Lufta në Siri, 23 të vdekur për shkak të sulmeve ajrore ruse në Idlib

Lufta në Siri, 23 të vdekur për shkak të sulmeve ajrore ruse në Idlib

Kanë rifilluar bombardimet e aviacionit rus dhe regjimit të Damaskut kundër Idlib, rajoni i fundit sirian i cili ndodhet ende në duart e revoltuesve rebelë, në veri-perëndim të vendit.

Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut, në orët e fundit 23 njerëz vdiqën dhe 30 u plagosën rëndë nga sulmet me bomba. Midis viktimave, janë shtatë njerëz të së njëjtës familje, përfshirë një fëmijë, të vrarë në fshatin Talmenas. Ndërsa në Badana, një grua dhe tre vajzat e saj si dhe një akvivist i Helmetave të Bardha humbën jetën.

Pothuajse e gjithë krahina e Idlib është nën kontrollin e xhihadistëve të grupit Hayat Tahrir Al-Cham ish degë siriane e Al Kaedës. Në fshatin Maasaran, bombat ranë në një treg ku gjetën vdekjen 6 civilë.

Nga fundit të prillit e deri në fund të gushtit, provinca u bombardua masivisht gjë që shkaktoi mijëra vdekje mes civilëve dhe arratisjen nga kampet e improvizuara të rreth 400 mijë refugjatëve.

Bashar Al-Asad tha se beteja e Idib është çelësi për t'i dhënë fund luftës në Siri.

Ndërkohë, 11,000 civilë kanë ikur në 48 orët e fundit pas shtrëngimit të sulmeve ajrore ruse dhe qeveritare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit