Një tjetër shqiptar besohet të jetë vrarë gjatë luftës në Siri. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Maqedonia, nga një fshat i Strugës, me shtetësi austriake dhe që ka jetuar prej vitesh në Austri dhe në vendet e Lindjes së Mesme, raportojnë mediat Maqedonase
 
Mediat shkruajnë se familjarët janë lajmëruar për vrasjen e djalit të tyre, por nuk dihet se në ç'rrethana ka humbur jetën.

Edhe policia ka informuar se është vrarë një shqiptar, që ka jetuar dikur në një fshat të Strugës, i cili kishte hequr dorë prej vitesh nga shtetësia e Maqedonisë.

"Këto burime nuk saktësojnë rrethanat dhe vendin ku është vrarë shqiptari nga Struga, por konfirmojnë me siguri të lartë se ai është vrarë dhe tashmë familja e viktimës është informuar për këtë ngjarje. Në rrugë jozyrtare ky informacion konfirmohet edhe nga burimet policore, nga ku behët e ditur se personi në fjalë prej disa vitesh ka hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë dhe ka jetuar në Austri, si dhe në Siri ku edhe ka krijuar një familje të re" shkruan portali maqedonas.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)