Lufta/ Macron: Ukraina duhet të autorizohet të godasë Rusinë me armët tona! Putin: Me trupat perëndimore në Kiev, lufta botërore do të afrohej

Lufta/ Macron: Ukraina duhet të autorizohet të godasë Rusinë me armët tona! Putin: Me trupat perëndimore në Kiev, lufta botërore do të afrohej

Macron dhe Scholz

Liderët e Francës dhe të Gjermanisë kanë thënë të martën se Ukraina duhet të lejohet t’i godasë zonat ushtarake brenda Rusisë, prej të cilave forcat ruse po qëllojne raketa drejt tokës ukrainase.

Megjithatë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, thanë se caqet e tjera brenda Rusisë nuk duhet të goditen nga Ukraina.

Scholz argumentoi se përdorimi i raketave të furnizuara nga perëndimi në Ukrainë duhet të vazhdojë të bëhet ‘brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar’, i cili ‘deri më tani ka funksionuar mirë'.

Nga ana tjetër presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin më herët të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luajnë me zjarrin duke kërkuar që Ukraina të lejohet t’i përdorë armët e Perëndimit për ta sulmuar territorin rus.

Kjo, sipas Putinit, do të nxiste konflikt global.

“Ne e mbështesim Ukrainën dhe nuk duam përshkallëzim. Kjo nuk ka ndryshuar”, tha Macron gjatë një konference të përbashkët me Scholzin në Meseberg, Gjermani.

Ushtarët e parë francezë do të shkelin zyrtarisht së shpejti në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur kreu i forcave të armatosura të Kievit, Alexander Syrsky, i cili njoftoi një marrëveshje me Parisin për dërgimin e ‘instruktorëve’.

Por është e pashmangshme që, pas skenarëve për një dislokim të trupave perëndimore të evokuara vazhdimisht nga presidenti Emmanuel Macron, lajmet ushqejnë frikën për një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Moskës, shoqëruar me ftesën e drejtuar me këmbëngulje nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg vendeve anëtare, për t’i dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur territorin rus me raketat që ata furnizuan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Macron: Ukraina duhet të autorizohet të godasë Rusinë me armët tona

Foto: Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Presidenti i Francës Emmanuel Macron së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Meseberg, në veri të Berlinit kanë deklaruar se Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet ushtarake brenda Rusisë, ku forcat ruse po godasin me raketa drejt tokës ukrainase. 

Megjithatë, të dy liderët thanë se caqet e tjera brenda Rusisë nuk duhet të goditen nga Ukraina.

“Ne e mbështesim Ukrainën dhe nuk duam përshkallëzim. Kjo nuk ka ndryshuar. Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata që t’i neutralizojnë zonat ushtarake nga të cilat po shkrepën raketat; zonat ushtarake prej të cilave po sulmet Ukraina. Por ne nuk duhet t’i lejojmë ata t’i godasin caqet e tjera në Rusi, as zonat e tjera ushtarake e civile në Rusi”, tha Macron.

Nga ana tjetër Scholz tha se është dakord me Macronin dhe se Ukrainës i lejohet ta mbrojë veten përderisa i respekton kushtet e vendeve nga të cilat furnizohet me armë.

“Ukraina e ka çdo mundësi me ligj ndërkombëtar për atë që po e bën. Kjo duhet të theksohet. M’u duket e çuditshme kur disa njerëz argumentojnë se ajo nuk duhet të lejohet ta mbrojë veten dhe të ndërmarrë veprime të përshtatshme për këtë”, tha Scholz.

Ora 17:27
Putin: Pasojat serioze nga përdorimi i raketave kundër nesh

 

Përdorimi i raketave perëndimore për të goditur në territorin rus do të sjellë "pasoja serioze". Kështu ka thënë Presidenti Vladimir Putin. Këto raketa, shton Putin, do të drejtohen nga personeli i NATO-s, sepse përdorimi i tyre kërkon "informacione inteligjente satelitore" që vetëm Aleanca ka në dispozicion.

"Vendet evropiane, veçanërisht ato me territor të vogël dhe me një dendësi të lartë popullsie, duhet të kuptojnë se çfarë rrezikojnë para se të flasin për sulme në territorin rus," thekson presidenti.

Ora 09:52
FSB: NATO po përgatitet për sulme bërthamore kundër Rusisë

1716882892_ushtrianato.JPG

‘NATO po kryen stërvitje për sulme bërthamore kundër territorit rus pranë kufirit’, tha gjenerali Vladimir Kulishov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Kufitare të Federatës (FSB) në një intervistë me Ria Novosti me rastin e stërvitjes kufitare të NATO-s.

‘Aktiviteti i inteligjencës së NATO-së po rritet pranë kufirit rus, intensiteti i trajnimit po rritet, skenarët e operacioneve kundër Federatës, përfshirë sulmet bërthamore, janë duke u përpunuar’, tha ai.

Kulishov tha se një situatë e tillë kërkon marrjen e masave të duhura.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 28/05/2024 17:29

    Shpresoj qe sa ma shpejte te filloj lufta me arme berthamore ,pse deri me sot asnji vend nuk u mundua qe te krijoj nji paqe dhe popullin nuk e ndegjon askush pra le te fillon neve te varferit dote zhdukemi por edhe pasaniket dote zhduken nga uria dhe dalngadale ,kjo nuk eshte nji bote demokratike por fashiste e udhehequr nga demokratet demagoge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi