Pasi Izraeli lëshoi ditën e djeshme (1korrik) një urdhër evakuimi për palestinezët në Khan Younis, kjo zonë u vu sërish në shënjestër mëngjesin e sotëm nga ushtria izraelite.
Të paktën 8 persona vdiqën dhe më shumë se tridhjetë të tjerë u plagosën. Ata u dërguan në spitalin Nasser, thanë punonjësit shëndetësorë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Një gazetar dhe dëshmitarë të AFP-së raportuan për një mori sulmesh izraelite si në zonën jugore të Gazës ashtu edhe në Rafah. Pas nisjes së një ofensive tokësore më 27 tetor të 2023 në Rripin verior të Gazës, ushtria izraelite u zhvendos gradualisht në jug, duke urdhëruar evakuimin e zonave të synuara.
Më 7 maj, ajo nisi një operacion tokësor në Rafah, më pas u prezantua si faza e fundit e luftës kundër lëvizjes islamike Hamas, duke shtyrë një milion palestinezë të largoheshin, sipas Kombeve të Bashkuara.
Por në javët e fundit, luftimet janë intensifikuar sërish në disa rajone që ushtria pretendonte se i kontrollonte, veçanërisht në veri, ndërsa ofensiva vazhdon në Rafah.