Të paktën 16 persona u vranë dhe më shumë se 75 të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit në një shkollë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Al-Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Al Jazeera.
Al-Nuseirat është një nga tetë kampet historike në Rripin e Gazës dhe sot ishte objektiv i bombardimeve të rënda nga ushtria izraelite.
Ndërkohë sipas një raporti rreth 38,098 palestinezë janë vrarë Gazën që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.