Ministri i ri i Mbrojtjes izraelite, Israel Katz u betua para Parlamentit mbrëmjen e 7 nëntorit, dy ditë pas shkarkimit të papritur të paraardhësit të tij Yoav Gallant.
Gallant u shkarkua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas mosmarrëveshjeve për zhvillimin e luftës në Gaza.
Ndërkohë La Repubblica raporton se në Lindjen e Mesme kanë mbërritur avionët F-15 amerikanë një javë pasi Uashingtoni njoftoi vendosjen e pajisjeve shtesë ushtarake në këtë rajon si një paralajmërim për Iranin.
Këto pajisje, me bazë zakonisht në Angli, numri i të cilave nuk u specifikua, mbërritën në zonën e Centcom, komandës ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme, sipas ushtrisë.
Departamenti i Mbrojtjes amerikane njoftoi javën e kaluar se do të dërgonte bombardues, avionë luftarakë, avionë karburanti dhe anije të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme.
“Nëse Irani, partnerët e tij ose grupet e lidhura me të përfitojnë nga ky moment për të synuar personelin apo interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha Pentagoni.