Lufta në PD/ Berisha kalon nga akuzat te shantazhi! A do i përgjigjet Basha me të vërtetën e 21 Janarit?! Ja si u përdor si korrier për të thyer Ina Ramën   

Lufta në PD/ Berisha kalon nga akuzat te shantazhi! A do i përgjigjet Basha me të vërtetën e 21 Janarit?! Ja si u përdor si korrier për të thyer Ina Ramën   

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e Partisë Demokratike, pas ndarjes përfundimtare në fillim të shtatorit, po merr një tjetër rrjedhë. Pas akuzave për tradhti, pabesi, shitje të sovranitetit të partisë tek amerikanët, për 5 humbje dhe bashkëpunim me Soros prapa krahëve, Sali Berisha ka nisur të kërcënojë Lulzim Bashën me histori shantazhi dhe përgjimesh. Gjatë ditëve të fundit, Berisha ka nisur të artikulojë në publik pretendimet e tij se ka të regjistruara komunikimet me Lulzim Bashën, duke nënkuptuar se kanë përmbajtje komprometuese për kreun aktual të Partisë Demokratike. 

“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra... Por s’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im”, tha Sali Berisha disa ditë më parë në Shkodër, duke i dhënë një mesazh të qartë Bashës se e ka përgjuar në zyrën e tij, kur Basha shkonte për t’u këshilluar. Edhe pse Sali Berisha tha se kishte regjistruar ato që ai i kishte thënë Lulzim Bashës në zyrë, publikimi i këtyre detajeve është një kërcënim i hapur për Lulzim Bashës, i cili është përgjuar sistematikisht në zyrën nga ‘babai i tij politik’. 

Po a do të avancojë Sali Berisha deri në atë shkallë saqë të publikojë përgjime komprometuese për Lulzim Bashën dhe a mund të t’i përgjigjet Basha me zbulimin e të vërtetave përvëluese dhe ndoshta edhe me pasoja penale për Sali Berishën? 

Ka një moment kyç kur Sali Berisha ka përdorur Lulzim Basha si korrier në përpjekjet e tij për të ndërhyrë dhe shantazhuar drejtësinë, për të mos hetuar përgjegjësit për vrasjet e 21 Janarit, për të devijuar hetimet sipas udhëzimeve të Berishës nëpër konferenca shtypi. Berisha ka dërguar Lulzim Bashën për të ndërhyrë tek kryeprokurorja Ina Rama, në emër të tij, që të tërhiqte urdhrat për arrestimin e kupolës së Gardës, e cila mund të zbërthehej në prokurori dhe të zbardhte panoramën e krimit.  

Jo rastësisht, shantazhi ndaj drejtësisë, është një nga tre bazat e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpallje e Sali Berishës dhe familjes së tij non grata. 

Lulzim Basha, i cili ishte ministër i Brendshëm kur u realizua masakra e 21 Janarit 2011 në bulevard, nuk ka folur kurrë për rolin e Sali Berishës, para, gjatë dhe sidomos për veprimet pas vrasjeve, për të mbuluar gjurmët e krimit. Ndoshta e vërteta që di Lulzim Basha për rolin e Sali Berishës në 21 Janar 2011 është edhe arma e tij më e fortë, tek e cila bazohet edhe guximi i tij, kur tha se nuk do të lejonte mbledhjen e asnjë forumi anti-amerikan në PD. Nga ana tjetër, frika se Lulzim Basha mund të flasë mund të jetë edhe arsyeja se pse Sali Berisha po tregohet i kujdesshëm me shantazhin e tij ndaj Bashës. 

Po si doli në pah roli i Bashës si korrier i Berishës për të gjunjëzuar drejtësinë që të mos vepronte në 21 Janar 2011? 

Për këtë çështje ka një dëshmi të ish presidentit Bamir Topi, dëshmi e cila çuditërisht ende deri më sot nuk është administruar nga prokuroria. Në librin e tij të botuar 2019, me të titulluar “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), Bamir Topi rrëfen se mëngjesin e 23 janarit 2021, Sali Berisha i kishte dërguar Lulzim Bashën në shtëpi, duke i kërkuar që të ndërhynte tek Ina Rama si kryeprokurore që të tërhiqte urdhrat për arrestimin e zinxhirit komandues së gardës. 

Pjesë nga dëshmia e Bamir Topit 

 “Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.

–Mirëmëngjesi i, mirë se erdha! –hapa bisedën.

–Mirëmëngjesi! Ndoshta herët se është dhe e diel! –më tha.

–Jo, i thash. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën. Pas një hezitimi të shkurtër më thotë: ‘Në fakt për këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës”! Ai jo vetëm kishte ardhur me urdhrin e Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë.

-Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij.
 
Kjo ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur.

 -Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demostruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin. 

Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme. 
–Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikon se do të shkojë jo mirë”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 08/10/2021 06:57

    Pergjegjesine ligjore ne se ka per 21 janarin e ka ministri i brendeshem. Prandaj mos shkrueni hipoteza per te mbajte te karikuem kot trutharet komuniste. As Basha as Mediu nuk kane cfare flasin kunder Berishes se po te kete faje faji asht ityre direkt

    Përgjigju
  • Adi: 08/10/2021 05:42

    Nga AIRBNB do dalin shum të palara!

    Përgjigju
  • E bukur kjo: 08/10/2021 05:03

    Po nuk tregoi te drejten qe amerikanet e din rruga mbare dhe bashes ????????????

    Përgjigju
  • Prostitucionalizimi edvinisto salibanesk: 08/10/2021 03:14

    Pse nuk eshte ende ne burg berisha? Se do i jape gojes. Cfare ndodh nese i jep gojes? Edvinka e merr mbrapa. Cfare ndodh nese edvinka e merr mbrapa? Lulkja terbohet. Cfare ndodh nese terbohet lulkja? I hik temthi likes. Cfare ndodhe nese i hik temthi Likes? I ngec m’bythe fatosit dhe gjithe te tjereve. Pra c’duhet te bejme?

    Përgjigju
  • pjeter: 08/10/2021 01:58

    Gazetaret po i tregojne Bashes se si duhet ti pergjigjet ai shantazheve te Saliut,por nuk nenvizojne faktin qe Basha ka qene totalisht nen doren e Saliut,qe nga fillimet e tij me punesimin ne Kosove,dhe Basha ka hedhur firma aq shume sa ai qe rrezikon me shume eshte ai dhe jo Saliu,dhe kete Saliu e di shume mire. Ate qe Saliu ka frike,eshte qe Basha mund te behet bashkepuntor,dhe te uli disi dambllane qe ka per ta zene,sepse ketu faktohen publikisht korrupsioni i familjes Berisho-Mallteze,dhe Basha nuk eshte person dytesor ne marifete korrupsioni,ka qene protagonist ne favorizimin e asaj familje,ky eshte ky motivi qe po e quajn tradhetar ata,sepse kane frike qe ai per te shpetuar veten,mund tu zxjerre te palara,qe,i komprometon perfundimisht Saliun me klanin e tij. Per mendikin tim Basha po pret vetem SPAK,qe te trokase ne dere te tij,dhe Saliut me pas i ngelet te kerkoje strehim tek njerzit e Sllobodankes( Damiri eshte ne dispozicion),e nuk eshte fare çudi,qe mund te bien dakord e ta lene te qete,si po e lene LLallen te shetise lirshem rrugeve te Italise,ç'fare nuk behet nen rrogos tek ne Shqiptaret!!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 08/10/2021 00:22

    Mos do Berisha qe Basha te beje doreheqje, si dikur Meta per Shkelzenin?!Po Basha per ke duhet t'a beje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë