Lufta në Gaza/ Media: Hezbollahu po merr armë nga Irani nëpërmjet aeroportit të Bejrutit! Izraeli intensifikon bombardimet dhe sulmet ajrore në Rafah

Hezbollahu po përdor aeroportin e Bejrutit për të marrë sasi të mëdha armësh iraniane. Kështu shkruan gazeta britanike Daily Telegraph.

Sipas këtyre burimeve, "Partia e Zotit" e mbështetur nga Irani po përdor Aeroportin Ndërkombëtar Beirut-Rafic Hariri për të mbledhur një shumëllojshmëri të gjerë armësh.

Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri në qytetin jugor të Rafahut. Lajmi është bërë i ditur nga korrespondentët e Al Jazeera Arabic, të cilët thonë se forcat izraelite po shkatërrojnë disa shtëpi në lagjen Brazil (jug), ndërsa helikopterët dhe tanket izraelitë hapën zjarr në qendër të qytetit.

Ndërsa sipas agjencisë së lajmeve palestineze Wafa raporton se trupat izraelite kanë hapur zjarr edhe në qytetin ar-Ram të Bregut Perëndimor, duke plagosur të paktën gjashtë persona. Sulmet thuhet se ndodhën pranë murit ndarës, të ndërtuar nga Izraeli, i cili rrethon qytetin palestinez që ndodhet në verilindje të Jeruzalemit.

Wafa raportoi gjithashtu bastisjet izraelite në kampin Ein el-Sultan në Jeriko, në qytetet Anabta dhe Kafr al-Labad pranë Tulkarem dhe në qytetin Tuqu afër Betlehemit. Duke cituar burime lokale, agjencia tha se bastisjet shkaktuan përleshje në Tuqu, me forcat izraelite që plagosën dhjetëra palestinezë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Media: Hezbollahu po merr armë nga Irani nëpërmjet aeroportit të Bejrutit

1719162747_SDGFËGËERG.JPG

Aeroporti i Bejrutit

Hezbollahu po përdor aeroportin e Bejrutit për të marrë sasi të mëdha armësh iraniane.

Kështu shkruan gazeta britanike Daily Telegraph.

Sipas këtyre burimeve, "Partia e Zotit" e mbështetur nga Irani po përdor Aeroportin Ndërkombëtar Beirut-Rafic Hariri për të mbledhur një shumëllojshmëri të gjerë armësh.

Duke folur për Telegrafin , një punonjës i aeroportit thotë se armët mbërrijnë në aeroport gjatë fluturimeve nga Irani në "kuti të mëdha".

“Kur filluan të mbërrinin nga aeroporti, unë dhe miqtë e mi u trembëm sepse e dinim se diçka e çuditshme po ndodhte”, thotë ai, duke shtuar se situata është “jashtëzakonisht e rëndë”.

Sipas gazetës, dërgesat nga Irani janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza, duke rritur frikën se aeroporti mund të bëhet një target sulmi nëse shpërthen lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Ora 14:11
Ushtria izraelite arreston 13 palestinezë të kërkuar në Bregun Perëndimor

Trembëdhjetë palestinezë që ishin në kërkim u arrestuan mbrëmë nga ushtria izraelite (IDF) në Bregun Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit janë konfiskuar “materialet e përdorura për prodhimin e eksplozivëve dhe mbi 70 mijë shekel (mbi 17 mijë euro) të përdorura për aktivitete terroriste në qytetin palestinez Qalqilya”.

Që nga fillimi i luftës - kujton IDF - 4,150 palestinezë të kërkuar janë arrestuar, duke përfshirë 1,750 njerëz të lidhur me Hamasin.

Ora 13:28
Lufta Izrael-Hamas/ Netanyahu shpreson për një zgjidhje të shpejtë, vonesa në armë nga SHBA

1718531667_benjaminnetanyahu.JPG

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se e vlerëson mbështetjen e administratës Biden, por ka denoncuar një "ulje dramatike" të armëve që vijnë nga Amerika dhe shpreson që çështja e vonesave në dërgimin e armëve nga Shtetet e Bashkuara "do të zgjidhet në të ardhmen e afërt."

Duke folur në mbledhjen e përjavshme të qeverisë në Jerusalem, Netanyahu tha se "disa dërgesa kanë mbërritur, por shumica e armatimeve kanë mbetur prapa", raportojnë mediat izraelite.

Pas muajsh pa përparim, Netanyahu përsëriti se kishte vendosur ta bënte publike këtë çështje për "të mirën e Izraelit", edhe pse ishte i vetëdijshëm se do të vihej nën "sulme personale nga brenda dhe jashtë" vendit.

Ora 11:58
Mijëra luftëtarë pro-Iranit të gatshëm për t'u bashkuar me Hezbollahun

Foto: Hassan Nasrallah

Mijëra luftëtarë nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme janë gati të shkojnë në Liban për t'iu bashkuar Hezbollahut kundër Izraelit nëse konflikti përshkallëzohet në një luftë të plotë, thanë zyrtarët nga fraksionet e mbështetura nga Teherani, të cituar në faqen e internetit të Teheranit.

Pothuajse shkëmbime zjarri të përditshëm kanë ndodhur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin Verior që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Ky reagim vjen pasi udhëheqësi i grupit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha në një video të publikuar në llogarinë X të kanalit libanez Al Mayadeen TV se:

"Hezbollahu është gati t'i përgjigjet një lufte të mundshme kundër Izraelit. Në rast se Libanit i imponohet një luftë gjithëpërfshirëse, rezistenca do të luftojë pa kufij dhe pa kufizime“, thotë Nasrallah në video.

“Kushdo që mendon për luftë kundër nesh do të pendohet”, përfundon ai.

Ora 08:45
Ministri i Mbrojtjes izraelite, Yoav Gallant: Takimet në SHBA janë vendimtare për luftën e ardhshme

Foto: Yoav Gallant

Takimet me zyrtarë të lartë amerikanë do të jenë vendimtare për të ardhmen e luftës. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes izraelite, Yoav Gallant, para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara.

"Gjatë takimeve - shtoi ai - kam ndërmend të diskutoj zhvillimet në Gaza dhe Liban. Ne jemi të gatshëm për çdo veprim që mund të jetë i nevojshëm në Gaza, Liban dhe zona të tjera".

 Gallant do të takohet me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, homologun e tij Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s William Burns dhe të dërguarin special të Biden në Lindjen e Mesme Amos Hochstein .

Ora 08:34
Protestat antiqeveritare në Tel Aviv, tre të arrestuar

Foto: Protestat antiqeveritare në Tel Aviv

Policia izraelite ka arrestuar të paktën tre persona në Tel Aviv gjatë një demonstrate antiqeveritare. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Times of Israel. Oficerët kanë larguar një grup personash që po bllokonin rrugën përpara Beit Jabotinsky, selisë së partisë Likud, menjëherë pas përfundimit të protestave, të cilat, si çdo të shtunë, zhvillohen në qytet (si në shumë vende në Izrael) për të kërkuar lirimin e pengjeve dhe zgjedhje të reja.

Sipas njoftimeve të policisë, grupi ka bllokuar rrugën teksa ka djegur goma dhe ka “rrezikuar” kalimtarët. Pamjet në internet tregojnë përleshje mes disa protestuesve dhe oficerëve që ndërhynë në turmë për të shpërndarë grumbullimin.

Yair Golan , kreu i Partisë së Punës të Izraelit, denoncoi arrestimet e protestuesve në platformën X:

"Dhuna e sotme ka kaluar përtej çdo kufiri. Policia nuk duhet të lejohet të bëhet një mjet në duart e një qeverie të korruptuar që dëshiron shkatërrimin e Izraelit,” shkroi ai.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 23/06/2024 23:06

    e tmerrshme se si ne 2024 ekziston akoma nje shtet nazist si ajo e Izraelit me bekimin e ashtu quajtur shtete demokratike

    Përgjigju
  • Free Palestine: 23/06/2024 14:35

    Kur do ti hap syte bota para nje masakre qe po kryen shteti cifut duke ber genocid ne Gaza ? Vendet qe e quajne veten e tyre demokratike duhet te kene turp qe nuk po ndalojne ate dhune dhe terror por mbeshtesin ne menyre sistematike regjimin kriminel cifut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë