Bardhi mbledh deputetët për ‘bashkim’, por Basha e bojkoton! I bashkohet Berisha dhe aleatët, do kërkojnë ngritjen e 3 komisioneve hetimore

TIRANËGazment Bardhi, pasi u shkarkua edhe nga kreu i grupit, mblodhi në një takim deputetët e opozitës. Bardhi u ul sot në një tryezë me Sali Berishën dhe besnikët e tij, të cilët prej dy vitesh futën PD në këtë përçarje. Por akuzat dhe fyerjet mes tyre, Bardhi dhe Berisha duket se i 'harruan' dhe sot u bënë bashkë duke thënë se prioritet është interesi kombëtar dhe se luftën e kanë me Edi Ramën.

Qëllimi i këtij takimi sipas Bardhit është bashkimi dhe unifikimi i aksionit opozitar, por në fakt këtë takim e bojkotoi figura më e rëndësishme, Lulzim Basha që mbart në duar edhe vulën e partisë, për të cilën po luftohet prej kaq kohësh. Ndonëse e shpërfilli takimin, Basha një mesazh ua dha të gjithë deputetëve që iu bashkuan kësaj tryeze me Berishën, duke iu uruar rrugë të mbarë në bunkerin anti-amerikan. Ndërsa një thirrje të fundit u bëri për reflektim dhe t’i bashkohen vlerave euroatlantike.

"S’do reshtim dhe s’do humbasim durim tonë për të ftuar këdo që të reflektojë e të jetë pjesë e këtyre vlerave, por që kanë vendosur ti trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. 

Gjithsej në takim morën pjesë 43 deputetë, 4 online, 21 prej tyre të grupit Berisha, si edhe 4 aleatët Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi. Ironia në këtë takim ku kërkohet bashkimi pa vulë, shihet edhe në mënyrën se si deputetët ishin ulur në tryezë. Teksa po kërkojnë pajtimin mes tyre, në fakt dy grupet e deputetëve Berisha- Bardhi ishin ulur përballë njëri-tjetrit, duke të dhënë sërish imazhin e ndarjes mes tyre. Berisha qëndron me deputetët e tij në njërën anë të tryezës, ndërsa përballë tij Gazment Bardhi me deputetët që e kanë mbështetur.

Ky i fundit, në fjalën e tij për mediat bëri thirrje që deputetët të lënë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare.

"Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta. Respektojmë qëndrime të secilit koleg për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment. Ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve dhe demokratëve", tha Bardhi.

Ndërkohë, Berisha i cili kërkon të gjejë ‘strehë’ te Gazment Bardhi bëri thirrje edhe për takime të tjera.

“Ne je shumë të vendosur, sikundër duhet të zgjerojmë në takime tjera. Ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD në zgjedhjet e 2021. Bashkërendimi me forca të tjera politike opozitare si PL, dhe në qoftë se dëshirojnë shumë të mirëpritur, edhe partia Integrim dhe Unitet e z.Idrizi, dhe të kemi front të gjerë, eficient të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë moral”, tha Berisha.

Në fund të takimit, që zgjati mbi dy orë, Bardhi në një deklaratë për mediat tha se kanë marrë vendime të rëndësishme dhe do të kërkojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore për PPP-të, rrjedhjen e të dhënave dhe abuzimin me fondet. Po ashtu, Bardhi tha se prioritet i aksionit opozitar do jenë zgjedhjet e lira dhe reforma zgjedhore.

Të pranishëm në mbledhje:

  • 1. Gazment Bardhi;
  • 2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
  • 3. Dhurata Çupi;
  • 4. Saimir Korreshi;
  • 5. Dashnor Sula;
  • 6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  • 7. Zheni Gjergji;
  • 8. Qani Xhafa;
  • 9. Helidon Bushati;
  • 10. Ramadan Likaj;
  • 11. Xhelal Mziut;
  • 12. Flamur Hoxha;
  • 13. Bledion Nallbati;
  • 14. Agron Gjekmarkaj;
  • 15. Ferdinand Xhaferaj;
  • 16. Ervin Salianji;
  • 17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
  • 18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  • 19. Fatmir Mediu (PR);
  • 20. Agron Duka (PAA);
  • 21. Vangjel Dule (PBDNJ);
  • 22. Dashamir Shehi (LZHK);
  • 23. Greta Bardeli;
  • 24. Ina Zhupa;
  • 25. Isuf Çela;
  • 26. Asllan Dogjani;
  • 27. Bujar Leskaj;
  • 28. Edi Paloka;
  • 29. Kastriot Piroli;
  • 30. Lindita Metaliaj;
  • 31. Ludovik Hasanaj;
  • 32. Sorina Koti;
  • 33. Tomorr Alizoti;
  • 34. Edmond Spaho;
  • 35. Albana Vokshi;
  • 36. Flamur Noka;
  • 37. Oerd Bylykbashi;
  • 38. Luan Baçi;
  • 39. Tritan Shehu;
  • 40. Sali Berisha;
  • 41. Kasem Mahmutaj;
  • 42. Elda Hoti
  • 43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

  • 1. Lulzim Basha;
  • 2. Enkelejd Alibeaj;
  • 3. Orjola Pampuri;
  • 4. Arbi Agalliu;
  • 5. Kreshnik Çollaku
  • 6. Eralda Bano;
  • 7. Flutura Açka;
  • 8. Merita Bakiu;
  • 9. Selaudin Jakupllari;
  • 10. Andia Ulliri;
  • 11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
  • 12. Mesila Doda (PDIU);
  • 13. Nusret Avdullaj (PDIU);
  • 14. Gëzim Ademaj (PDIU);
  • 15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
  • 16. Orjela Nebiaj,

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
"Udhë të mbarë në bunkerin anti-SHBA", Bardhi i përgjigjet Bashës: Ktheju misionit si opozitar

Mesazhi i Lulzim Bashës për të gjitha ata që kanë marrë pjesë në mbledhjen e  thirrur nga Gazment Bardhi ishte udhë e mbarë në bunkerin anti-amerikan. Bardhi u përgjigj në përfundim të tryezës së përbashkët të opozitës.

“T’i rikthehet misionit si opozitar, çdo deputet mund të ketë mendimet e tij për bunker, nuk dua t’u hyjë deklaratave ndarëse, cilido të reflektojë se ku ndodhet Shqipëria dhe se mungesa e opozitës çfarë mund t’i shkaktojë Shqipërisë”, tha Bardhi.

Ora 14:08
Takimi me deputetët e opozitës, Bardhi zbardh tre vendimet që morën

 

Pas përfundimit të mbledhjes së thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës Gazment Bardhi ka zbardhur vendimet.

“Kemi caktuar një pjesë të axhendës parlamentare për sesionin e ri. Prioritet i punës së deputetëve të opozitës do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore që është bllokuar prej dy vitesh. Është vendosur si prioritet i punës së deputetëve të gjithë opozitës, sigurisht ata që e ndjejnë vetën opozitarë. Rikonceptim i komisionit të reformës zgjedhore, me afate dhe detyra të qarta. Është e papranueshme të mos c çohet përpara ky prioritet. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interes i Shqipërisë. Komisioni i reformës deri tani nuk ka pasur asnjë produket.

Së dyti, besoj biem dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar, çdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie.

Pëer këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore, së pari për PPP dhe problematikat në shëndetësi. Jemi dëshmitarë të gjithë bashkë se prokuroria ende nuk ka finalizuar hetimet mbi këto ccështje. Komisioni hetimor do të synojë ta ndihmë prokurorinë. Do të kërkojmë komision hetimor për çështjen e të dhënave personale të qytetarëve, patronazhistët apo dyshimet serioze për ndërhyrje në sistemin YIMS. Së treti jemi njohur dhe njihemi çdo ditë me të dhëna se si zyrtyare publikë vendosin të pasurojnë të afërmit me fondet publiuke, ndaj një komision hetimor do të kërkohet për konfliktin e interesit dhe abuzimet me ligjin”.

Ora 14:07
A ishte i moralshëm bashkëpunimi me Bardhin? Berisha: Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës. I pyetur a ishte i moralshëm bashkëpunimi me Gazment Bardhin pas akuzave që ka hedhur ndaj tij, Berisha u përgjigj: "Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar.”.

Ora 14:00
Berisha dhe Bardhi 'harrojnë' akuzat, sot u ulën përballë: Mbledhja, hap pozitiv! Morëm vendime të rëndësishme, t'i kallim datën Ramës

Ka përfunduar takimi i deputetëve të opozitës që janë mbledhur nga Gazment Bardhi. Sali Berisha ka folur për mediet duke thënë se kanë marrë vendime të rëndësishme. Kreu i Rithemelimit si duket i ka harruar akuzat që ka lëshuar pak kohë më parë ndaj Bardhit dhe anasjelltas, pasi sot është ulur përballë në një tryezë me të ku në fokus ishte bashkimi. 

“Ti kallim datën dhe tmerrin Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës. Interesat kombëtare janë më të rëndësishme", tha Berisha.

Pyetje: Çfarë ju pengon që të jeni në një grup parlamentar?

Berisha: E kuptoj që doni të rrëmoni por të jeni të sigurt se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë kureshtjet tuaja. Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim. Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme.

Pyetje: Ju keni hedhur akuza të rëndësishme ndaj Bardhit? U bashkoi Basha apo Rama?

Berisha: Na Bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës.

Edhe Bardhi tha se çdo deputet është i lirë që ndasitë dhe qëndrimet t’i ketë si i ka pasur më parë, ndërsa shtoi se me rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe lufta ndaj tij.

“Kjo ishte një mbledhje e 39 deputetëve të PD dhe aleancës për ndryshim. Ndasitë apo qëndrimet e ndryshme secili deputet është në liri t’i ketë si i ka pasur. Rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe aty nuk duhet të kemi diferenca. Të përqendrohemi sot te kjo mbledhje”, tha Bardhi.

Ora 13:29
Mbledhja e thirrur nga Bardhi, Salianji: Hapi i parë i bashkimit të formacioneve opozitare

Deputeti i PD Ervin Salianji shprehet se takimi  i opozitës i thirrur nga Gazment Bardhi shënon një moment të fillimit të ringritjes së opozitës. Sipas tij takimi duhet lexuar si hapi i parë i bashkimit të formacioneve opozitare.

“Është mesazh shpresdhenes per elektoratin opozitar por dhe për shoqerine, është nje moment i fillimit  te ringritjes se opozites! Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen per te qartesuar dhe ne publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike! Tani fokusi i cdo deputeti duhet te jete perballja me qeverine, propozimi i ceshtjeve konkrete, fokusimi tek ceshtjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverise! Nga sot e me pas duhet te funksionojme si nje grup parlamentar, me takime te perjavshme dhe koordinim të perhershem”, tha ai.

Ora 12:40
Takimi për t’u 'bashkuar', por në tryezë të ‘ndarë’! Si u ulën deputetët e Berishës dhe të Bardhit

 

Në takimin e deputetëve opozitarë dhe aleatëve të thirrur nga Gazment Bardhi me qëllim që opozita të bashkërendojë qëndrimin e saj në parlament dhe aksionin kundër qeverisë, ka tërhequr vëmendje mënyra sesi janë ulur. Pavarësisht se synojnë bashkimin, siç duket edhe nga fotot, deputetët e Berishës dhe ata të Bardhit janë ulur përballë njeri- tjetrit. Berisha qëndron me deputetët e tij në njërën anë të tryezës, ndërsa përballë tij Gazment Bardhi me deputetët që e kanë mbështetur.

Ora 12:39
Bardhi në tryezë me Berishën: Të unifikojmë aksionin opozitar, debatet e brendshme s’duhet të na pengojnë

Gazment Bardhi mblodhi sot deputetët e opozitës ku iu bashkuan edhe ata të Sali Berishës. Në fjalën e tij për mediat, Bardhi bëri thirrje që deputetët duhet të lënë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare.

"Së pari, dua të ju falënderoj të gjithëve për përgjigjen pozitive të kësaj ftese të sinqertë, lidhur me një shqetësim që e kemi bashkë ndarë gjatë gjithë këtyre ditëve, për mënyrën se si do të duhet me përgjegjshmëri secili prej nesh të gjejë formën ta bëjë funksionale opozitën parlamentare. Për fat të keq debatet brenda opozitën gjatë këtyre dy viteve i kanë krijuar një komoditet një prej qeverive më të korruptuara në Europë po e po por ndoshta edhe në glob. Kjo e bën emergjente në gjykimin tim, por e kemi ndarë edhe me njëri tjetrin gjatë këtyre ditëve, këtë takim të parë me prezencën e të gjithë deputetëve të opozitës në parlament.

Dua gjithashtu të përshëndes kolegët që ndodhen online pasi ndodhen jashtë vendit, zonjën Jorida Tabaku, Ilda Dhori, zotin Lefter Gështenja dhe zotin Petrit Doda. E kam thirrur këtë takim me besimin se çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë.

Në një nga çështjet që na bën të gjithëve bashkë, ka qenë dhe mbetet prioriteti që kemi shpallur në tre sesione të shkuara parlamentare, por që nuk ka shkuar asnjë hap përpara. Të gjithë kemi eksperiencën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe të 14 majit, që bën urgjente detyrën për çdo deputet të opozitës për të caktuar si prioritet të punës tonë në parlament; reformën zgjedhore. Edhe pse gjatë kësaj periudhe ka ekzistuar një Komision i reformës zgjedhore, për fat të keq në dy vite punë nuk ka prodhuar asnjë produkt. Çështja e parë që ne të gjithë duhet të diskutojmë është se si opozita do ta çojë përpara reformën zgjedhore.

Biem dakord dhe askush nuk ka iluzionin se, masakra zgjedhore dhe mënyra se si Edi Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të ndërtuara prej tij, mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimeve të reformës zgjedhore, por sigurisht që ka disa çështje që duhet të jenë prioritet i punës tonë dhe do të duhet të adresohen me ligj. Edhe gushti na provoi se kemi përpara ndoshta, qeverinë më të papërgjegjshme në historinë e Shqipërisë. Çdo ditë prodhohet nga një skandal, çka bën nevojën e ndërtimit të një agjende llogaridhënie në Parlament përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore. Duke qenë se është takimi i parë që nga zgjedhjet e 25 prillit, unë gjykoj se sigurisht sot duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë pa lënë mënjanë edhe diskutimet e tjera në dobi dhe interes të qytetarëve dhe të opozitës në vend.

Por duke e nisur me çështjet që na bëjnë bashkë për të krijuar një agjendë të përbashkët parlamentare, unë kam bindjen e thellë se ne arrijmë të shkojmë dhe të gjejmë zgjidhje edhe për probleme që sot mund të duken në qëndrime krejt të kundërta me njëri tjetrin. Unë respektoj dhe besoj se secili në këtë sallë, respekton qëndrimin e secilit koleg për çështje që na ka ndarë në këtë moment. Por ndasitë në mendime dhe qëndrime brenda partisë tonë, Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve, ndaj demokratëve, ndaj opozitarëve. Prandaj duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimin individual të secilit prej kolegëve për zhvillimet apo debatet e brendshme në kampin opozitar, ndaj bindjen besoj me shumicën prej jush që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një agjendë të përbashkët parlamentare.

Ora 12:31
Takimi me Bardhin, Berisha: Mesazhi i duhur për 600 mijë qytetarët që na votuan! Dalja nga rrethi vicioz, përgjegjësi e opozitës

Ish kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, ku marrin pjesë 41 deputetë të PD ka deklaruar se është përgjegjësi e opozitës për të gjetur mënyrën për të dalë nga rrethi vicioz. Teksa falenderoi Bardhin për organizimin e këtij takimi, me qëllimin që opozita të bashkërendojë qëndrimin e saj në parlament, Berisha shtoi se opozita ka misionin më të vështirë vendimtar në 32 vite.

“Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht zotin Bardhi dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike, u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar. Dua t'u falënderoj të gjithë ju që jeni sot këtu dhe shpreh bindjen se, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ai ka pasur në 32 vite, por njëkohësisht ështe edhe më vendimtari.  Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë kurrë se mandat tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar më të gjitha mënyrat, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ka krijuar një reaksion fatal në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota në krim.

Ky reaksion është shndërruar në një faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dalje përveç se përgjegjësive të opozitës. Në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që mund të pranojë kurrë të bjerë në fatalitet, por është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë shpresën dhe të ngjallë shpresën. Dhe unë mendoj se ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit", tha ai.

 

Ora 12:26
EMRAT/ Kush janë 43 deputetët e pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Bardhi! Ja kush bojkotoi takimin

1693909236_grupibardhit.jpeg

Report Tv sjell listën e plotë të deputetëve që marrin pjesë në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi. Takimit i është bashkuar grupi i Berishës, 21 deputetë, si edhe aleatë. Ndërkohë, deputetët e PD që mbështesin Lulzim Bashën nuk janë të pranishëm. Katër deputetë të tjerë, Jorida Tabaku, Petrit Doda, Ilda Dhori dhe Lefter Gështenja janë të pranishëm online.

Të pranishëm në mbledhje:

  • 1. Gazment Bardhi;
  • 2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
  • 3. Dhurata Çupi;
  • 4. Saimir Korreshi;
  • 5. Dashnor Sula;
  • 6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  • 7. Zheni Gjergji;
  • 8. Qani Xhafa;
  • 9. Helidon Bushati;
  • 10. Ramadan Likaj;
  • 11. Xhelal Mziut;
  • 12. Flamur Hoxha;
  • 13. Bledion Nallbati;
  • 14. Agron Gjekmarkaj;
  • 15. Ferdinand Xhaferaj;
  • 16. Ervin Salianji;
  • 17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
  • 18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  • 19. Fatmir Mediu (PR);
  • 20. Agron Duka (PAA);
  • 21. Vangjel Dule (PBDNJ);
  • 22. Dashamir Shehi (LZHK);
  • 23. Greta Bardeli;
  • 24. Ina Zhupa;
  • 25. Isuf Çela;
  • 26. Asllan Dogjani;
  • 27. Bujar Leskaj;
  • 28. Edi Paloka;
  • 29. Kastriot Piroli;
  • 30. Lindita Metaliaj;
  • 31. Ludovik Hasanaj;
  • 32. Sorina Koti;
  • 33. Tomorr Alizoti;
  • 34. Edmond Spaho;
  • 35. Albana Vokshi;
  • 36. Flamur Noka;
  • 37. Oerd Bylykbashi;
  • 38. Luan Baçi;
  • 39. Tritan Shehu;
  • 40. Sali Berisha;
  • 41. Kasem Mahmutaj;
  • 42. Elda Hoti
  • 43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

  • 1. Lulzim Basha;
  • 2. Enkelejd Alibeaj;
  • 3. Orjola Pampuri;
  • 4. Arbi Agalliu;
  • 5. Kreshnik Çollaku
  • 6. Eralda Bano;
  • 7. Flutura Açka;
  • 8. Merita Bakiu;
  • 9. Selaudin Jakupllari;
  • 10. Andia Ulliri;
  • 11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
  • 12. Mesila Doda (PDIU);
  • 13. Nusret Avdullaj (PDIU);
  • 14. Gëzim Ademaj (PDIU);
  • 15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
  • 16. Orjela Nebiaj
Ora 12:14
Bardhi mbledh deputetët e opozitës, i bashkohet grupi Berisha dhe aleatët! Grupi i Bashës e bojkoton

 

Deputetët e opozitës i janë bashkuar thirrjes së Gazment Bardhit për një takim me qëllimin që të unifikohet aksioni opozitar. Në mbledhje i janë bashkuar deputetët e Berishës, dhe aleatët, Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi. Siç, pritej grupi i Lulzim Bashës nuk i është bashkuar.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/09/2023 00:47

    Megjithese kjo mbledhje ka per te dhene rezultat sa dreka e Mziut dikur,nje gje duhet thene,duket qe Berisha e gjeti zevendesin e Bashes,pavaresisht se kesaj rradhe nuk ka vlere.

    Përgjigju
  • Kadia nga Menkulasi spiun i sigurimit: 05/09/2023 13:41

    Shpëtim Idrizi ça opozite leshi është, përditë takohet me Veliajn, thjesht kollonë e 5 ikën Doshi si aleat futet Idrzi me Bashën e Jemin Gjanën

    Përgjigju
  • e drejta: 05/09/2023 13:01

    PLEHERAT QE I BASHKOHEN PLEHERAVE TE TJERA...ASGJE ME SHUME. ME E KEQJA ESHTE SE SA ME SHUME PLEHERA TE JENE AQ ME SHUME QELBEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut