Një muaj nga nisja e luftës në Rripin e Gazës, Rama: T’i jepet fund këtij konflikti para se të dalë jashtë kontrollit, armëpushim urgjent dhe të lirohen pengjet
Kryeministri Rama dhe pasojat e luftës në Rripin e Gazës
TIRANË-Ditën e sotme shënohet një muaj që prej nisjes së luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. Kryeministri Edi Rama thotë se është thelbësore që t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit. Në një postim në rrjetin e tij social ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria mbështet thirrjen e Biden për një armëpushim urgjent.
Kreu i qeverisë bën edhe njëherë të qartë se në këtë luftë janë në krahun e Izraelit, ndërsa shpreh shqetësimin për vuajtjen e civilëve dhe shkatërrimit në Gaza.
Rama sugjeron se në këmbim të armëpushimit, Liga Arabe dhe Turqia duhet sigurojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa bën me dije se së shpejti do të jetë në Paris për të diskutuar me liderët botëror në Forumin e Paqes për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t'i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama.
Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij
24 Nëntor, 07:55
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
Bej gati dorheqjen se nuk ke cfare i duhesh me shtetit shqiptar
PërgjigjuPo ku je Lider Hyjnor, shpëtimtar i Shqipërisë, Ballkanit dhe gjithë Europës. Fjalët e tua me peshë si shkëmbi, veprat e tua më vlerë si ari dhe dija e jote me ndikim si forca e universit.
Përgjigju"Lideri Global " : Lideri Planetar : "Lideri Botëror" : "Lideri Hyjnor" : Lider LESHI !! PSIKOPAT dhe NDYRÊSIRË ANTI SHQIPTARE , që i merr Vendimet pa dëgjuar POPULLIN SHQIPTAR !! O SKIZOFREN , O PSIKOPAT NUK ështê SHQIPËRIA ÇIFLIGU jot , apo i Sali Krimit dhe Like HAJDUTIT të LesheLisë !!!! Nuk ta ka lënë as Kristaqi dhe as jot ëmë !!! Shqipëria është e SHQIPTARËVE si : ISMAIL QEMALI , LUIGJ GURAKUQI , FAN NOLI , HASAN PRISHTINA etj etj etj . Sali + Edvin + Like = HAJDUTË , KRIMINELË , TRADHTARË , GRABITQARÊ , FUNDËRRINA dhe KRYE KUSARË
PërgjigjuPasi i dhe zgjidhje krizes se mesdheut duke marre te gjithe afrikanet ne Shqiperi, tani do zgjidhesh edhe krizen e Lindjes se Mesme! Lum ne per ty o LIDER BOTEROR! Qe ja marsh te gjitha te ligat ketij vendi o maskara qe po e shkombtarizon! Mallkuar qofsh!
Përgjigju