‘Lufta’ në PD, Hoxha: Kuvendi do mblidhet për të shkarkuar Bashën! Malko: Berisha shkaktar i situatës në parti! Pano Soko: SPAK të nis hetimet për ish-liderin demokrat

Lufta brenda Partisë Demokratike po vijon që prej përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Ky ishte edhe vendimi që përçau partinë, ku disa prej demokratëve janë pozicionuar në krah të liderit historik të PD, ndërsa të besuarit e Bashës kanë mbështetur vendimin e tij individual.

Pavarësisht se Basha i konsideron lëvizjet e Berishës anti-amerikane dhe ka thënë se nuk do të lejojë një lëvizje kundër SHBA, ish-kreu FRPD-së, Lisandër Hoxha thotë se Kuvendi do të mblidhet për ta shkarkuar kryetarin. Hoxhës u shpreh në 'Repolitix' se në Kuvend nuk do të diskutohet vendimi i Berishës.

“Ka një jetë që ankohet ambasadave që më detyron Berisha, dje tha se kam qenë vetë vendimmarrësi. Basha po thotë që nuk do ketë kuvend antiamerikan, po a është tagër i PD? Ne nuk po mblidhemi  për të diskutuar vendimin, por për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar”, tha Hoxha.

Për Pano Sokon nga “Nisma Thurje”, SPAK duhet të nisë hetimet për ish-kryeminsitrin Sali Berisha pasi DASH e ka akuzuar atë për korrupsion të lartë.

 “Unë vazhdoj të jem Pano Sako pa asnjë kontribut në PD, por unë rezervoj të drejtë që si qytetar të kërkoj që veprim, aksioni ndaj Berishës, mos të mbetet politik, por organet duhet të marrin përsipër dhe ta çojnë përpara këtë proces. Këtu kemi akuzë për korrupsion të lartë, atëherë kur stop nxjerr një ngjarje që shkon dhe bën korrupsion 10 mijë lekë, e sheh atë zotërinë që është i ndaluar. Sot kemi Berishën të akuzuar për korrupsion nga DASH dhe nuk kemi një kauzë penale ndaj tij. Nëse do isha drejtues i SPAK do iu kërkoja provat me qëllim që ne të ngremë një akuzë penale”, u shpreh Soko.

Lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës ditën e djeshme, i cili u shpreh se “nuk është as kukull e Berishës dhe as peng i Ramës”, Gent Malko thotë se kryedemokrati është i detyruar të bëjë rolin e liderit që në sytë e të tjerëve të duket sikur ka autoritet të plotë. Ndërkohë, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Malko fajëson Berishën për përçarjen që po ndodh brenda partisë.

“Basha që nga momenti që ka deklaruar që Berisha s’do jetë pjesë e PD ka marrë përsipër të bëjë rolin e liderit të vërtet të PD. Pra, është përpjekur të bëjë rolin e liderit që ka autoritet të plotë. Ajo që tha dje nuk ka pse të bëjë çudi. Çfarë të thotë ai jam peng i Ramës? Ne bëjmë sikur Berisha është shpëtimtar ndërkohë që është shkaktar i kësaj situate. Pse flet Berisha sot, kur Basha deklaroi largimin”, tha Malko.


Lajmi kryesor:

Përjashtimi i Berishës, ish-nënkryetari i FRPD, Hoxha në Repolitix: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të PD! Basha është i mbaruar politikisht, do shkarkohet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille