirin drejt Azerbajxhanit.

Ai theksoi se edhe vende të tjera kanë mbyllur ambasadat e tyre në Teheran, ndërsa prezenca italiane në Iran ishte reduktuar prej kohësh. Tajani sqaroi gjithashtu se Italia nuk ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, por përkohësisht funksionet e ambasadës në Teheran do të transferohen pranë ambasadës italiane në Baku.

Ora 22:01
Ministri i jashtëm iranian: SHBA-të dështuan në objektivin e tyre, ne po rezistojmë! Nuk kërkojmë armëpushim apo negociata

1772744837_abbasaraghchi.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë dështuar të arrijnë objektivin e tyre kryesor në luftën kundër Iranit, që sipas tij ishte një fitore e shpejtë.

Në një intervistë për NBC News, Araghchi tha se pas gjashtë ditësh konflikti është e qartë se ky plan nuk ka funksionuar. “SHBA kanë dështuar dhe tani po përpiqen të justifikojnë pse na sulmuan, duke paraqitur arsye të ndryshme. Tani po flasin për një plan B, por besoj se edhe ai do të jetë një dështim edhe më i madh”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Irani mund ta fitojë luftën, Araghchi tha se nuk ka fitues në këtë konflikt, por sipas tij fitorja e Iranit është fakti që po arrin të rezistojë ndaj objektivave që ai i quajti të paligjshme.

Kryediplomati iranian theksoi gjithashtu se Teherani nuk ka kërkuar armëpushim dhe as negociata me SHBA-në. Sipas tij, Irani nuk sheh arsye për negociata pasi, siç tha, dy herë gjatë bisedimeve me amerikanët vendi i tij është sulmuar.

Araghchi shtoi se gjatë ditëve të fundit të luftës nuk ka pasur asnjë kontakt me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Kontakti i fundit, sipas tij, ishte javën e kaluar në Gjenevë, ku palët negociuan për rreth shtatë orë dhe kishin bërë përparime në diskutimet për programin bërthamor iranian.

Ora 21:56
Ministri i Jashtëm iranian i përgjigjet Trump: Askush nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit

1772744277_abbasaraghchi.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i është përgjigjur deklaratave të Donald Trump duke theksuar se zgjedhja e Udhëheqësit të ri Suprem është një çështje e brendshme e Iranit.

“Vendimi për atë se kush do të jetë Udhëheqësi i ri Suprem është një çështje që i përket ekskluzivisht popullit iranian dhe askush nuk mund të ndërhyjë”, deklaroi Araghchi në një intervistë për NBC Neës.

Deklarata e tij vjen pasi Trump kishte thënë se duhet të përfshihet personalisht në zgjedhjen e pasuesit të Udhëheqësit Suprem aktual, Ali Khamenei.

Araghchi shtoi se aktualisht qarkullojnë shumë spekulime për pasardhësin, por në realitet askush nuk e di saktësisht se kush mund të zgjidhet nga Asambleja.

Ai komentoi gjithashtu zërat që përmendin si kandidat të mundshëm djalin e Khameneit, Mojtaba Khamenei, duke theksuar se deri tani bëhet fjalë vetëm për spekulime.

Ora 20:36
Televizioni iranian: Është goditur me dronë aeroplanmbajtësja amerikane 'Lincoln'

1772739829_CVN72USSAbrahamLincoln012.jpg

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se dronë të Republikës Islamike kanë goditur aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln.

Ora 20:32
Ministri izraelit: Vendimi për vrasjen e Ali Khamenei u mor nga kryeministri Netanyahu që në nëntor 2025

1772739357_551528.webp

«Vendimi për eliminimin e Khameneit është marrë që në muajin nëntor 2025», deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në një intervistë për Channel 12.

«Netanyahu e përcaktoi këtë si objektiv gjatë një mbledhjeje sekrete në nëntor dhe operacioni ishte planifikuar të realizohej në muajt maj-qershor të këtij viti. Kontakti dhe diskutimet me Shtetet e Bashkuara erdhën më vonë, pas shpërthimit të protestave në Iran», shtoi ai.

Ora 18:59
Ministri i Jashtëm i Iranit: Jemi gati të përballemi me një pushtim amerikan, do të ishte një katastrofë për ta

1772733763_iraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.jpg

Irani «është i gatshëm të përballet me një pushtim tokësor nga Shtetet e Bashkuara», sepse «jemi të sigurt se mund t’i zmbrapsim dhe për ta do të ishte një katastrofë e madhe».

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duke komentuar mundësinë që SHBA të dërgojë trupa ushtarake në territorin iranian gjatë një interviste për NBC News. Ai shtoi: «Ne po i presim».

Ora 18:02
Trump: Duhet të përfshihem në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, si në Venezuelë

1771760584_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump tha se "duhet të përfshihet personalisht" në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit. Në një intervistë telefonike me Axios, Trump tha se "ata po humbasin kohën e tyre. Unë duhet të përfshihem në emërim, si me Delcy (Rodriguez) në Venezuelë".

Më tej ai nënvizoi se "djali i Khamenei-t është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran", tha Trump në intervistën e cituar nga Axios.

ojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem iranian Ali Khamenei, i mbijetoi sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, në të cilat u vra babai i tij, thanë dje burime iraniane për Reuters.

Ora 16:53
Shtëpia e Bardhë ndan videon: Sulmet amerikane me raketa ndaj Iranit ndërthuren me klipin e lojës 'Call of Duty'

1772726115_dtyuooopp.jpg

Shtëpia e Bardhë ka postuar në rrjetin social ‘X’ një klip në të cilin ndërthuren pamje nga sulmet raketore amerikane në Iran me video nga loja ‘Call of Duty’.

Montazhi një minutësh, i titulluar "Mirësjellje e të Kuqes, të Bardhës dhe të Kaltrës", ka marrë më shumë se 30 milionë shikime në platformën ‘X’ të Elon Musk.

Një pjesë e komentuesve shprehën habinë e tyre me këtë video dhe një pjesë tjetër shprehën neveri për videon e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

Shumë shprehën tronditje kur panë një sekuencë "Call of Duty" të ripërdorur nga administrata Trump.

"Ata mendojnë se lufta është një videolojë", shkroi Paul Rieckhoff, themelues i Veteranëve të Pavarur të Amerikës dhe një kritik i vendosur i Trump, i cili e quajti videon "të papërshtatshme, fëminore dhe të papranueshme".

"Të përjashtuar nga kjo 'videolojë' janë nxënëset iraniane që bëhen copë-copë dhe ushtarët amerikanë që vriten", shkroi profesori i Harvardit Ëilliam Brooks.

Drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, iu përgjigj postimit të një gazetari në lidhje me videon dhe shkroi: "Ë është në bisedë, djema!" "Ë" është shkurtim për fitore; fraza përdoret zakonisht nga transmetuesit e drejtpërdrejtë për të festuar një fitore në një videolojë.

 

Ora 16:39
Media: Trump ofron mbështetje ajrore për kurdët në Iran

1772520152_donaldtrump.jpg

Donald Trump ka ofruar "mbulim të gjerë ajror" dhe ndihma të tjera për kurdët iranianë që kundërshtojnë regjimin, me qëllim që ata të marrin nën kontroll disa zona të Iranit perëndimor. Këtë e raportojnë burime të informuara për The Washington Post.

Sipas këtyre burimeve, "kërkesa e SHBA-së ndaj kurdëve të Irakut është që të mos pengojnë", por përkundrazi "të lejojnë dhe të ndihmojnë" grupet e kurdëve iranianë që po mobilizohen në territorin irakian.

Një zyrtar i lartë i Patriotic Union of Kurdistan — një nga dy forcat kryesore politike që qeverisin rajonin gjysmë-autonom kurd në Irak — ka deklaruar se kurdët irakianë duhet "t’u hapin rrugën këtyre grupeve dhe t’u ofrojnë mbështetje logjistike*".

Ora 15:50
Washington Post: Trump u ka ofruar kurdëve mbështetje për të nisur një kryengritje kundër regjimit në Iran

1772468599_donaldtrump.jpeg

Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar udhëheqësve kurdë në Irak dhe grupeve kurde në Iran të mbështesin një kryengritje kundër qeverisë së Teheranit.

Lajmi u bë i ditur nga Washington Post duke cituar zyrtarë kurdë dhe amerikanë të njohur me çështjen. Sipas medias, Trump e diskutoi çështjen në një seri telefonatash këtë javë me udhëheqësit kurdë nga rajoni autonom i Kurdistanit irakian dhe përfaqësuesit e opozitës kurde iraniane.

Gjatë një bisede të dielën, më 1 mars, me udhëheqësin e Unionit Patriotik të Kurdistanit (PUK), Bafel Talabani, presidenti amerikan thuhet se ofroi mbështetjeje për grupet kurde antiqeveritare për t'i mundësuar atyre të marrin kontrollin e pjesëve të Iranit perëndimor.

"Trump ishte i qartë në telefonatën e tij: ai tha se kurdët duhet të zgjedhin anë në këtë betejë, ose me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin ose me Iranin", tha një zyrtar i lartë i PUK-ut.

Sipas të njëjtit burim, Uashingtoni u kërkoi autoriteteve kurde irakiane të mos pengonin mobilizimin e grupeve kurde iraniane të pranishme në Irak dhe të ofronin mbështetje logjistike. Një burim nga Partia Demokratike e Kurdistanit (KDP), forca tjetër kryesore politike në rajonin autonom të udhëhequr nga Masoud Barzani, konfirmoi këtë gjë, por theksoi se çdo operacion i mundshëm do të varet kryesisht nga niveli i mbështetjes së brendshme për Iranin.

Sipas Washington Post, Trump foli gjithashtu të martën, më 3 mars, me Mustafa Hijri, udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian (KDP), grupi më i vjetër opozitar kurd në Iran. PDKI është pjesë e një koalicioni prej gjashtë partish antiqeveritare kurde që javën e kaluar njoftuan krijimin e një fronti të përbashkët, Koalicioni i Forcave Politike të Kurdistanit Iranian.

Ora 15:36
Britania e Madhe do të dërgojë avionë luftarakë në Katar dhe helikopterë në Qipro, Starmer: Nuk do të marrim pjesë në sulme

1772290804_keirstarmer.png

Kryeministri britanik Keir Starmer e bëri të qartë sot se mos marrja pjesë në sulmet ndaj Iranit ishte në interesin kombëtar.

"Qëllimi im është të siguroj një lidership të qetë dhe të ekuilibruar në interesin kombëtar", tha Starmer, në një konferencë për shtyp, duke shtuar se kjo do të thotë "të kemi forcën për të qëndruar të vendosur në vlerat dhe parimet tona, pavarësisht presionit për të vepruar ndryshe".

Starmer njoftoi një prani të përforcuar ushtarake në Gjirin Persik në përgjigje të sulmeve iraniane.

"Do të dërgojmë katër avionë të tjerë Typhoon për t'u bashkuar me skuadriljen tonë në Katar për të forcuar operacionet tona mbrojtëse në Katar dhe në të gjithë rajonin. Nesër, helikopterët Wildcat me aftësi anti-dronë do të mbërrijnë në Qipro. Sekretari i Mbrojtjes është aktualisht në Qipro për të koordinuar punën tonë dhe për t'u takuar me ushtarakët tanë të guximshëm. Ne po dislokojmë luftanijen HMS Dragon në Mesdhe dhe i kemi lejuar Shteteve të Bashkuara të përdorin bazat britanike për të kryeroperacione mbrojtëse për të neutralizuar raketat iraniane para se ato të lëshohen kundër popullit tonë dhe aleatëve tanë. Ne do ta mbajmë këtë mburojë mbi popullin britanik në rajon dhe aleatët tanë", shtoi ai.

Ora 15:20
Pse Irani ka shënjestruar me dronë Azerbajxhanin?

Ndryshe nga shtetet e Gjirit dhe Rajoni i Kurdistanit të Irakut, Azerbajxhani nuk dihet të ketë ndonjë bazë amerikane, duke ngritur pyetjen se pse u sulmua.

Irani nuk ka dhënë një arsye për sulmin me dronë në një aeroport në rajonin autonom të Nakhçivanit, por një përgjigje mund të qëndrojë në faktin se Azerbajxhani, në kufirin veriperëndimor të Iranit, është një partner i ngushtë strategjik i Izraelit dhe SHBA-së.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit - një vend laik, por me shumicë myslimane shiite - dhe Izraelit janë thelluar që nga vitet 2000: Azerbajxhani është një blerës i madh i armëve izraelite. Izraeli importon sasi të konsiderueshme të naftës dhe të dy vendet besohet se bashkëpunojnë ngushtë në inteligjencë, veçanërisht në lidhje me mbikëqyrjen e Iranit.

Irani e ka akuzuar prej kohësh Azerbajxhanin se lejon Mossadin, agjencinë e inteligjencës izraelite, të veprojë në territorin e tij, duke përfshirë ndihmën ndaj agjentëve të Mossadit për të vrarë shkencëtarë bërthamorë iranianë - një akuzë që Azerbajxhani e ka mohuar gjithmonë.

Ora 14:57
Princi i kurorës në mërgim i Iranit: Kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem është i paligjshëm

1772271180_rezapahlavi.webp

Foto: Reza Pahlavi

Princi i kurorës në mërgim i Iranit, Reza Pahlavi ka deklaruar se kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem në Iran do të konsiderohet i paligjshëm.

"Kushdo që emërohet, qoftë Mojtaba apo Hassan, do të jetë i paligjshëm dhe do të jetë bashkëpunëtor i të kaluarës së përgjakshme të këtij regjimi dhe udhëheqësve të tij kriminelë, Khomeini dhe Khamenei", shkroi në X.

Ai nënvizon gjithashtu se regjimi i Republikës Islamike që po shembet nuk ka legjitimitet.

“E vetmja alternativë legjitime ndaj këtij regjimi është Sistemi Tranzicional, korniza e të cilit ju është komunikuar përmes Manualit të Fazës së Emergjencës të Projektit të Prosperitetit të Iranit, përbërësit e të cilit do të futen gradualisht", shtoi ai.

Ora 14:33
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, mbi 1000 anije mbeten në vend! Vlera e tyre arrin më shumë se 25 miliardë dollarë

1772717798_1772486388ngushticaehormuzit.jpg

Tregtia përmes Gjirit Persik është ndërprerë ndjeshëm nga lufta në Iran, pasi anijet nuk janë në gjendje të kalojnë prej bllokmit të Ngushticës së Hormuzit.

Rreth 1000 anije, gjysma e të cilave janë cisterna nafte dhe gazi, ndodhen aktualisht në gji dhe në ujërat përreth tij, me një vlerë prej më shumë se 25 miliardë dollarësh, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës tregtare Lloyd's Market Association, Sheila Cameron.

Rreth 40 kalime të anijeve janë bërë përmes Ngushticës së Hormuzit që prej së dielës.

Kjo është një rënie e madhe krahasuar me 116 anije që u raportua se kaluan përmes ngushticës të shtunën, kur u ndërmorën sulmet fillestare amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Ora 14:32
Kërcënimet nga Irani/ Mblidhet sot Këshilli i Atlantikut të Veriut! Si do të reagojë NATO për të mbrojtur aleatët

Këshilli i Atlantikut të Veriut do të mblidhet sot në NATO, ku do të raportojë mbi aftësitë e Aleancës për mbrojtje nga raketat pas incidentit të djeshëm në Turqi. Fokusi do të jetë se si NATO mund t'i adresohet kërcënimit që paraqet Irani dhe aleatët e tij, për shembull në Liban.

Ora 14:19
Izraeli përgatitet për sulme, lëshon paralajmërimin urgjent për evakuim të banorëve nga Bejruti: Shpëtoni jetët tuaja

IDF lëshon një "paralajmërim urgjent" për banorët e periferive jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut i njohur si Dahiyeh, përpara sulmeve të planifikuara kundër grupit terrorist. Urdhri mbulon katër lagje kryesore në periferitë jugore të qytetit.

“Banorët e lagjeve Bourj el-Barajneh dhe Hadath lëvizin në lindje drejt Malit Liban në rrugën Bejrut-Damasku. Banorët e lagjeve Haret Hreik dhe Shiyyah lëvizin në veri drejt Tripolit në rrugën Bejrut-Tripoli, dhe gjithashtu në lindje drejt Malit Liban nëpërmjet Autostradës Metn”, thotë zëdhënësi i ushtrisë, Kolonel Avichay Adraee.

“Shpëtoni jetën tuaj dhe evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja”, thotë ai.

“Është e ndaluar të lëvizësh drejt jugut. Çdo lëvizje drejt jugut mund të rrezikojë jetën tënde. Do t'ju njoftojmë kur të jetë e sigurt të ktheheni në shtëpitë tuaja”, shton Adraee.

Ora 14:07
Azerbajxhani kërcënon Iranin me kundërpërgjigje, Teherani mohon sulmet

1772716440_sulmineazerbajxhan.jpg

Azerbajxhani paralajmëroi se do të kundërpërgjigjej pas sulmeve të Iranit sot ku u raportuan të paktën 4 persona të plagosur.

"Këto sulme nuk do të mbeten pa përgjigje", tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë.

Ai shtoi se po hetonte llojet e dronëve të përdorur në sulm dhe "po përgatiste masat e nevojshme të reagimit për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe për të siguruar sigurinë e civilëve dhe infrastrukturës civile".

Ndërkohë Irani ka mohuar autorësinë e këtyre sulmeve, ndërsa Azerbajxhani ka raportuar për sulme në aeroport si dhe në zona të tjera civile.

Ora 13:57
Emiratet e Bashkuara Arabe shënjestër e Iranit, Mbrojtja ajrore: Vetëm sot kemi rrëzuar 6 raketa dhe 125 dronë

Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe zbuloi sot shtatë raketa balistike, duke kapur dhe shkatërruar gjashtë, ndërsa njëra ra në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata gjithashtu zbuluan 131 dronë, duke kapur 125, ndërsa gjashtë ranë në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në total, shton ministria, "që nga fillimi i agresionit të hapur iranian, janë zbuluar 196 raketa balistike, nga të cilat 181 u shkatërruan, 13 ranë në det dhe dy ranë në territorin kombëtar. Për më tepër, u zbuluan 1,072 dronë iranianë, 1,001 prej të cilëve u kapën, ndërsa 71 ranë në territorin kombëtar. Tetë raketa lundrimi u zbuluan dhe u shkatërruan gjithashtu." Numri i të vdekurve mbetet tre dhe 94 të plagosur, përfundon Ministria e Mbrojtjes.

Ora 13:14
Dita 6 e luftës/ Meloni, Macron dhe Mitsotakis koordinojnë dërgimin e ndihmës ushtarake drejt Qipros

Emmanuel Macron dhe Georgia Meloni

Italia, Franca dhe Greqia po koordinojnë dërgimin e ndihmës ushtarake drejt Qipros dhe Mesdheut lindor mes tensioneve në rajon.

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për situatën e sigurisë dhe hapat që do të ndërmerren në rajon.

Sipas burimeve pranë Macron, tre liderët ranë dakord të koordinojnë vendosjen e burimeve ushtarake në Qipro dhe në Mesdheun lindor.

Në të njëjtën kohë, ata do të bashkëpunojnë edhe për të garantuar lirinë e lundrimit në Detin e Kuq, një rrugë kyçe për transportin dhe tregtinë ndërkombëtare.

Ora 13:06
‘S’mund të lëvizim nëse qielli s’është i pastër’, kurdët në Irak mohojnë hyrjen në Iran: Arma jonë më e avancuar është kallashnikovi

Partitë opozitare kurd-iraniane në veri të Irakut kanë mohuar kategorikisht lajmet se disa preja forcave të tyre kanë kaluar kufirin drejt Iranit.

“Kjo nuk është e vërtetë. Mos e besoni,” tha Hanna Hussein Yazdan Pana, nga Partia e Lirisë së Kurdistanit (PAK). “Asnjë peshmerga (luftëtar) i vetëm nuk ka lëvizur. Askush nuk lëviz vetëm.”

Ajo thotë se gjashtë grupe opozitare, të cilat së fundmi kanë formuar një koalicion. po koordinojnë planet e tyre, por kanë nevojë që amerikanët të hapin rrugën për një lëvizje të tillë. Më tej qartëson se këtë javë nuk do të ndodhë asgjë.

“Nuk bëhet fjalë për orë apo ditë,” thotë ajo. “Ne nuk mund të lëvizim nëse qielli mbi ne nuk pastrohet. Duhet të shohim depot e armëve të regjimit duke u shkatërruar. Përndryshe do të ishte vetëvrasje.”

Ajo bën thirrje për një zonë ku ndalohet fluturimi për të siguruar mbrojtje për forcat kurde. “Regjimi është shumë brutal,” thotë ajo, “dhe arma më e avancuar që kemi është një kallashnikov.”

Ka pasur gjithnjë e më shumë spekulime se presidenti Trump dëshiron që forcat kurde t’i bashkohen luftës përmes ndërhyrjes nga toka, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka mohuar armatosjen e tyre.

Ora 12:28
Franca lejon SHBA të përdorë bazat e saj ushtarake

1772711203_amerikanf16.JPG

Ushtria franceze njoftoi të enjten, më 5 mars, se vendi ka lejuar avionët amerikanë të përdorin disa nga bazat e saj në Lindjen e Mesme, pasi sulmet SHBA-Izrael kundër Iranit shkaktuan përshkallëzim të konfliktit në rajon. “Këta avionë kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve tanë në Gjirin Persik”, tha të enjten një zëdhënëse e ushtrisë franceze.

Franca ka një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe avionë të stacionuar në Jordani, si dhe një bazë ajrore pak jashtë rajonit, në Xhibuti.  “Si pjesë e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, prania e avionëve të tyre është autorizuar përkohësisht në bazat tona në rajon”, tha një zëdhënëse e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). “Këta avionë kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve tanë në Gjirin Persik.”

 

Ora 12:13
Abu Dhabi, gjashtë të plagosur nga copëzat e një droni

1772710035_abudhabi.JPG

Copëzat e një droni të rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë plagosur gjashtë persona në kryeqytet, Abu Dhabi. Zyra e shtypit e Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi se "autoritetet ndërhynë në incidentin me copëza që ranë në dy zona të hapësirës industriale Icad 2, pas rrëzimit me sukses të një droni nga mbrojtja ajrore. Incidenti rezultoi në lëndime të lehta të gjashtë shtetasve pakistanezë dhe nepalezë", shpjegoi zyra e shtypit e Abu Dhabit në një deklaratë.

Ora 12:02
Dita 6/ BE bën thirrje për 'hapësirë për diplomaci' në Iran, Kallas: Luftërat mbarojnë me negociata

1772708664_KajaKallasEstland.jpg

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas

Ka ende hapësirë për diplomaci në konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha se vetëm negociatat mund ta nxjerrin rajonin nga spirali i përshkallëzimit.

“Duhet të ketë hapësirë për diplomaci për të dalë nga cikli i përshkallëzimit. Luftërat përfundojnë me diplomaci. Vizioni ynë i përbashkët është stabiliteti në rajon, që konflikti të mos vazhdojë dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare”, tha Kallas para një videokonference me partnerët e Gjirit.

Sipas saj, situata është shqetësuese sepse konflikti rrezikon të zgjerohet edhe më tej në rajon.

“Irani po eksporton luftën, po përpiqet ta shtrijë atë në sa më shumë vende për të mbjellë kaos”, shtoi ajo.

Gjatë videokonferencës me vendet e Gjirit pritet të diskutohet edhe për mbështetjen që Bashkimi Europian mund t’i japë rajonit, ndërsa palët po negociojnë edhe një deklaratë të përbashkët.

Ora 11:55
NATO më vigjilente pas sulmeve në Iran, Rutte: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

1772708238_6e5ba25737e211fb4995abee072ac93d.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

NATO është vënë në gatishmëri më të lartë pas sulmeve dhe përshkallëzimit të luftës në Iran. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha se situata po ndiqet me shumë vëmendje dhe se mbrojtja e territorit të vendeve anëtare mbetet prioritet absolut.

“NATO është më vigjilente pas sulmit në Iran. Ne duhet të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, tha Rutte gjatë një interviste.

Ora 10:44
Goditet Katari: Jemi nën sulm, mbrojtja ajrore në veprim

1772709123_bazakatar.JPG

Katari është nën sulm nga Irani, por mbrojtja kundërraketore po e zmbraps ofensivën. Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Katarit, ndërsa shpërthime të forta dëgjohen në Doha dhe mbi qytet shihen kolona tymi. “Në një deklaratë, ministria tha: “Shteti i Katarit ka qenë objekt i një sulmi me raketa. Sistemet e mbrojtjes ajrore po i interceptojnë ato.”

Ora 10:40
Dronët iranianë godasin aeroportin në Azerbajxhan

1772703743_dronineazerbaixhan.jpeg

Një sulm me dron ka goditur zonën e Aeroportit ndërkombëtar të Nakhçivanit një enklavë e Azerbaixhanit, në kufi me Iranin dhe Turqinë. Sipas agjencisë së lajmeve Trend, droni me origjinë nga territori iranian u rrëzua në një ndërtesë aeroporti dhe shpërtheu pranë shkollës së mesme në fshatin Shakakabad, në rajonin Babek. Zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet lokale po vlerësojnë pasojat e incidentit dhe situatën në zonën e prekur. Videot nga vendi i goditjes tregojnë dëme të mëdha dhe re tymi të zi. Agjencia e lajmeve qeveritare azerbajxhanase APA raportoi, duke shtuar se dronë të tjerë u rrëzuan "në vende të tjera" në vend, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit thirri ambasadorin iranian pas sulmit.

 

Ora 10:34
Ushtria izraelite: 320 objektiva të goditura në Liban, 320,000 libanezë të evakuuar nga zona jugore

1772703463_sulmeneliban.JPG

Ndërsa Forcat ajrore szraelite vazhdojnë të sulmojnë Iranin, mbi 320 objektiva të Hezbollahut janë goditur që nga fillimi i fushatës në Liban. Zëdhënësja e Idf-së, Effie Defrin, tha gjatë një konference për shtyp se "në të njëjtën kohë, ne po vazhdojmë me evakuimin e banorëve të Libanit jugor për mbrojtjen e tyre: e jona nuk është një luftë kundër popullsisë libaneze, por kundër përfaqësuesit iranian që po vepron gjithashtu kundër popullsisë libaneze. Deri më tani, 320,000 libanezë janë larguar nga Libani jugor." Defrin shtoi se Idf ka vërejtur një rënie ditore të goditjeve nga Irani dhe se për pasojë, direktivat e Komandës së frontit të brendshëm janë zbutur, "por kërcënimi nuk ka mbaruar; armiku ende ka fuqi zjarri."

Ora 10:11
‘Nuk jemi në luftë’, Franca e Italia në një mendje për Lindjen e Mesme, Qipro për dronin iranian: Incident i izoluar

Italia dhe Franca nuk duan të bëhen pjesë e luftës kundër Iranit.

Në një intervistë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ku ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, është shprehur: “Kemi thënë qartë: nuk jemi në luftë, dhe nuk duam të futemi në luftë”.

Edhe zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon ka thënë diçka të ngjashme: “Nuk jemi në luftë dhe nuk e deshëm këtë konflikt”. Ajo përsëriti se Franca ndodhet në një “pozicion mbrojtës” për të ndihmuar partnerët rajonalë në Lindjen e Mesme të “sigurojnë mbrojtjen e tyre”, si pjesë e një strategjie për “kontroll, për të shmangur sa më shumë eskalimin”.

Nga ana tjetër, edhe Qipro ka reaguar për dronin iranian që goditi bazën britanike në ishull duke thënë: “Bëhej fjalë për një incident të izoluar, nuk do të thosha se Qipro u sulmua. Qipro nuk është nën sulm. Natyrisht, mbetemi vigjilentë dhe marrim të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën dhe rreziqet e mundshme për sigurinë”, tha Nicholas Ioannides, zv/ministër i Migracionit dhe Mbrojtjes Ndërkombëtare të Qipros.

Ora 09:32
Irani shkatërron me raketë naftëmbajtësen amerikane në Gjirin Persik

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit thanë se një raketë iraniane goditi një anije naftëmbajtëse amerikane në Gjirin Persik, ndërsa shënohet dita e gjashtë e luftës rajonale që ka përfshirë Lindjen e Mesme. Anija "u godit nga një raketë në Gjirin Persik verior" dhe "është në flakë tani", tha Garda Revolucionare në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror, i cili nuk dha detaje të mëtejshme.

Incidenti vjen ndërsa Garda Revolucionare, pretendon se ka "kontroll të plotë" të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kyçe për tregtinë globale të naftës. Po ashtu, këtë mëngjes u godit edhe një naftëmbajtëse në brigjet e Kuvajtit, por nuk ka dëme në njerëz.

Ora 09:29
Teherani: SHBA-të do të pendohen hidhur që fundosën anijen tonë

"Shtetet e Bashkuara do të pendohen hidhur për precedentin që krijuan duke fundosur një anije iraniane", shkroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në X. "Shtetet e Bashkuara kanë kryer një mizori në det, 2,000 milje larg bregdetit iranian. Fregata Dena, një mysafire e Marinës Indiane me gati 130 marinarë në bord, u godit në ujëra ndërkombëtare pa paralajmërim. Mbani mend fjalët e mia: Shtetet e Bashkuara do të pendohen thellë për precedentin që vendosën", shkruhej në postim.

Anija luftarake iraniane, IRIS Dena, u fundos pranë brigjeve të Sri Lanka-s ditën e djeshme, pasi u godit nga një sulm i një nëndetëseje amerikane.

Ora 08:51
Izraeli rihap aeroportin Ben Gurion, miraton planin me faza për hapësirën ajrore

Aeroporti Ben Gurion i Izraelit është rihapur pasi ishte mbyllur pesë ditë më parë kur nisën sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Fluturimi i parë i riatdhesimit nga Athina ka zbritur këtë mëngjes në aeroport, duke kthyer në vend izraelitët që kishin mbetur të bllokuar jashtë. Linjat ajrore izraelite pritet të ndihmojnë në kthimin e rreth 100 mijë izraelitëve, të cilët nuk kanë mundur të kthehen që kur Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën.

Autoritetet izraelite kanë miratuar një rihapje të pjesshme të hapësirës ajrore, e cila do të bëhet me faza dhe do të varet nga zhvillimet e sigurisë.

Ora 08:50
Pentagoni identifikon dy ushtarët e tjerë amerikanë të vrarë në Kuvajt

Pentagoni ka identifikuar dy ushtarët e tjerë amerikanë që mbetën të vrarë në një sulm iranian në Kuvajt, ku humbën jetën gjashtë persona: majorin e rezervistëve Jeffrey O’Brien, 45 vjeç, nga Waukee, Iowa, dhe oficerin teknik Robert Marzan, 54 vjeç, nga Sacramento, Kaliforni.

Për identifikimin zyrtar të mbetjeve të Marzan pritet të kryhet ekzaminimi mjeko-ligjor, ndërsa fotoja e tij nuk është publikuar.

Ora 08:34
Raketa iraniane drejt Turqisë, forcat e Teheranit mohojnë se kishin si synim territorin turk: Respektojmë sovranitetin e vendit mik

1772638762_raketaturqi.jpg

Forcat e armatosura të Iranit lëshuan një deklaratë sot në mëngjes duke mohuar se kishin qëlluar një raketë balistike drejt Turqisë ditën e djeshme.

“Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit respektojnë sovranitetin e vendit fqinj dhe mik, Turqisë, dhe mohojnë çdo lëshim raketash drejt territorit të atij vendi”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi dje se forcat e NATO-s e kishin rrëzuar raketën ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, me Aleancën e Atlantikut të Veriut që dënoi sulmin ndaj Turqisë.