Lufta në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit dita ditës po bëhet më e ashpër dhe e vështirë për popullin. Teksa njerëzit prisnin të uritur që të merrnin palestinezët u përballën me bombardime nga dronët izraelitë. Zyrtarët palestinezë kanë bërë me dije se të paktën 104 persona u vranë dhe 760 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që hapën trupat e Forcave të Mbrojtjes izraelite.
Civilët palestinezë po vërshonin rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma me shpresën për të marrë ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen.
Numri i të vdekurve dhe numri i të plagosurve pritet të rritet pasi shumë trupa dhe njerëz janë ende në rrugë, me ambulancat që përpiqen të arrijnë tek ata në nevojë sepse rrënojat po bllokojnë rrugën, tha Ahmad Abu Al Foul për CNN.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar përgjigjie nga Izraeli për masakrën e ndodhur ditën e sotme në Gaza ku 104 persona që po prisnin ndihmat humanitare u vranë nga bombardimet e dronëve ndërsa mbi 700 të tjerë u plagosën.
Ushtria izraelite ka pranuar autorësinë e sulmit të rëndë të kryer ditën e sotme në Gaza, mbi një turme palestinezësh që po merrnin ushqime dhe ndihma të ndryshme.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, sulmi ka shkaktuar vdekjen e 104 personave, por ende nuk është e mundur të kemi një numër përfundimtar.
Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalin Al-Shifa.
Izraeli publikoi momentin e sulmit të filmuar nga dronët e ushtrisë duke thënë se një luftë shpërtheu rreth kamionëve në të cilët palestinezët plaçkitën furnizimet.
"Gjatë incidentit, dhjetëra Gazanë u plagosën në përplasje. Ne qëlluam",-thuhet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar përgjigjie nga Izraeli për masakrën e ndodhur ditën e sotme në Gaza ku 104 persona që po prisnin ndihmat humanitare u vranë nga bombardimet e dronëve ndërsa mbi 700 të tjerë u plagosën.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheu Miller, në një deklaratë për shtyp tha se SHBA-të po marrin informacione dhe po monitorojnë veprimet e Izraelit në ngjarjen e sotme.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka mohuar të ketë hapur zjarr ndaj turmave të njerëzve në Rripin e Gazës të cilët po prisnin ndihmat humanitare.
Flamuri i Jordanisë
Jordania ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj njerëzve që ishin në radhë për ndihmë në Gaza, i cili la të paktën 104 të vdekur dhe 760 të plagosur mëngjesin e sotëm.
“Ne dënojmë sulmin brutal nga forcat pushtuese izraelite ndaj grupit të palestinezëve që presin të marrin ndihmë në rrethrrotullimin Nabulsi pranë rrugës Al-Rashid në Gaza”,- tha Ministria e Jashtme jordaneze në një deklaratë.
Palestina kishte nevoje per pak DEMOKRACI
PërgjigjuKam respeky per isralianet rraca numer 1 ne bot po jo tr populli i shkret ca faji kan ata sngopin barkun me buk kercitjani hamasit po su doli dufi leshoni ndonje ketej nga surreli ose nga like floriri basha sala kshu shpetoni dhe nje popull ketej nga hamasi i vet
PërgjigjuO soros hamasi Isis e ku di un jan te gjith ne sherbim te izraelet Cdo gje u be e para pregatitur per te debuar palestinezet nga gaza Dhe pastaj te behet kanali numer 2 i suezit qe do kaloj ne gaza Gaza eshte penges per ngritjen e ketij kanali nga deti i kuq ne mesdhe
Israeli dhe USA po I tregojne botes se kush jane ne te vertete.
PërgjigjuEshte gjenocid alla demokrat
Përgjigju