Edhe pse lufta në Lindjen e Mesme duket sikur po shkon drejt fundit, çmimi i naftë në Shqipëri rrezikon të mos bjerë më nën 200 lekë/litër për një kohë shumë të gjatë, ndoshta edhe kurrë.

Kështu shpehet eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa. I ftuar në “Repolitix”, me Denis Mingën, në Report Tv, Sefa tha se të ardhurat e shtuara në buxhetin e shtetit nga shtrenjtimi i naftës arrijnë deri në 70 milionë euro.

Eskperti shton se bujqësia, do të jetë një nga sektorët që do të vuajë për shumë gjatë nga kriza e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

“Mënyra se si funksionojnë linjat e furnizimit të çfarëdo lloj produkti në gjithë botën, përfshirë dhe bujqësinë që do të jetë problemi më i madh që do kemi dhe në Shqipëri këtë verë, varen nga nënproduktet e naftës: azoti, fosfati, hidrogjeni, që janë bazat e plehrave organike dhe kimike dhe e të mbjellave. Dhe një e treta e tyre janë pikërisht në këtë zonë që është konflikti”,- tha Sefa.

Sa i pëket arritjes reale dhe përfundimtare të fundit të luftës, duket se ka paqartësi për autoritetin iranian që mund të vendosë në emër të vendit.

“Fjalën e fundit në diplomacinë iranine e ka Lideri Suprem, nuk asnjë dyshim për këtë. Për mua kjo ëhstë propagandë e Izraelit dhe Amerikës që ai nuk po del, nëse është keq, thanë që është homoseksual. Të gjitha këto kjanë lojëra që ai të dalë dhe ta lokalizojnë me internet dhe me kamerat që hakohen kollaj nga Izraeli, dhe s’besoj që ai është budalla që të bjerë në këtë grackë. Nuk ka dyshim që fjalën e fundit e ka Lideri Suprem. Përsa i takon pushteteve brenda Iranit, që thuhet shpesh. Në doktrinën luftarake iraniane, centralizimi i pushtetit është një pjesë e doktrinës luftarake. Që do të thotë se edhe në momentin që humb komunikimi me komandës qëndrore, ata janë të udhëzuar të veprojnë në mënyrë autonome dhe të pavarur, për situata lufte. E njëjta formë është edhe në rangjet politike. Nëse nuk ka një komunikim me Liderin Suprem, janë të udhëzuar hallkat e tjera, se si të veprohet në raste të tilla”,- tha Sokol Kondi, pedagog për marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Gjërat nuk janë kaq mister. Nëse do të presim fjalën e fundit të Junior Khameneit, i bie që lufta mos të mbarojë kurrë. Të paktën sipas informacioneve, ai ështënë gjendje kome, ose dhe mund të ketë ndërruar jetë dhe kjo rrëzon totalisht atë që duhet të pritet një konfirmim nga Ajatollahu sepse ëhstë krejtësisht e pamundur. Ka patur disa raste, kur mund të ishte bërë i gjallë nëpërmjet videove dhe s’kishte nevojë fare të shfaqej në publik”,- tha eksperti për çështjet e sigurisë, Faik Basha.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se zëvendëspresidenti JD Vance mund të jetë në krye të delegacionit amerikan që do të marrë pjesë në bisedimet me Iranin për fundin e luftës. Eskperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, thotë se angazhimi i Vance në këtë situatë, afron më shumë fundin e luftës.

“JD Vance është një nga ato personazhe kryesore në MAGA, por më shumë është një person i politikave brenda Amerikës dhe jo jashtë saj. Është folur në mediat amerikane edhe për një telefonatë të tensionuar mes tij dhe kryeministrit izraelit. Unë besoj që ky lajm është një shenjë e mirë”,- tha Aliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

Nëpërmjet një tabele, eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, ilustroi në “Repolitix” rritjen çmimeve që mund të prekin Shqipërinë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas Sefës, inflacioni në Shqipëri, deri në fund të vitit mund të arrijë deri në 5%, ndërsa çmimi i fruta-perimeve mund të shtrenjohet për konsumatorin fundor me 12%.

Në turizëm, kostot e shërbimit ndaj vizitorëve pritet të rriten me 15%. Rritje në masën 14% pritet të pësojë edhe çmimi i energjisë elektrike.

1775681329_tabelarepolitix.jpg

1775681481_tabela2.jpg