Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus

Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus

Abu Mohammed al-Jolani, që tashmë prezantohet me emrin Ahmed al-Sharaa, kreu i grupeve HTS

Abu Mohammed al-Jolani, udhëheqësi i ish-grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham (HTS) që përmbysi presidentin sirian Bashar al-Assad, njoftoi se forcat opozitare në vend do të shpërbëhen dhe luftëtarët e tyre do të bashkojnë forcat me ushtrinë e rregullt.

"Fraksionet do të shpërbëhen dhe luftëtarët do të trajnohen për t'u bashkuar me radhët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjithë do t'i nënshtrohen ligjit", tha Jolani, i cili tani përdor emrin e tij të vërtetë Ahmed al-Sharaa, në Telegram, raportuan mediat arabe. Në Damask mësohet se ka mbërritur tashmë edhe një delegacion francez.

Gjithashtu Kreu i koalicionit të dominuar nga islamistët që mori pushtetin në Siri, njoftoi një ditë më parë (16 Dhjetor) se grupet do të "shpërndahen" dhe luftëtarët e tyre do të integrohen në ushtrinë e fuqisë së re që përmbysi Bashar al-Asad, raporton media.

"Grupet do të shpërbëhen dhe luftëtarët do të përgatiten për t'u bashkuar me radhët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjithë do të jenë nën ligj".

Abu Mohammed al-Jolani, tha edhe se një "kontratë sociale" midis shtetit dhe të gjitha feve në vend ishte e nevojshme për të siguruar "drejtësi sociale".

“Siria duhet të mbetet e bashkuar dhe duhet të ketë një kontratë sociale midis shtetit dhe të gjitha feve për të garantuar drejtësinë sociale”, u shpreh Jolani.

Nga ana tjetër, raportohet nga transmetuesi saudit Al-Arabiya, se "forcat ruse në portin e Tartus po përgatiten të tërhiqen dhe të largohen nga Siria brenda disa orësh". Ditët e fundit disa media kishin raportuar se Rusia po reduktonte praninë e saj në vend, pas rënies së presidentit Bashar Assad, një aleat i Moskës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL

Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL