Në ditën e 37-të të luftës në Lindjen e Mesme Irani dhe Omani po negociojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas Ministrisë së Jashtme të Omanit.
"Dje, Sulltanati i Omanit dhe Republika Islamike e Iranit zhvilluan një takim në nivelin e nënsekretarëve të ministrive të jashtme të të dy vendeve, gjatë të cilit u diskutuan opsionet e mundshme për të siguruar tranzit të qetë përmes Ngushticës së Hormuzit në rrethanat aktuale në rajon.Gjatë takimit, ekspertë nga të dyja palët paraqitën një sërë vizionesh dhe propozimesh që do të studiohen", thuhet në deklaratë.
Një anije cisternë japoneze ka kaluar Ngushticën e Hormuzit pasi kishte mbetur e bllokuar në Gjirin Persik që prej shpërthimit të luftës në Iran në 28 Shkurt.
Donald Trump paralajmëroi të shtunën se sulmet ndaj Irani do të përshkallëzohen nëse ushtria nuk do të lirojë plotësisht ngushticën nga ku kalon rreth 1/5 e karburantit të të gjithë botës.
Forcat speciale amerikane kanë gjetur pilotin e zhdukur në Iran pas rrëzimit të një F-15 të premten. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe anëtarë të lartë të stafit të tij ndoqën operacionet e shpëtimit.
Trump ka njoftuar se piloti gëzon shëndet të plotë dhe i quajti operacionet e shpëtimet si një nga më të guximshmet në historinë e SHBA-së.
Ushtria amerikane ka dërguar dhjetëra avionë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta gjetur atë. Jam i lumtur të raportoj se ai është shëndoshë e mirë. Shpëtimi, i atribuohet suksesit të djeshëm me gjetjen e një piloti tjetër të guximshëm, një lajm që nuk e konfirmuam menjëherë, në mënyrë që të mos rrezikohej suksesi i operacionit tonë të dytë të shpëtimit", tha Trump në Truth.
Por Pasdaran pretendon se ka shkatërruar një nga avionët që ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.
“Një avion armik amerikan që kërkonte pilotin e rrëzuar u shkatërrua në rajonin jugor të Isfahanit”, njoftuan Garda Revolucionare.
Ushtria izraelite thotë se ka nisur sulme të reja ndaj infrastrukturës së Hezbollahut në Bejrut. Ndërkohë, grupi i mbështetur nga Irani thotë se ka lëshuar raketa drejt Izraelit verior - të cilat IDF deklaron se i ka kapur.
Lajm në përditësim...

Foto: Anije duke kaluar në Ngushticën e Hormuzit
Irani dhe Omani po negociojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas Ministrisë së Jashtme të Omanit.
"Dje, Sulltanati i Omanit dhe Republika Islamike e Iranit zhvilluan një takim në nivelin e nënsekretarëve të ministrive të jashtme të të dy vendeve, ku morën pjesë specialistë nga të dyja palët, gjatë të cilit u diskutuan opsionet e mundshme për të siguruar tranzit të qetë përmes Ngushticës së Hormuzit në rrethanat aktuale në rajon. Gjatë takimit, ekspertë nga të dyja palët paraqitën një sërë vizionesh dhe propozimesh që do të studiohen", thuhet në deklaratë.

Foto: Një anije duke kaluar në Ngushticën e Hormuzit
Një anije cisternë japoneze kalon ngushticën e Hormuzit. Kompania japoneze Mitsui Lines deklaroi se anija cisternë për transportin e gazit të lëngshëm në pronësi të një prej filialeve të saj, ka kaluar ngushticën pasi kishte mbetur e bllokuar në Gjirin Persik që prej shpërthimit të luftës në Iran në 28 Shkurt.
“Është konfirmuar siguria e ekuipazhit, e anijes dhe e ngarkesës,” tha Kompania Mitsui, cituar nga Al Jazeera.
Anija cisternë ishte ndër 45 anijet e lidhura me Japoninë që kishin mbetur të bllokuara në rajonin e Gjirit, ndërsa kalimi i saj vjen vetëm pak orë përpara se të skadojë ultimatumi I presidentit amerikan Trump për zhbllokimin e Ngushticës.

Milicia libaneze Hezbollah pretendoi se kishte goditur me raketa një anije detare izraelite 68 milje detare larg brigjeve të Libanit, sipas rrjetit televiziv të Katarit al-Jazeera .
Në një deklaratë, Hezbollahi tha se anija po përgatitej të niste "sulme kundër territorit libanez".
Në një deklaratë, ushtria izraelite u përgjigj se nuk ishte "në dijeni" të sulmit të marrë përsipër nga Hezbollah.

Ushtria e Bahreinit ka deklaruar se ka kapur 466 dronë dhe 188 raketa që nga fillimi i konfliktit.
“Komanda e Përgjithshme e Forcës Mbrojtëse të Bahreinit pohon krenarinë e saj për gatishmërinë e avancuar luftarake dhe vigjilencën e lartë të demonstruar nga personeli i saj dhe vlerëson këtë efikasitet të vazhdueshëm operacional në mbrojtjen e Mbretërisë”, tha Forca Mbrojtëse e Bahreinit në një deklaratë.
Publikut iu kërkua nga Komanda që të tregonte kujdes të jashtëzakonshëm, të qëndronte larg vendeve të dëmtuara, si dhe të shmangte përhapjen e lajmeve të pavërteta.
Më herët Kompania e Industrive Petrokimike të Gulf në Bahrein u përfshi nga flakët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin pjesën më të madhe të arsenalit të tyre të raketave të ‘fshehta’ për radarët me rreze të gjatë veprimi JASSM-ER për operacione kundër Iranit.
Lajmin e ka bërë të ditur Bloomberg, duke cituar një burim të njohur me çështjen.
Raketat po tërhiqen nga rezervat në Paqësor dhe zona të tjera, përfshirë kontinentin e SHBA-së, dhe po transferohen në bazat e Komandës Qendrore të SHBA-së dhe në Fairford, Britani të Madhe, sipas raportimeve.
Urdhri për tërheqjen e raketave, të cilat kushtojnë afërsisht 1.5 milion dollarë secila, thuhet se u lëshua në fund të marsit.
Një zjarr ka shpërthyer në një depo karburanti në pronësi të Bahrein Petroleum Company (BAPCO), e cila u godit gjatë një sulmi me dron iranian. Kompania njoftoi incidentin në një deklaratë, të raportuar nga agjencia e lajmeve QNA .
Imazhet që qarkullojnë në internet tregojnë re të mëdha tymi dhe flakë që ngrihen nga rafineria, por sipas kompanisë, zjarri është shuar.
"Zjarri është shuar plotësisht dhe situata është nën kontroll. Dëmi po vlerësohet aktualisht", tha BAPCO në një deklaratë.

Irani ka mohuar se piloti i avionit F-15 të rrëzuar të premten është shpëtuar, siç njoftoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Në vend të kësaj, ai pretendon se ka goditur dy helikopterë dhe një aeroplan që merrte pjesë në operacionin e shpëtimit.
"Përpjekjet e dëshpëruara të armikut për të shpëtuar pilotin e tij të rrëzuar u penguan nga hiri i Zotit të Plotfuqishëm, ndihma hyjnore, veprimet në kohë dhe operacionet e përbashkëta të luftëtarëve islamikë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, Basixhët heroikë dhe forcat e sigurisë", tha Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i selisë së Komandës së Bashkuar Khatam al-Anbiya, sipas raporteve të mediave iraniane.
"Avioni sulmues i armikut, dy helikopterë Black Hawk dhe një aeroplan transporti ushtarak C-130, u goditën dhe u përfshinë nga flakët në jug të Isfahanit", shtoi ai.
Zyra e shtypit e IRGC-së e përshkroi atë si "një kurth të ngritur për aeroplanin armik amerikan që kishte hyrë në Iran për të shpëtuar pilotin".
Shtetet e Bashkuara, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, "kanë pësuar përsëri një disfatë poshtëruese". Dhe sipas Tasnim, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump "pretendoi një operacion special për të shpëtuar pilotin", ky ishte thjesht "një përpjekje për të fshehur humbjen e tij të rëndë".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar pamje që sipas tij tregojnë sulmet gjatë natës ndaj objektivave në Teheran.
Krahas pamjeve, Trump ka pretenduar se gjatë operacionit është eliminuar një pjesë e udhëheqjes ushtarake iraniane.
“Shumë nga udhëheqësit ushtarakë të Iranit, të cilët i kanë udhëhequr ata dobët dhe pa mençuri, janë vrarë, së bashku me shumë të tjerë, me këtë sulm masiv në Teheran! Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Detaje të mëtejshme mbi identitetin e drejtuesve ushtarakë të pretenduar të eliminuar nuk janë bërë ende publike.
Nga ana tjetër, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto pretendime.
Trump released footage of strikes on Tehran and announced the elimination of Iran’s military leadership
— NEXTA (@nexta_tv) April 5, 2026
He also said that a U.S. rescue operation was successful, with two pilots of an F-15 shot down over Iran safely recovered. pic.twitter.com/qHH49sWmt1

Ditën e djeshme u përfol se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte shtruar në spital.
Sipas ‘thashethemeve’ që qarkullojnë në mediat sociale, presidenti amerikan u shtrua në Spitalin Ushtarak Walter Reed në Bethesda, Maryland.
Por Shtëpia e Bardhë i mohoi zyrtarisht këto lajme, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.
Po ashtu mediat amerikane bëjnë të ditur se helikopteri presidencial nuk u pa në spital mbrëmë.
Dhe marinsat që qëndrojnë roje jashtë Zyrës Ovale, në kopsht, kur Presidenti është në punë, ishin në vendin e tyre.
Vetë Trump kishte postuar më herët sondazhe në favor të tij në Truth Social dhe një video tjetër të bombave amerikane që binin mbi Iranin.

Një ndërtesë në Kuvajt City që strehon disa ministri, përfshirë Ministrinë e Financave, u godit nga një dron iranian, raportuan mediat lokale.
Sipas mediave fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Komente











