Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar sa i takon situatës në Lindjen e Mesme, gjatë një telefonate që dy liderët zhvilluan më herët gjatë ditës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se biseda mes tyre u fokusua fillimisht tek lufta në Ukrainë, të cilën ai e përshkroi si një konflikt që duket pa fund.
“Po flisnim për Ukrainën, që është thjesht një luftë pa fund,” tha Trump. “Ka një urrejtje të jashtëzakonshme mes presidentit Putin dhe presidentit Zelensky. Nuk po arrijnë ta zgjidhin, por mendoj se ishte një telefonatë pozitive për këtë çështje.”
Ai shtoi se gjatë bisedës u diskutua edhe për situatën në Lindjen e Mesme, ku sipas tij Putin ka shprehur dëshirën për të ndihmuar.
“Ai dëshiron të jetë ndihmues. Unë i thashë: ‘mund të jesh më ndihmues duke e përfunduar luftën në Ukrainë. Kjo do të ishte më e dobishme’. Por patëm një bisedë shumë të mirë,” u shpreh Trump.
Lajmi kryesor:
Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin! Izraeli valë të re sulmesh në Teheran











