Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli nis sulm tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor, IDF: Nuk është pushtim! SHBA: E rrezikshme por legjitime

Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një "zonë të mbyllur ushtarake", gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Izraeli ka ndërmarrë një sulm të kufizuar tokësor në Libanin Jugor, kundër Hezbollahut, i shoqëruar me bombardime të fshatrave në rajon.

Autoritetet kanë shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një "zonë të mbyllur ushtarake", gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara i quajtën operacionet e izraelit për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut që mund të përdoret për të kërcënuar qytetarët izraelitë "në përputhje me të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për t'i kthyer civilët në shtëpitë e tyre të sigurt".

"Ne e dimë se zgjerimi i misionit mund të jetë një rrezik dhe ne do të vazhdojmë ta diskutojmë me izraelin. Një rezolutë diplomatike është e vetmja mënyrë për të arritur stabilitet dhe siguri të qëndrueshme përgjatë kufirit Izrael-Liban," shtoi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, i cituar nga mediat amerikane

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë i bën jehonë një leximi të mëparshëm të Pentagonit që shpreh mbështetjen e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për "çmontimin e infrastrukturës së sulmit përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu të mos kryejë sulme të ngjashme me atë 7 tetorit kundër Izraelit

Ndërkohë ushtria Izraelite ka deklaruar se nuk bëhet fjalëpër pushtim. 

Lajmi ne përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:21
VIDEOLAJM/ Operacioni tokësor në Liban, pamjet kur ushtria izraelite përgatitet për kalimin e kufirit 

Një video nga nisja e operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Liban është bërë publike ditën e sotme. Në pamje shihen ushtarët izraelitë që përgatiten me veshje dhe municione të mobilizuar për të ndërhyrë në kufijë.

 Siç shihet nga pamjet me dron gjatë zhvillimit të operacionit janë kryer luftime tokësore të ndihmuara dhe nga tanket e IDF-së. Ushtarët duket që kanë përparuar në kufi duke lokalizuar disa hapësira të kufirit të Libanit.

Ora 09:10
Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Një operacioni tokësor i Izraelit në Liban ka filluar gjatë mbrëmjes së djeshme, situatë e cila ka shqetësuar dhe Kryeministren e Italisë Georgia Meloni. Ushtria izraelite ka kaluar kufirin për të luftuar Hezbollahun në fshatrat pranë Libanit jugor. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zbutjen e tensionit, forcat ushtarake kanë vijuar përparimin. 

“Unë jam duke ndjekur nga afër situatën dramatike në Liban në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, deklaroi Giorgia Meloni. 

 

Nga ana tjetër Kryeministrja Meloni shtoi se prioritet është mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e ushtarëve pjesë e kontigjentit Italian që kujdesen për uljen e tensioneve në kufirin Izrael-Liban. 

“Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian Unifil të pranishëm në Libanin jugor. Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për stabilizimin e kufirit midis Izraelit dhe Libani dhe kthimi i personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. Ndalimi i përshkallëzimit të situatës në nivel rajonal është urgjente dhe e nevojshme dhe Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe si presidente e G7”.

Ora 09:08
Hezbollahu: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë

Hezbollahu ka deklaruar se ka goditur ushtarët izraelitë dy herë përtej kufirit në Metula, në veriperëndim të Izraelit.

Amtualisht nuk ka raportime për viktima ose të plagosur.

Në deklaratën e tij, grupi i armatosur libanez nuk përmendi njoftimin e Izraelit për fillimin e një inkursioni tokësor në Liban.

Nëpërmjet platformës X ushtria izraelite njoftoi se gjatë orëve të natës se kishte kryer "inkursione të kufizuara" në zonën kufitare të Libanit jugor.

"Disa raketa u hodhën drejt Avivim, në Galileun e Sipërm, duke rënë në territor të pabanuar", shtuan Forcat e Mbrojtjes Izraelite.

Ora 08:10
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit

1726865290_lloydaustin.JPG

Foto: Lloyd Austin

Ushingtoni ka paralajmëruar Iranin se do të ketë "pasoja të rënda" në rast të një sulmi kundër Izraelit.

Kjo deklaratë e Sekretarit të Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin, vjen në mes të një rritje të tensioneve, pavarësisht thirrjes së Presidentit Joe Biden për një armëpushim në Libanin jugor.

Po ashtu Austin theskoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë partnerët dhe aleatët amerikanë përballë kërcënimeve nga Irani dhe do të bëjnë çdo gjë për të parandaluar çdo 'aktor'  të mundshëm që të shfrytëzojë tensionet ose të zgjerojë konfliktin.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD