Lufta/ Erdogan nga Tirana: Genocidi në Gaza turpi i njerëzimit, duhet t'i bëjnë presion Izraelit! Shpresoj Shqipëria të bëjë pjesën e saj! Rama: Në planin e paqes Hamasi s'ka vend

Lufta në Lindjen e Mesme dhe agresioni rus në Ukrainë kanë qenë dy nga temat që janë diskutuar në takimin kokë më kokë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit mbajtur sot në Tiranë.

E ndërsa ndajnë të njëjtin qëndrim për raportin me  luftën në Ukrainë, janë të ndarë në qëndrimin për luftën në Rripin e Gazës.

Presidenti turk tha se Izrali po kryen genocid dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për ta ndalur duke i bërë presion Netanjahut të ndalet. Ishte i qartë dhe në qëndrimin publik që i dha kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që në këtë luftë, Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj në fushën diplomatike në këtë drejtim.

“Ne ndjekim përpjekjet për të vendosur paqe dhe stabilitet në rajon. Mizoritë izraelite në territoret palestineze ishin ndër pikat prioritare të agjendës sonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionin e Netanyahut. Gjenocidi në Gazë është turpi ynë i përbashkët, i të gjithë njerëzimit. Ne si ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos të sigurojmë armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe të bëjmë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha ai.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha qëndrimin e tij se Shqipëria mbështet propozimin për një armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimin e pengjeve, por se për Shqipërinë Hamasi dhe çdo burim i terrorit ska vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, dhe aksush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre.

"Ukraina është një temë qendrore e të gjitha diskutimeve që bëhen në këto nivele e kudo, por është temë qëndrore e çdo bisedimi që unë kam pasur me Erdogan, dhe po ashtu sot përveç konfliktit të tmerrshëm në Ukrainë që po godet në mënyrë të pamëshirshme dhe në mënyrë të padrejtë një popull që është në të drejtën e vet për të jetuar i lirë, dhe për ta zgjedhur vetë se ku do të pozicionohet, edhe ajo që ndodh çdo ditë në Gaza është një tragjedi me proporcione kolosale. Ne bashkëndajmë me presidentin Erdogan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe lidhur me të drejtën e pamohueshëm të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij, por në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm. Sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Turqinë dhe shumë tjerë për këtë marrëdhënie kundër terrorizmit, për ne terrori në çdo formë dhe me çdo pamje që shfaqet është I patolerushëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në mënyrë të përsëritur në Këshillin e Sigurimit patjetër një  armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimine pengjeve, pro për ne Hamasi dhe çdo burim i terrorit ska vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izralei dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe aksush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre' tha Rama.

Lajmi ne perditesim...  

 


Lajmi kryesor:

Turqia i dhuron ushtrisë dronë kamikazë, Rama: S'godasim askënd por me ta jemi të pagoditshëm! Erdogan në Tiranë: Të vijojmë luftën kundër FETO, rrisim vëllimin tregtar në 2 mld $


S.G/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Çelja e xhamisë së Namazgjasë/ 'Përqafim vëllazëror', Rama shtrëngon Erdogan pas fjalimit

Çelja e xhamisë së Namazgjasë/ 'Përqafim vëllazëror', Rama shtrëngon Erdogan pas fjalimit