Netanyahu: Lufta në Gaza do të zgjasë edhe për shumë muaj! Autoritetet palestineze: Mbi 21 mijë të vdekur nga nisja e konfliktit

Netanyahu: Lufta në Gaza do të zgjasë edhe për shumë muaj! Autoritetet palestineze: Mbi 21 mijë të vdekur nga nisja e konfliktit

Lufta në Rripin e Gazës

Ndërmjetësuesit e Katarit i thanë Izraelit se Hamasi ishte "pajtuar në parim" për të rifilluar bisedimet për lirimin e rreth 40 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të një ose dy javësh pauzë në luftime. 

Këtë e pretendon gazeta izraelite Walla, duke cituar tre zyrtarë izraelitë, të cituar nga Guardian. Marrëveshja do të përfshinte lirimin e rreth 40 pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi në këmbim të disa javësh armëpushim. 

Por, Osama Hamdan, një anëtar i Hamas, ka hedhur poshtë gojëdhënat se grupi palestinez është i gatshëm për një marrëveshje që ka të bëjë me lirimin e pengjeve, në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm.

Hamdan ka deklaruar për median “Al Jazeera”, që Hamas u ka bërë të qartë shteteve ndërmjetësuese se e vetmja mënyrë për lirimin e pengjeve është përfundimi i luftës tërësisht.

Ndërkohë, për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke miratuar shitje emergjence armësh për Izraelin, ndërsa Izraeli vazhdon me luftën kundër Hamasit në Gazë mes kritikave të shtuara ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit tha të premten se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar Kongresin se ka marrë një vendim të dytë emergjence për 147.5 milionë dollarë shitje paisjesh ushtarake që nevojiten për të futur në funksionim predhat 155 mm që Izraeli pati blerë më herët.

Ndërsa në një deklaratë të dhënë së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ky i fundit ka deklaruar se lufta do të vijojë edhe për muaj të tjerë me rradhë. Ndërsa tha se deri tani janë ekzekutuar 8 mijë persona të cilët ai i konsideron "terroristë" dhe pjesë të grupit të Hamasit. Ndërsa autoritetet palestineze shprehen se deri tani mbi 21.672 persona janë vrarë nga sulmet e Izraelit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Netanyahu shpalos qëllimin e Izraelit: Duam të kontrollojmë kufirin Gaza-Egjipt

1699820894_hyhyhyhyhyhyh.PNG

“Izraeli duhet të marrë kontrollin e Boshtit të Filadelfias” – tha kryeministri Benjamin Netanyahu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë për shtyp. Ai i referohej 11 kilometrave të kufirit midis Egjiptit dhe skajit jugor të Rripit të Gazës, afër Rafahut.

Ai tha se objektivi kryesor i Izraelit është shkatërrimi i Hamasit, çarmatosja e Rripit të Gazës dhe më pas të organizojë një organizatë lokale.

“Ne kundërshtojmë një 'Fatah-stan' dhe një 'Hamas-stan'"- tha Netanyahu.

Ora 20:22
Netanyahu: Kemi eleminuar 8 mijë terroristë, lufta në Gaza do vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë

1703964856_benjaminnetanyahu.PNG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi këtë mbrëmje në një konferencë shtypi në Kirya të Tel Avivit se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. 

"Politika ime është e qartë, ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa Hamasi të eliminohet dhe të gjithë pengjet tanë të lirohen," tha ai, "deri më tani kemi eliminuar 8,000 terroristë, ne po e privojmë Hamasin nga aftësitë e tij, po plagosim komandantët e tij dhe do të eliminojë liderët e saj”.

Ora 16:01
Izraeli bastis ambientet e inteligjencës së Hamasit

1703948652_tkmrymryrymn4.JPG

Gaza

Ushtria izraelite ka deklaruar tha se ka bastisur bazën e inteligjencës së Hamasit në Khan Yunis, gjatë ofensivës në Gazën jugore.

“Shtabi i inteligjencës është përgjegjës për të gjitha aktivitetet e ndjeshme të grupit terrorist”, thuhet në deklaratën e FMI, duke shtuar se në njëjtën godinë ndodhej edhe një qendër komanduese e Xhihadit Islamik Palestinez.

Ndër të tjera, Izraeli shprehet se në ambientet e bastisura ka gjetur materiale "shumë të vlefshme”.

Ora 14:45
Gaza, Hamas: Rreth 22 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 56 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1703944014_y.kytugtt.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga Izraeli që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 21,672, nga të cilët 165 u vranë në 24 orët e fundit.

Po ashtu, autoriteti palestinez bën me dije se 56.165 mijë persona janë plagosur si pasojë e luftimeve.

Ora 11:29
Gaza, vritet gazetari dhe 6 familjarët e tij nga sulmet izraelite

1703932261_ggtgdcd.JPG

Gazetari i Al Quds, Jabr Abu Hadros

Gazetari i Al Quds, Jabr Abu Hadros dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij thuhet se u vranë në një bombardim izraelit që synonte shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë agjencia mediatike Al Quds përmes një postimi në rrjetet sociale.

Që nga fillimi i luftës, sipas të 106 gazetarë kanë vdekur si pasojë e luftës së Izraelit me Hamasin.

Ora 11:18
VIDEO/ Mijëra çadra me palestinezë të zhvendosur nga Gaza ‘pushtojnë’ qytetin Rafah

Agjencia mediatike Reuters ka publikuar një video të regjistruar me dron mbi kampin e të zhvendosurve palestinezë nga Gaza, i cili ndodhet në qytetin e quajtur Rafah, në kufi me Egjiptin.

Pamjet tregojnë çadrat që shtrihen pafundësisht në horizont, në të cilat janë strehuar mijëra palestinezë që u detyruan të zhvendosen nga Gaza për shkak të sulmeve të pamëshirshme izraelite.

"Mjaft me këtë luftë! Jemi plotësisht të rraskapitur”,- është shprehur Umm Louay Abu Khater, një grua 49-vjeçare, e cila është larguar nga shtëpia e saj për shkak të luftës dhe tashmë jeton në një çadër me familjen e saj në Rafah.

Ora 09:22
Izraeli: Dhjetëra terroristë u vranë dje në Gaza

1703924586_IIIII.JPG

Gaza

Trupat tokësore izraelite, të mbështetura nga forcat ajrore, kanë eliminuar dhjetëra anëtarë të Hamasit në qytetin e Gazës, ditën e djeshme.

Lajmi është dhënë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, përmes një postimi në aplikacionin “Telegram”.

Ndër të tjera, në postim thuhet se trupat tokësore eliminuan gjithashtu një celulë terroriste në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës, së bashku me një "terrorist të armatosur me një granatëhedhës".

Për më tepër, në veri të Gazës, në Beit Lahia, u çmontuan dy komplekse ushtarake të Hamasit, ku u gjetën armë të shumta, pajisje shpërthyese, pajisje ushtarake dhe pajisje komunikimi.

Gjithashtu në zonën Beit Lahia, përfundon deklarata, janë vrarë edhe dy “terroristë”.

Ora 08:42
Hamasi hedh poshtë aludimet: Nuk ka marrëveshje për pengjet pa përfundimin e luftës

1703922212_fffvvdd.JPG

Osama Hamdan

Osama Hamdan, një anëtar i Hamas, ka hedhur poshtë gojëdhënat se grupi palestinez është i gatshëm për një marrëveshje që ka të bëjë me lirimin e pengjeve, në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm.

Hamdan ka deklaruar për median “Al Jazeera”, që Hamas u ka bërë të qartë shteteve ndërmjetësuese se e vetmja mënyrë për lirimin e pengjeve është përfundimi i luftës tërësisht.

Sipas tij, Izraeli nxori informacione të rreme për të shmangur presionin e brendshëm në rritje ndaj qeverisë për një marrëveshje pengjesh. 

Ora 08:25
Shtëpia e Bardhë autorizon shitjen urgjente armatimi për Izraelin

 

Për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke miratuar shitje emergjence armësh për Izraelin, ndërsa Izraeli vazhdon me luftën kundër Hamasit në Gazë mes kritikave të shtuara ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit tha të premten se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar Kongresin se ka marrë një vendim të dytë emergjence për 147.5 milionë dollarë shitje paisjesh ushtarake që nevojiten për të futur në funksionim predhat 155 mm që Izraeli pati blerë më herët.

“Për shkak të urgjencës së nevojave të mbrojtjes së Izraelit, sekretari njoftoi Kongresin se ka ushtruar autoritetin e deleguar për të vendosur se ekziston një emergjencë, për shkak të së cilës është i nevojshëm miratimi i menjëhershëm i transferimit (të paisjeve). Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit, dhe është jetike për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet nga rreziqet që i kanosen”, tha Departamenti i Shtetit.

Vendimi i emergjencës do të thotë se shitja e armatimit do të anashkalojë shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera. Vendime të tilla janë të rralla, por jo të paprecedenta, kur administratat shohin një nevojë urgjente për dërgim armësh për të cilat nuk mund të pritet për miratimin e ligjvënësve.

Sekretari Blinken mori një vendim të ngjashëm në 9 dhjetor, duke miratuar shitje për Izraelin të 14 mijë predhave për tanket, me vlerë mbi 106 milionë dollarë.

 

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?