Ka përfunduar takimi i deputetëve të opozitës që janë mbledhur nga Gazment Bardhi. Sali Berisha ka folur për mediet duke thënë se kanë marrë vendime të rëndësishme. Kreu i Rithemelimit si duket i ka harruar akuzat që ka lëshuar pak kohë më parë ndaj Bardhit dhe anasjelltas, pasi sot është ulur përballë në një tryezë me të ku në fokus ishte bashkimi.
“Ti kallim datën dhe tmerrin Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës. Interesat kombëtare janë më të rëndësishme", tha Berisha.
Pyetje: Çfarë ju pengon që të jeni në një grup parlamentar?
Berisha: E kuptoj që doni të rrëmoni por të jeni të sigurt se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë kureshtjet tuaja. Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim. Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme.
Pyetje: Ju keni hedhur akuza të rëndësishme ndaj Bardhit? U bashkoi Basha apo Rama?
Berisha: Na Bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës.
Edhe Bardhi tha se çdo deputet është i lirë që ndasitë dhe qëndrimet t’i ketë si i ka pasur më parë, ndërsa shtoi se me rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe lufta ndaj tij.
“Kjo ishte një mbledhje e 39 deputetëve të PD dhe aleancës për ndryshim. Ndasitë apo qëndrimet e ndryshme secili deputet është në liri t’i ketë si i ka pasur. Rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe aty nuk duhet të kemi diferenca. Të përqendrohemi sot te kjo mbledhje”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Bardhi mbledh deputetët për ‘bashkim’, por Basha e bojkoton! I bashkohet Berisha dhe aleatët, do kërkojnë ngritjen e 3 komisioneve hetimore
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18