Lufta në Siri/ Ekspertët e OKB në terren, ka raportime për përdorim të armëve kimike. Erdogan: Do rifilloj sulmet nëse kurdët nuk tërhiqen

Ndërsa mijëra civilë në veri të Sirisë po përpiqen të shpëtojnë nga konflikti, marrëveshja për armëpushim 5 ditorë është tendosur nga episode sporadike. Ka raportime për sulme ajrore dhe se artilerie turke ka vazhduar të godasë pozicionet e luftëtarëve kurdë, vendbanime civile dhe spitale.

Flitet se shumë prej të plagosurve kanë në trup shenja të përdorimit të mundshëm të fosforit të bardhë nga ushtria turke. Ekspertët kimikë të OKB tashmë ndodhen në terren për të grumbulluar informacion dhe hetuar për këtë çështje.

Forcat Kurdo-Siriane gjithashtu pretendojnë se kanë rrëzuar një helikopter turk midis Raqqa dhe kufirit me Turqinë. Duke folur në Stamboll, Presidenti Erdogan kërcënoi se do të rifillojë ofensivën para afatit 5 ditorë, nëse kurdët e Njësive të Mbrojtjes Popullore, nuk do të braktisin zonën e sigurisë prej 30 kilometrash nga kufiri i Turqisë Koalicioni kurdo-sirian e ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga amerikanët dhe dakorduar nga turqit, por ende nuk ka hequr infrastrukturën ushtarake.

Larg garantimit të një zgjidhjeje politike për konfliktin, marrëveshja midis Trump dhe Erdogan, për shumë analsitë ushtarak është një ndihmë për projektet gjeopolitikë të Ankarasë, e cila synon të vendoset në veri të Sirisë duke shuar aspiratat për rilindjen e Kurdistanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Çmimi i strategjisë së luftës, fëmijë ndoshta të djegur nga fosfori i bardhë

Mes kaosit të Sirisë veriore, ka raportime në rritje se fosfori i bardhë mund të jetë përdorur nga forcat turke në ofensivën e tyre kundër kurdëve. Kimikati mund të hidhet me aeroplan ose përmes artilerisë dhe reagon me lagështinë e trupit duke shkaktuar  lëndime aq të tmerrshme sa ndalohet përdorimi i tij në zonat e banuara, sipas konventës së Gjenevës për Armët Kimike.

Plagët e 5 vjeçarit Jumma Al Zamo, të dyshuara se janë shkaktuar nga armët kimike, me përnërje ndoshta të fosforit të bardhë, akuzojnë ‘strategët e luftës’.

Në korridoret e spitalit të Al-Hasakah ndodhet një poster në të cilin shkruhet, 'Gjëja më e bukur në botë është buzëqeshja e një fëmije'.

Në një dhomë aty pranë shtrihet pesë vjeçari Jumma Al Zamo. Ajo mund të buzëqesh përsëri, nëse do të mbetet gjallë.

Fytyra e tij është e zbehtë dhe trupi i mbështjellë me fashë të bardhë

Po çfarë ka ndodhur me të?

Babai i tij, një fermer i thjeshtë, nuk është i sigurt.

"Turqit po bombardonin rreth e rrotull nesh në atë kohë," thotë ai. 'Papritmas pashë djalin tim që ishte në ‘veshur’ me zjarr'.

Mjekët që kurojnë djalin e vogël thonë se ai u soll në vrima në trup dhe djegie. Sistemi i tij nervor është prekur gjithashtu. ‘Ne besojmë se këto simptoma janë shkaktuar nga një armë e veçantë që nuk kemi parë më parë, ndoshta fosfori’.

Ora 12:26
Donald Trump: Kurdët duan zgjidhje përfundimtare në Siri dhe janë të kënaqur me marrëveshjen

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kurdët duan 'zgjidhje përfundimtare' në Siri dhe duke iu referuar marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Zëvendës Presidenti Mike Pence, tha se “quajeni çfarë të doni”.

'Ne po bëjmë shumë, shumë mirë me Turqinë. Ka një armëpushim, ose pauzë, ose çfarëdo që dëshironi ta quani atë, 'u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përdori fjalët 'zgjidhje përfundimtare' për një konflikt ku turqit po akuzohen për spastrim etnik kundër kurdëve, një grup i madh, kryesisht mysliman që jeton në rajon.

Ai gjithashtu pohoi se kurdët ishin të kënaqur me marrëveshjen, për të cilën ata ende nuk janë pajtuar zyrtarisht dhe nuk kanë luajtur asnjë rol në negociata.

'Ndonjëherë duhet të kalojmë disa dhimbje para se të marrim një zgjidhje të mirë. Por kurdët janë shumë të lumtur për këtë. Edhe Presidenti Ergodan në Turqi është i kënaqur me të,'-pohoi Trump.

Presidenti gjithashtu duke u mburur tha se "procesi i madh" po bëhet realitet pas paralajmërimit që ai i bëri presidentit turk.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja