Një video e kapur nga satelitët tregon fluksin intensiv të cisternave të naftës dhe anijeve të mallrave midis të hënës, 9 mars dhe të martës, 10 mars, duke nxjerrë në pah vonesat dhe devijimet përgjatë një prej rrugëve më të rëndësishme të energjisë në botë.

Të martën, shefi i sigurisë iraniane, Ali Larijani, parlajmëroi : Ngushtica do të jetë një portë drejt paqes dhe prosperitetit për të gjithë, ose do të bëhet një ngushticë disfate dhe vuajtjesh për ushtarët".

Përafërsisht 20% e naftës botërore, ekuivalente me 21 milionë fuçi në ditë, kalon nëpër Hormuz: çdo paqëndrueshmëri në zonë ka pasoja të menjëhershme në tregjet globale. Imazhet u siguruan nga MarineTraffic, një kompani e specializuar në monitorimin dhe analizimin e lëvizjeve detare.

Kompania raportoi ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor në brigjet e Ras Al-Khaimah: një anomali që i bënte anijet të dukeshin sikur po shkonin drejt Ngushticës, edhe pse ato në të vërtetë po ndiqnin rrugë të ndryshme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Valë e re sulmesh izraelite në Teheran e Bejrut! Irani godet bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim pranë aeroportit në Dubai