Rusët mbajnë 400 pengje në spitalin e Mariupolit! Negociatat rinisin nesër, Kievi: Ka hapësirë për kompromis! Mbërrijnë në Kiev 3 kryeministra të BE! NATO mblidhet më 24 mars

Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë javën e ardhshme në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, ku do të diskutohet për luftën në Ukrainë. Ndërkohë për luftën ka patur një reagim nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka deklaruar se Ukraina nuk po përpiqet të gjejë një zgjidhje që të pranohet nga të dyja palët. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në parlamentin e Otavës ku i tha drejtpërdrejtë kryeministrit kanadez Justin Trudeau se sanksionet që kanë marrë ndaj Rusisë nuk e kanë ndalur luftën.

Rusia iu është kundërpërgjigjur sanksioneve të SHBA-së, ku ka vendosur sanksione personale ndaj presidentit amerikan Joe Biden, sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s William Burns.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 20-të të saj dhe sulmet duket se nuk kanë të ndalur. Megjithatë ngjarjet tashmë mund të marrin një rrjedhë tjetër, pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ata duhet të pranojnë se nuk mund të anëtarësohen në NATO. Kjo është një nga kërkesat e Rusisë dhe do t'i hapte rrugë një marrëveshje mes dy vendeve.

Në një kohë kur Kievi është 36 orë në shtetrrethim kanë mbërritur tre liderët evropianë, Kryeministri i Polonisë, Sllovenisë dhe ai i Republikës Çeke.

"Ne duhet të ndalojmë tragjedinë që po ndodh sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Jaroslaë Kaczynski, kryeministrat e Republikës Çeke Petr Fiala dhe Sllovenisë Janez Jansa, jemi në Kiev," shkroi kreu i qeverisë polake Mateusz Morawiecki.

Sulmet ruse kanë vrarë fotoreporterin e Fox News, Pierre Zakrzeëski, 55 vjeç dhe gazetaren ukrainase Alexandra Kurshinova. Ata ndërruan jetë si pasojë e një shpërthimi afër Kievit, ndërsa ka mbetur i plagosur i Fox News Benjamin Hall. Kujtojmë që nga sulmet ruse ka mbetur i vrarë edhe gazetari Brent Renaud, i cili kishte punuar më parë me New York Times. Ai ishte fitues i çmimit 'Pulitzer' në gazetari.

NATO është e shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike në një sulm "flamur të rremë" si pjesë e pushtimit të saj në Ukrainë. Paralajmërimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Po ashtu Britania e Madhe paralajmëroi se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike, e ndërsa SHBA shtoi dyshimet se Kina mund të ndihmojë Rusinë. Por vetë Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i hodhi poshtë këto pretendime dhe këmbënguli se vendi i tij " nuk është palë" në luftën e Rusisë me Ukrainën.

Gjatë natës Kievi është bombarduar nga Rusia, ndërsa autoritete në Ukrainë thonë se sulmet kanë ndodhur edhe nga Bjellorusia. Raketat kanë sulmuar ndërtesat e banimit në Kiev, ndërsa sot pritet të vazhdojnë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës përmes videokonferencës. Negociatat u zhvilluan edhe një ditë më parë por ende nuk rezultate konkrete.

Çmimi i naftës ka rënë në 100 dollarë për fuçi, e kjo nga shpresat se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë mund të japin fryte më të mira. BE-ja ka miratuar grupin e katërt të sanksioneve, e cila synon "individët dhe subjektet e përfshira në agresionin kundër Ukrainës", si dhe sektorë të ekonomisë ruse. Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka pezulluar licencat e dhjetëra linjave ajrore ruse, duke përfshirë linjat ajrore më të mëdha ruse si Aeroflot, S7, Volga-Dnipro, Ural Airlines, Azur dhe të tjerë.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Zelensky takon 3 kryeministrat e dërguar nga BE: Rusët menduan se popullsia do t'i priste me kënaqësi

Në një takim në Kiev, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky informoi kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki, kryeministrin e Republikës Çeke Petr Fiala dhe kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha për agresionin rus dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

"Sa për armët kjo situatë, që kemi tani, është e rrezikshme. Në përgjithësi, është e rrezikshme në vend. Ne përulemi para jush për këtë vizitë. Sot, për shembull, disa lagje banimi në Kiev u granatuan. Ata gjuajnë në të gjitha territoret, në Ukrainën perëndimore, në rajonin e Lviv”, tha Zelensky.

Ai u tha zyrtarëve të huaj se rusët ndoshta mendonin se njerëzit do t'i prisnin me kënaqësi. Atyre iu duk se një përqindje e caktuar e popullsisë do t'i mbështeste.

Zelensky gjithashtu informoi se në mesin e trupave ruse në Ukrainë kishte përfaqësues të vendeve të tjera.

"Ata flasin një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Domethënë janë marrë ose nga Siria ose nga diku tjetër," shtoi ai.

 

Ora 22:17
SHBA: Nuk ka përparim të dukshëm të forcave ruse

Pentagoni ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bëjnë pak përparim në Ukrainë, 20 ditë pas nisjes së pushtimit. Mirëpo disa qytete të mëdha po përballen me bombardime të mëdha, sipas një zyrtari të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Një konvoj me trupa ruse vazhdon të jetë 20 kilometra larg Kievit, ku, sipas zyrtarit, civilët po përballen me më shumë sulme. Rusët vazhdojnë të hasin në rezistencë për të marrë Harkivin – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe Mikollaivin, qytetin jugor afër Detit të Zi.

Megjithatë, forcat pushtuese kanë izoluar Çernihivin në veri dhe Mariupolin në juglindje, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina është duke punuar për të mbajtur të hapura linjat e komunikimit me liderët lokalë.

Sipas këtij zyrtari amerikan, rusët dhe ukrainasit kanë shfrytëzuar 90 për qind të fuqisë së tyre ushtarake. Më shumë armë të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara pritet të dërgohen në Ukrainë në 24 orët e ardhshme, ka thënë ai.

Ora 22:05
Sekretari amerikan i Shtetit: Putini do të përgjigjet për bombardimet çnjerëzore

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ripërsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin ukrainas dhe përkushtimin për ta bërë Putinin të mbajë përgjegjësi për bombardimet e tij çnjerëzore dhe të pajustifikuara të Ukrainës.

Ora 21:06
Negociatat Ukrainë-Rusi rinisin nesër! Kievi: Ka hapësirë për kompromis

1647374855_16472557781647255270bisedime.jpg

Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë nesër. Lajmin e ka dhënë Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak.

“Proces shumë i vështirë i negociatave. Ka kontradikta, mirëpo ka hapësirë për kompromise”, ka thënë ai.

Rundi i së martës, bashkë me disa runde tjera nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës. Kremlini, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare.

Ora 21:04
Kompanitë e ilaçeve nisin të largohen nga Rusia

1637071885_pfizer.JPG

Një listë në rritje e kompanive të Perëndimit për prodhim të ilaçeve janë duke u larguar nga Rusia, teksa pushtimi rus hyn në javën e tretë. Novartis ka pezulluar të gjitha investimet dhe aktivitetin e saj, si dhe do të bëjë donacion tre milionë dollarë për organizata të ndryshme joqeveritare. Eli Lilly ka thënë se ka ndalur investimet, promocionet dhe testimet klinike, si dhe eksportimin e ilaçeve jo të domosdoshme. AbbVie, Bayer, Bristol Myers Squibb, Pfizer dhe Sanofi kanë njoftuar po ashtu se do të ndalin operacione të caktuara në këtë shtet.

 

 

Ora 20:47
Blofi i liderit çeçen Kadyrov, ndodhet në Grozny

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili në orët e fundit kishte deklaruar se ishte afër Kievit për të marrë pjesë në ofensivën ruse, tani ndodhet në Çeçeni, në Grozni, ku sot takoi sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev. Këtë e tregojnë pamjet e publikuara nga mediat vendase.

Ora 20:30
Biden firmos dokumentin, 13 miliardë dollarë për Ukrainën

1642155252_1641930554biden.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden ka firmosur vendimin për t'i dhënë 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën.

"Me këtë financim të ri, ne po lëvizim urgjentisht për të rritur më tej mbështetjen për popullin e guximshëm ukrainas ndërsa mbrojnë vendin e tyre," tha ai, duke shtuar më vonë: "Lufta ka bashkuar botën liridashëse".

Ora 18:53
Ministri i Jashtëm turk do të shkojë në Moskë dhe Kiev

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë bisedime nesër në Moskë dhe të enjten në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve ndërmjetësuese të Ankarasë në luftën Rusi-Ukrainë. Lajmi është bërë me dije nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ora 18:39
Mbërrijnë në Kiev tre liderë evropianë, kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kanë mbërritur në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kreu i qeverisë polake, Mateusz Moraëiecki, duke nënvizuar se “kjo luftë është rezultat i tiranit mizor që sulmon civilët e pambrojtur, duke bombarduar qytete dhe spitale në Ukrainë!”.

"Ne duhet të ndalojmë tragjedinë që po ndodh sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Jaroslaë Kaczynski, kryeministrat e Republikës Çeke Petr Fiala dhe Sllovenisë Janez Jansa, jemi në Kiev," shkroi Morawiecki.

Ora 18:24
Nënkryetari i Bashkisë Mariupol: Rusët kanë peng 400 mjekë dhe pacientë në spitalin që bombarduan

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka folur për BBC në lidhje me lajmin se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit.

"Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh... dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje," tha ai.

"Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donjeckut e ka konfirmuar këtë informacion. Ne morëm informacion se atje janë 400 njerëz."

Ora 18:15
Biden do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO në Bruksel

1642782314_biden.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të jashtëzakonshëm të NATO, të planifikuar për javën e ardhshme në Bruksel.

Ora 17:24
Putin: Ukraina nuk dëshiron të gjejë një zgjidhje

1647136247_1646564550d9gktnk8vladimirputinafp650625x30012December21.jpg

Ukraina nuk po përpiqet seriozisht të gjejë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Këtë e deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, sipas raporteve nga Kremlini, të cituara nga agjencia Bloomberg, duke iu referuar bisedës me Presidentin e Këshillit Europian, Michel.

Ora 17:07
Rusia largohet zyrtarisht nga Këshilli i Evropës

 Rusia është larguar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e lajmeve 'Tass', por nuk bëhen me dije të tjera detaje.

Ora 16:54
Zelensky flet në Parlamentin e Kanadasë: Sanksionet nuk i japin fund luftës! 97 fëmijë janë vrarë

"Sanksionet që keni vendosur nuk e kanë ndalur luftën”. Kështu tha presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky në parlamentin e Otavës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit kanadez Justin Trudeau . "Ne ju kërkojmë të ndaloni bombat dhe ju "shprehni shqetësimin tuaj të thellë dhe na kërkoni të rezistojmë edhe pak? Justin, a mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë për fëmijët tuaj të dëgjojnë bombardimet në orën 4 të mëngjesit çdo ditë? Të shihni qytetet tuaja të shkatërruara? Njerëzit tuaj vdesin? Imagjinoni sikur dikush të pushtonte Vankuverin siç po bëjnë me Mariupolin, të mbetur pa ujë, ushqim, energji elektrike. Nëntëdhjetë e shtatë fëmijë janë vrarë nga forcat ruse që nga fillimi i luftës”, tha ai.

Ora 16:45
Organizata për të drejtat e njeriut: Trupat ruse morën peng stafin dhe pacientët në spitalin e Mariupolit

Trupat ruse morën peng stafin dhe pacientët e Spitalit Rajonal të Kujdesit Intensiv të Mariupolit. Kjo është raportuar nga organizata ukrainase për të drejtat e njeriut, Media Human Rights Initiative (Mhri). Organizata thuhet se është kontaktuar nga disa banorë të cilët kanë raportuar se spitali është i pushtuar nga trupat ruse. Sipas tyre, stafi dhe pacientët po mbahen peng ndërsa një dëshmitar raportoi se ushtarët rusë kanë detyruar gjithashtu civilë të tjerë të rigrupohen në spital.

Ora 16:39
Rusët po vrasin gazetarë në Ukrainë, humbin jetën në një sulm fotoreporteri i 'FOX News' dhe gazetarja ukrainase! Korrespondenti i plagosur rëndë

Fotoreporteri i Fox News, Pierre Zakrzewski, 55 vjeç është vrarë në Ukrainë. Lajmi u bë me dije nga ‘Fox News’, ku thuhet se Zakrzewski vdiq dje në të njëjtin shpërthim afër Kievit ku u përfshi korrespondenti Benjamin Hall, i cili mbeti i plagosur.

Një producente dhe gazetare ukrainas, Alexandra Kurshinova, u vra gjithashtu në sulm, ndërsa korrespondenti i ‘Fox News’, Benjamin Hall u plagos rëndë. Gazetarit Hall si pasojë e sulmit i është prerë këmba.

Sipas raporteve nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, tre reporterët ishin në makinën e tyre pranë fshatit Gorenki, në rajonin e Kievit. Ata u goditën nga një predhë mortaja.

“Me trishtim të madh dhe me zemër të rëndë ne ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski”, u shkroi punonjësve të martën në mëngjes shefja ekzekutive e Fox News, Suzanne Scott. “Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë.”

Ai kishte raportuar nga Ukraina që nga shkurti dhe ishte me korrespondentin Benjamin Hall “kur automjeti i tyre u godit nga zjarri”, tha Scott.

Zakrzewski ishte një fotoreporter veteran i luftës i cili kishte “mbuluar pothuajse çdo histori të brendshme për Fox News nga Iraku në Afganistan në Siri. Talentet e tij ishin të mëdha dhe nuk kishte asnjë rol që ai të mos e ndihmonte në fushë – nga fotograf në inxhinier tek redaktori e producenti – dhe ai e bëri të gjitha nën presion të jashtëzakonshëm me aftësi të jashtëzakonshme. Ai ishte thellësisht i përkushtuar për të treguar historinë dhe guximin, profesionalizmi dhe etika e tij e punës ishin të njohura mes gazetarëve në çdo media. Ai ishte jashtëzakonisht popullor – të gjithë në industrinë e medias që kanë mbuluar një histori të huaj e njihnin dhe e respektonin Pierre ”, tha Scott.

Lidhur me gazetaren Alexandra Kurshinova, Fox News ende nuk ka sqaruar nëse ishte një nga korrespondentet e tyre.

Ndërkohë, një ditë më parë është vrarë edhe gazetari Brent Renaud, i cili kishte punuar më parë me New York Times. Ai ishte fitues i çmimit 'Pulitzer' në gazetari.

Ora 16:11
Nga Biden te Blinken,lista e sanksioneve të Rusisë për zyrtarët perëndimorë

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden. Sanksionet po ashtu do të prekin edhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s William Burns.

Lista e zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia:

Presidenti i SHBA Joe Biden

Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan

Drejtori i CIA-s, William Burns

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki

Daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare

Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Poëer

Djali i Presidentit Biden, Hunter Biden

Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton

Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo

Reta Jo Lewis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit

Ora 16:06
Nga sonte në Kiev shtetrrethim 36-orësh

1647336787_siteofantigovernmentprotestinkievdata.jpg

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas ka njoftuar se nga mbrëmja e sotme do të vendosë një shtetrrethim 36-orësh në qytet.

Ora 15:38
NATO: Rusia mund të ndërmarrë një sulm me armë kimike me një flamur tjetër

NATO është e shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike në një sulm "flamur të rremë" si pjesë e pushtimit të saj në Ukrainë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne jemi të shqetësuar se Moska mund të organizojë një operacion të rremë në Ukrainë, ndoshta me armë kimike”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

Ora 15:35
Zelensky: Kemi dëgjuar që nuk mund të hyjmë në NATO dhe duhet ta pranojmë

1647308526_622b573229341zelensky.JPG

"Ukraina e kupton se nuk është në NATO. Kemi dëgjuar për dyer të hapura për vite me radhë, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të hyjmë në të dhe mbase duhet ta pranojmë këtë." Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në internet në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës në Londër.

Ora 15:17
Agjencia gjermane e sigurisë: Të mos përdoret më antivirusi rus Kaspersky

BSI, Agjencia Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit Teknik, rekomandon "zëvendësimin e antivirusit Kaspersky me produkte alternative".

“Veprimet e forcave të armatosura dhe të inteligjencës në Rusi dhe kërcënimet e nisura kundër BE-së, NATO-s dhe Gjermanisë në konfliktin aktual të armatosur - shpjegon ai - shoqërohen me një rrezik të konsiderueshëm të një sulmi të suksesshëm kibernetik. Një prodhues rus IT mund të kryejë operacione që thyejnë sigurinë, të detyrohet të sulmojë sisteme kundër vullnetit të tij ose të spiunohet pa dijeninë e tij si viktimë e një operacioni kibernetik ose të përdoret si një mjet për të sulmuar klientët e tij.

Gjithashtu në Itali, nënsekretari Gabrielli ngriti problemin e antiviruseve të prodhimit rus në përdorim nga Administrata Publike dhe synimin për t'i zëvendësuar sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Ora 14:48
Kiev-Moskë prej dy orësh në bisedime, Ukraina: Në fokusin tonë mbeten armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse

1647255778_1647255270bisedime.jpg

Ora 13:47
Zelensky i bën sërish thirrje Europës: Na ndihmoni me armë, se po detyrohemi të përdorim ato që vjedhim nga rusët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje Europës për të shtuar furnizimin me armë ndaj Ukrainës.

Apeli i tij u bë gjatë takimit virtual që bëri nga Kievi me drejtuesit e vendeve nordike dhe baltike të Forcave të Përbashkëta Ekspeditore, të mbledhur sot në Londër nga kryeministri britanik Boris Johnson.

“Armët që na jepni në një javë zgjasin 20 orë, jemi të detyruar të ripërdorim pajisjet e vjedhura nga rusët. Duke na ndihmuar, ju do të ndihmoni veten tuaj”, tha Zelensky .

“Ju e dini se çfarë armësh kemi nevojë, të gjithë e dinë", shtoi ai.

Ora 13:41
350 oligarkë të tjerë rusë në ‘listën e zezë’ të Britanisë, mes tyre edhe ish-kryeministri i Rusisë

350 oligarkë të tjerë rusë janë bërë pjesë e “listës së zezë” të Britanisë së Madhe, ndaj të cilëve do të rëndojnë një sërë sanksionesh.

Disa prej personave që do të përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit:

Dmitry Medvedev : politikan rus, i cili ka shërbyer si president i vendit nga 2008-2012 dhe si kryeministër nga 2012-2020.

Andrey Melnichenko : Themeluesi dhe ish-përfituesi i prodhuesit të plehrave EuroChem Group dhe kompanisë së qymyrit SUEK

Petr Aven: Anëtar i rrethit të ngushtë të Vladimir Putinit dhe ish-kreu i bankës më të madhe tregtare të Rusisë

Mikhail Fridman : miliarder rus dhe bashkëthemelues i bankës së lartpërmendur, Alfa-Group;

Sergei Shoigu : politikan rus dhe gjeneral i ushtrisë i cili ka shërbyer si Ministër rus i Mbrojtjes që nga viti 2012;

Ora 12:38
Raundi i katërt, rinisin bisedimet Kiev-Moskë! Delegacionet sërish në tryzën 'online'

1647255778_1647255270bisedime.jpg

Kanë rinisur negociatat me videokonferencë ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë. Lajmi vjen nga një anëtar i delegacionit të Kievit, David Arakhamia, udhëheqës i partisë së Presidentit Zelensky, duke folur për "Ukraynskaia Pravda".

“Bisedimet kanë filluar”, tha ai.

Ora 12:18
65 bombardime në Kharkiv në 24 orët e fundit, nxirret të pajetë nga rrënojat 7 persona

 

Kharkiv është bombarduar 65 herë prej ditës së djeshme. Lajmin e ka bërë me dije Ukrinformduke cituar nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov.

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur mes rrënojave, ndërsa shtoi se luftimet po vijojnë në të gjithë vendin.

 "Gjatë ditës, pushtuesit hodhën dy raketa në pjesën qendrore të Kharkiv. Zona e kryqëzimeve të Gorky Park, Sumy Market, Sumy dhe Dynamivska u godit nga raketahedhësi Smerch. Një djalë 26-vjeçar u vra dhe një grua u plagos rëndë. Sipas Sinegubov, luftimet po vazhdojnë në zonat e Izyum, Balaklia dhe Dergachi. Sipas shërbimit të urgjencës, trupat e 7 viktimave u gjetën nën rrënoja. Të martën është planifikuar të hapet një “korridor i gjelbër” për evakuimin e reparteve të një kolegji psikoneurologjik në Oskol, i shkatërruar praktikisht nga trupat ruse.”, tha ai.

Ora 11:13
Ukraina paralajmëron: Do të ketë sulm ajror në të gjithë territorin

Ukraina ka paralajmëruar se do të ketë një sulm ajror në të gjithë territorin e vendit.

Kjo ishte edhe arsyeja se përse në Kiev u vendos shtetrrethimi prej 36-orësh, në mënyrë që të mbrojë qytetarët e saj nga sulmet ruse.

Ora 11:05
3 milionë refugjatë nga Ukraina

Numri i personave që kanë ikur nga Ukraina vazhdon të rritet dhe arrin pragun e 3 milionë. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 24 shkurti – data e agresionit rus – gjithsej 2,952,026 refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për të kërkuar strehim jashtë vendit. Të dhënat, të përditësuara më 14 mars nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), tregojnë se mbi shumicën dërrmuese të njerëzve që ikin kanë mbërritur në Poloni (pothuajse 1.8 milionë refugjatë). Pasuar nga Rumania (mbi 422,000) dhe Moldavia (pothuajse 340,000).

Ora 10:47
Bombardohet aeroporti kryesor në Dnipro, shkatërrohet pista dhe terminali

Forcat ruse qëlluan në aeroportin kryesor rajonal civil në Dnipro gjatë natës, tha guvernatori i rajonit. Dy raketa goditën terminalin dhe shkatërruan pistën.

Dnipro është një qytet industrial në Ukrainën lindore me më pak se 1 milion njerëz.

Qyteti u shënjestrua me sulme ajrore për herë të parë në fund të javës së kaluar.

Ora 10:32
Kievi nën kërcënimet ruse, vendoset shtetrrethimi për 36-orë

Kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitalj Klitschko, njoftoi se kishte vendosur një shtetrrethim nga ora 20:00 sonte deri në 8 të mëngjesit të së enjtes. Shtetrrethimi do të zgjasë 36-orë.

"Është një kohë e vështirë dhe e rrezikshme", tha ai.

Kujtojmë se ditët e para të fillimit të luftës në Ukrainë, Kievi vendosi shtetrrethimin. Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku i kryeqytetit tha se cilido që kapet në orarin e përcaktuar nga autoritetet do të konsiderohet armik.

Ora 10:22
Muzika një simbol rezistence, gruaja luan piano në shtëpinë e saj të bombarduar nga forcat ruse (VIDEO)

Në një kohë kur ukrainasit braktisin shtëpitë, qytetet dhe vendin e tyre muzika është shfaqur si një simbol rezistence.

Videoja e një gruaje e cila luan për herë të fundit piano në shtëpinë e saj të rrënuar nga bombardimet ruse po bëhet virale.

Teksa ajo luan me sy mbyllur melodinë e saj të preferuar, personi që mban kamerën ne dorë na tregon hapësirën rreth saj e cila nuk i ngjan me një shtëpie.

Ora 10:02
Goditen shkolla dhe spitale, humbin jetën 4 persona! Forcat ruse bombardojnë qytetin Rubezhnoye

Të paktën 4 persona mbetën të vrarë gjatë bombardimeve ruse në qytetin ukrainas Rubezhnoye, në rajonin e Lugansk, i cili goditi një konvikt për studentë të verbër, një spital, tre shkolla dhe objekte të tjera ushtarake.

Kjo u raportua nga “Kiev Indipendent” duke cituar Serhiy Haidai, kreun e administratës ushtarake rajonale të Lugansk në Telegram.

Ora 09:55
FOTO/ Rusët bombardojnë metronë e Kievit

Në një postim në Twitter, autoritetet e metrosë së Kievit kanë publikuar disa imazhe ku shihet se stacioni është dëmtuar.

BBC raporton se shpërthimet me bombat ruse dëmtuan fasadën e stacionit Lukyanivska dhe zyrat e tij.

Lukyanivska është shumë pranë qendrës së Kievit, ndërsa metroja është e mbyllur për shkak të dëmtimit.

Ora 09:42
Zelensky: Rusët kanë pasur tashmë më shumë humbje se në Çeçeni

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, tha se në 19 ditë« ushtria ruse ka pasur tashmë më shumë humbje në Ukrainë sesa në dy luftërat e përgjakshme në Çeçeni”. Në një postim në Telegram, Zelensky siguroi se forcat e Kievit po i shkaktojnë "humbje shkatërruese" armikut: "Së shpejti do të rrëzohen qindra helikopterë, ata kanë humbur tashmë 80 luftëtarë, qindra tanke dhe mijëra armatime të tjera". 

Ora 09:39
Këshilltari Zelensky: Lufta mund të përfundojë deri në maj

"Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë deri në maj". Kështu ka thënë në një video të publikuar nga mediat ukrainase, Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit Zelensky. “Mendoj se jo më vonë se maji duhet të kemi një marrëveshje paqeje, ndoshta edhe më shpejt, do të shohim”, shtoi ai, duke argumentuar se situata “tani është në udhëkryq”. "Ose do të ketë një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe të gjitha, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa sirianë për një raund të dytë dhe, kur t'i kemi shkatërruar edhe ata, një marrëveshje. për mesin ose fundin e prillit”.

Ora 09:38
Mbrojtja ruse: I gjithë rajoni Kerson i pushtuar

Sipas raportit të mëngjesit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtria ruse ka "marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit të rajonit Kherson". Forcat ushtarake - thotë ministria ruse - të Republikës së Donetskut kanë marrë kontrollin e vendbanimit Panteleimonovka. Forcat ajrore ruse "goditën 136 objekte ushtarake ukrainase brenda një dite, tre hangarë u shkatërruan në aeroportin ushtarak afër Kramatorsk, ku kishte katër avionë sulmues ukrainas Su-25, një helikopter Mi-24 dhe pesë helikopterë Mi-8.  

Ora 09:32
Kryeministrat e Polonisë, Çekisë e Sllovenisë shkojnë sot në Kiev

Kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë do të udhëtojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për të pohuar "mbështetjen e paqartë" të Bashkimit Evropian për Ukrainën. Kjo është bërë e ditur nga qeveria polake në një deklaratë.

Mateusz Moraëiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa "do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian, për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Chmygal".

Qëllimi është "të riafirmojmë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe të paraqesim një paketë të plotë masash në mbështetje të shtetit dhe shoqërisë ukrainase", thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen e polakëve.

Ora 08:38
Dita e 20-të e luftës, hapen 4 korridore humanitare! Ukraina: Do të synojnë për më shumë

Evakuimet e civilëve nga qytetet e rrethuara nga trupat ruse vazhdojnë. Ditën e sotme priten të hapen katër korridore humanitare në Sumy, Konotop, Trostianets dhe Lebedyn të cilat priten të jenë aktive nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00.

Megjithatë zëvendëskryeministrja Irina Vereschchuk synon të hapë nëntë korridore humanitare në mënyrë që të evakuohen sa më shumë qytetarë.

Ora 08:16
Bombardime në Kiev, përfshihet nga flakët ndërtesa 9-katëshe

Bombardimet mbi kryeqytetin ukrainas kanë renë mbi një ndërtesë 9-katëshe në lagjen Svyatoshinsky, që siç shihet nga fotografitë e publikuara është përfshirë nga flakët.

Zjarri u shua rreth orës 05:36 me orën lokale, ndërsa ende nuk është raportuar për viktima.

 

Ora 08:00
Natë ferri në Kiev, sirena dhe bombardime mbi kryeqytetin ukrainas, dita e 20 e luftës nis me 2 viktima

 

Natë ferri ishte ajo e djeshme në Kiev, ku sirenat e luftës kanë rënë vazhdimisht.

Në orën 5 të mëngjesit qyteti shpërtheu nga bombardimet, ndërsa mësohet se një ndër objektet e sulmuara ishte rrethi i Podilit. Sipas njoftimeve paraprake janë raportuar të paktën 2 viktimë.

Qyteti ka qenë nën shtetrrethim gjatë gjithë natës. Pak pas orës shtatë të mëngjesit, sirenat u dëgjuan përsëri dhe më pas shpërthimet. Sulmi rus është forcuar ditët e fundit në kryeqytet.

Ora 06:59
Autoritetet ukrainase: 150 ushtarë rusë u vranë pasi u përpoqën të merrnin Mariupolin

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se 150 trupa ruse u vranë pasi u përpoqën të merrnin kontrollin e qytetit jugor.

Autoritetet dje thanë se kishin zmbrapsur një sulm nga forcat ruse.

Përditësimi i fundit pretendon se dy tanke ruse u shkatërruan gjithashtu gjatë luftimeve dhe se disa anëtarë të Forcave të Armatosura Ruse refuzuan të zbatonin urdhrat.

Mariupol po sheh krizën më të keqe humanitare në vend, me banorët që luftojnë për të pasur në ushqim dhe furnizime kryesore, gjithsesi ai mbetet ende nën kontrollin e Ukrainës

Ora 06:41
Zyrtare: Korridoret e evakuimit nga Sumy janë planifikuar për ditën e sotme

Korridoret e evakuimit nga katër qytete në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës do të vendosen sot, sipas një zyrtari lokal, shkruan BBC.

Sipas një postimi në Telegram nga Dmytro Zhyvytsky, kreu i administratës rajonale të Sumy-t, rrugët e evakuimit do të jenë nga qytetet Sumy, Konotop, Trostianets dhe Lebedyn midis orës 09:00-21:00 me kohën lokale.

Sumy, që ndodhet afër kufirit rus, ka qenë subjekt i bombardimeve të rënda nga pushtimi i Rusisë.
 

Ora 06:37
Tato dhe Mama, familja ime në Ukrainë po jeton ditët e vështira nën rrezikun Rus!

Historia prekëse e familjes ukrainase që po jeton tmerrin e luftës!

“Ata nuk janë prindërit e mi, por pas dy vitesh jetese në Ukrainë, ata u bënë Tato dhe Mama ime , që në gjuhën ukrainase do të thotë "babi" dhe "mami"”, kështu shprehet për CNN Mayumi Maruyama,duke treguar historinë e trishtë të rrezikut në të cilin po jeton familja ukrainase që ja hapi derën pesë vite më parë dhe e mikëpriti duke e bërë vajzën,pjesë të familjes së tyre ,tashmë ata po jetojnë nën bombardimet ruse dhe tingujt e granatave.

“Tato, një burrë flokëbardhë në fillim të të 60-ave, më thotë në telefon se mund të shohë shpërthime nga oborri i shtëpisë së tyre në një fshat të vogël jashtë qytetit verior të Chernihiv. Mamaja, e cila është disa vite më e vogël, qan duke më thënë se nuk kanë ujë, nuk kanë energji dhe nuk kanë rrugë të sigurt për t'u larguar”,kjo është situata e vështirë dhe fjalët me të cilat përshkruan Maruyama gjendjen e familjes së saj dhe sfidat me të cilat po përballet.

Forma e tyre e vetme e transportit është një makinë e rrënuar e epokës sovjetike që është aq e ndryshkur sa mund të shohësh tokën që vërshon përmes një vrime në dysheme. Dhe nëna 91-vjeçare e mamasë, Babusya,është aq e brishtë sa rrallë e lë shtratin e saj.

Ukrainasit në disa qytete të tjera kanë mundur të largohen nga shtëpitë e tyre, duke i shpëtuar sulmeve ruse përmes korridoreve të përkohshme të evakuimit, por nuk ekziston asnjë rrugë e sigurt jashtë Chernihiv ose fshatit ku familja e Maruyama-s jeton.

 “Para luftës, ne ndanim rregullisht mesazhe rreth qenve dhe çfarë ushqimi po hanim,ata ishin të magjepsur nga jeta ime jashtë Ukrainës.Më pas, pak më shumë se një javë më parë, Tato më dërgoi një foto të tymit të zi që dilte në ajër nga shpërthimet pranë fshatit të tij,shprehet për CNN Maruyama, Ukraina nuk është i njëjti vend ku kam jetuar për dy vjet nga 2017 deri në 2019 si vullnetare e Korpusit të Paqes. Më pas, bisedat me familjen time pritëse ishin të gjata, duke u ulur në tryezën e kuzhinës me çaj, duke ndarë histori të thjeshta për të korrat e stinës ose punën time me fëmijët.

Tato dhe mamaja nuk kanë fëmijë të tyre. Duke ditur që isha japoneze-amerikane, Tato mësoi fjalë japoneze si "ohayo" që do të thotë "mirëmëngjes". Natën, ne kërcenim me muzikën ukrainase dhe amerikane të viteve '80,ata mendonin se kjo do ta bënte shtëpinë e tyre të ndihej më shumë si shtëpia e tyre.Natën e parë në shtëpinë e tyre, u ndjeva pak në siklet, kështu që Tato hyri në dhomën time me një CD ABBA dhe bëri shenjë sikur të kërcente. Nxora telefonin dhe luajta muzikën, njëra pas tjetrës. Atë natë ne harxhuaminternetin e telefonit të një muaji. Jeta e Tatos dhe mamasë ishte shumë e ndryshme nga jeta ime. Në Los Anxhelos, qyteti ku kisha kaluar pjesën më të madhe të jetës sime të rritur, më zuri gjumi nga muzika e zhurmshme e bareve dhe makinat që tingëllonin. Në Ukrainë, netët ishin aq të qeta sa mund të dëgjoja vetëm zhurmën e hapave të qenit të tyre,”tregon Maruyama për jetën e saj në Ukrainë.

Gjatë javës së parë të luftës,tato dhe mama, po vazhdonin me rutinën e tyre normale zgjoheshin në orën 6 të mëngjesit, ushqenin pulat dhe shkonin në punët e tyre me kohë të pjesshme,dhe kontaktonin regullisht me Maruyaman por me kalimin e ditëve, është bërë akoma dhe më e vështirë kontakti me familjen,ata nuk po i përgjigjen më mesazheve dhe as thirrjeve të vajzës së tyre.
“E vetmja gjë që mund të bëj tani është të shoh nga larg shkatërrimin e vendit të tyre, dhe ndihem e pafuqishme për t’i mbrojtur”,tha për CNN Maruyama.
 

Ora 06:20
Këshilltari i qeverisë ukrainase: Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit

Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t'i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.

"Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje," tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.

Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim.

"Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe, kur t'i mposhtim edhe ata, do të arrihet një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha ai.

Pentagoni kishte pohuar më herët se rusët po përpiqeshin të rekrutojnë sirianë për të luftuar në Ukrainë, edhe pse kjo nuk është verifikuar.
 

Ora 05:55
Bisedimet për paqe, SHBA pesimiste: Nuk shohim asnjë provë nga Putini

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë: "Ne nuk po shohim asnjë provë në këtë pikë që Presidenti Putin po bën për të ndaluar sulmin ose për të mos përshkallëzuar situatën."

Ora 05:32
Pfizer i kalon Ukrainës të gjitha fitimet e saj nga Rusia!

Kompania farmaceutike Pfizer ka vendosur t’i dhurojë të gjitha fitimet e saj në Rusi, Ukrainës në kuadër të mbështetjes humanitare.

Nderkohë që nga kjo kompani ende do të vazhdojë dërgimi i ilaçeve në Rusi,por në valën e saksioneve ndaj Rusisë , Pfizer tha se "do të ndërpresë të gjitha investimet e planifikuara me furnitorët vendas që synojnë të ndërtojnë kapacitete prodhuese në vend."

Ora 05:04
Dy shpërthime të fuqishme në Kiev, media ukrainase: Raketat u lëshuan nga pala bjelloruse

Kanali lokal Ukraine 24 raportoi dy shpërthime të mëdha në periferi perëndimore të qytetit - në lagjen Borshchagovka të Kievit.

Sipas një raporti të kanalit, raketat u lëshuan nga pala bjelloruse, shkruan BBC. Por ky pretendim nuk është verifikuar nga BBC.

Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Kiev, si dhe Odesa në jug, Uman në qendër dhe rajoni Khmelnytsky në perëndim.
 

Ora 04:44
Pushtimi i Ukrainës, shpërthime të mëdha raportohen në Kiev

Sapo ka kaluar ora 05:30 me orën lokale në Kiev, gazetarët në terren në kryeqytet po raportojnë sërish se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha.

Goditjet para agimit nga pala ruse janë bërë tipar "i zakonshëm" i kësaj lufte deri më tani.

Ora 04:32
U dëmtua nga pushtimi rus, rivendoset energjia në centralin bërthamor të Çernobilit

Fuqia e jashtme energjitike është rivendosur në centralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Automatike (IAEA).

Në një deklaratë, IAEA thotë se ndërsa Ukraina raportoi të dielën se termocentrali ishte rilidhur me rrjetin elektrik të Ukrainës, operatori i sistemit të transmetimit Ukrenergo tha më vonë se ai ishte dëmtuar përsëri nga forcat ruse. Megjithatë, energjia u rivendos përsëri.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi tha se çështjet e energjisë në termocentral "nënvizojnë urgjencën" e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës për të rregulluar vendet e tyre bërthamore.

Ora 04:25
Ukraina: Në internet po qarkullojnë informacione false rreth numrit të vdekjeve në Mariupol

Në internet përhapen informacione të rreme për numrin e të vdekurve në Mariupol.

Kjo është raportuar  nga Këshilli i Qytetit të Mariupol, transmeton Ukrinform.

"Informacione të rreme për numrin e të vdekurve në Mariupol janë përhapur në internet. Po, ka informacione të ndryshme për numrin e vdekjeve në Mariupol nga veprimet armiqësore të pushtuesve rusë, nga disa qindra në dhjetëra mijëra. Por sipas informacioneve zyrtare dhe të konfirmuara deri më 14 mars 2022 janë rreth 2357 të vdekur banorë të Mariupolit”, thuhet në informacionin e Këshillit Bashkiak.

Të gjitha të dhënat e tjera në lidhje me këtë nuk janë të vërteta.
 

Ora 04:08
Përmbledhja/ Zhvillimet e fundit, çfarë po ndodh me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit të pushtimit rus në Ukrainë:

Pothuajse të gjitha ofensivat ushtarake ruse mbeten të bllokuara pasi kanë bërë pak përparim gjatë fundjavës, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë të martën, sipas presidentit të Ukrainës.

Një protestues kundër luftës ka ndërprerë lajmet e mbrëmjes në një nga kanalet kryesore televizive të Rusisë. Mësohet se ajo është arrestuar.

SHBA paralajmëroi Kinën se do të kishte pasoja nëse Pekini ndihmon Rusinë.

Mbretëria e Bashkuar do të shpallë sanksione të reja për më shumë se 100 individë me lidhje me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.


 

Ora 03:55
Lufta/ Japonia sanksionon 17 rusë të tjerë për shkak të pushtimit të Ukrainës

Ministria e financave e Japonisë ka ngrirë asetet e disa individëve të tjerë rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ana e shtetit të tyre.

Japonia ka sanksionuar 11 anëtarë të Dumës së Shtetit, një të dhomës së Parlamentit të Rusisë, pesë të afërm të bankierit Yuri Kovalchuk dhe miliarderit Viktor Vekselberg.

Kjo e çon numrin e rusëve që janë shënjestruar nga sanksionet japoneze në 61, tha ministria.
 

Ora 03:39
SHBA e shqetësuar: Rusia po përdor raketa të panjohura më parë që për shmangien e radarëve

Zyrtarët amerikanë besojnë se raketat balistike ruse që lëshohen në Ukrainë janë të pajisura me një pajisje të panjohur më parë që u lejon atyre të shmangin përgjimin, sipas New York Times.

Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar amerikan, The Times raportoi se pajisjet, të bashkangjitura me raketat balistike me rreze të shkurtër Iskander-M, janë secila me një rreth në një këmbë të gjatë dhe përmbajnë pajisje që prodhojnë sinjale radio për të bllokuar zbulimin e radarëve. Për më tepër, çdo pajisje përmban një burim nxehtësie për të tërhequr raketat në hyrje. Zyrtari amerikan i tha The Times se pajisje të ngjashme mendohet janë përdorur në kokat e raketave bërthamore që nga vitet 1970.

 Më herët të hënën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve se Rusia ka lëshuar 900 raketa që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Ora 03:23
U vra në Ukrainë, presidenti Zelensky ngushëllon familjen e gazetarit amerikan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një letër që i ka shkruar familjes së gazetarit amerikan Brent Renaud, i cili u vra në Ukrainë. 

“Me pikëllim të thellë po ju shkruaj për të shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj të dashur, Brent Renaud", shkruan Zelensky.

“Me gjithë guximin dhe vendosmërinë e tij, ai udhëtoi në zonat më të rrezikshme të luftës për të filmuar pamëshirësinë dhe të keqen e paprecedentë, të shkaktuar mbi kombin tonë nga shteti agresor”, shkruan më tej në letër presidenti ukrainas.

Ora 02:56
Vizat speciale, Zelanda e Re do të marrë nga Ukraina 4000 të afërm të qytetarëve të saj

Zelanda e Re planifikon të pranojë 4,000 të afërm të qytetarëve dhe banorëve të Zelandës së Re me origjinë ukrainase, ka njoftuar Ministri i Emigracionit Kris Faafoi.

"Kjo është kategoria më e madhe e vizave speciale që kemi krijuar në dekada për të mbështetur një përpjekje ndërkombëtare humanitare," tha Faafoi.

Nisma do të jetë e hapur për një vit. Aplikantëve të suksesshëm do t'u jepen viza dyvjeçare me të drejta pune dhe fëmijët e tyre do të lejohen të ndjekin shkollat ​​në Zelandën e Re.

Faafoi tha se programi do të lejonte "rreth 1,600 qytetarë dhe banorë me origjinë nga Ukraina  në Zelandën e Re, të sjellin prindërit, gjyshërit dhe vëllezërit e motrat e rritura ose fëmijët e rritur dhe familjen e tyre të afërt që banojnë në Ukrainë, të strehohen të sigurtë këtu".

Rreth 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
 

Ora 02:41
Zelensky: Bota epo e sheh se ushtria ruse ka përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se bota e sheh atë që Rusia po bën në qytetet ukrainase dhe se ushtria e saj ka "përgjegjësi për krimet e luftës".

"Përgjegjësia për krimet e luftës dhe një katastrofe të qëllimshme humanitare në qytetet ukrainase nga ushtria ruse, është e pashmangshme," tha Zelensky gjatë një fjalimi video në Telegram të martën herët.

Rusia, tha ai, do të duhet të përgjigjet për ndërprerjen e korridoreve të evakuimit dhe për veprimet e saj në Mariupol. Kharkiv. Chernihiv. Sumy. Okhtyrka. Hostomel. Irpin.  
 

Ora 02:25
OKB: Lufta në Ukrainë po godet vendet e varfra, po shkakton trazira në mbarë globin

Lufta e Rusisë në Ukrainë po mban "shpatën e Damokleut" mbi ekonominë globale, ka paralajmëruar kreu i Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se vendet e varfra në zhvillim që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimit apo karburantit, tani po shohin se edhe shporta e tyre e bukës po "bombardohet".

Ai tha: "Rusia dhe Ukraina përfaqësojnë më shumë se gjysmën e furnizimit botëror të vajit të lulediellit dhe rreth 30% të grurit në botë. 45 vende afrikane dhe më pak të zhvilluara importojnë të paktën një të tretën e grurit të tyre nga Ukraina dhe Rusia, dhe 18 prej tyre importojnë të paktën 50%. E gjithë kjo po godet më së shumti më të varfërit dhe po sjell paqëndrueshmëri politike dhe trazira në mbarë globin”, shtoi Guterres.

Ora 02:17
Zelensky: Trupat ruse janë "të hutuara", nuk e prisnin një rezistencë të tillë nga Ukraina


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet për paqe me Rusinë, tani në raundin e tyre të katërt, do të vazhdojnë të martën në Turqi. Ai tha se ishte i informuar se bisedimet kanë shkuar "shumë mirë". "Por le të shohim. Ata do të vazhdojnë nesër," shtoi ai.

Më tej shtoi se forcat ukrainase ishin në gjendje të ndihmonin 3,806 njerëz të largoheshin nga rajonet e Luhanskut dhe Kievit të hënën. Një kolonë prej 100 tonësh furnizime ishte ende e bllokuar në Berdyansk, tha ai, në pamundësi për të arritur në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

Zelensky shtoi se trupat ruse ishin "të hutuara" dhe "nuk e prisnin një rezistencë të tillë" nga Ukraina. "Ata ikin nga fusha e betejës. Ata braktisin pajisjet", pohoi ai.

"Ne i marrim dhe i përdorim për të mbrojtur Ukrainën. Sot, trupat ruse janë në fakt një nga furnizuesit e pajisjeve të ushtrisë sonë. Ata nuk mund ta imagjinonin një gjë të tillë as në një makth."
 

Ora 02:09
Zelensky pyet ushtarët rusë: Pse duhet të vdisni? Ne e dimë se çfarë mendoni për këtë luftë të pakuptimtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u dërgoi drejtpërdrejt një video-mesazh me ushtarëve rusë në Telegram herët në mëngjes të martën me orën lokale. 

"Rekrutët rusë! Më dëgjoni me shumë kujdes. Oficerë rusë! Ju tashmë keni kuptuar gjithçka. Ju nuk do të merrni asgjë nga Ukraina. Ju do të merrni jetë, por edhe jeta juaj do të merret," tha presidenti. Por pse duhet të vdisni? Per çfare? Unë e di që ju dëshironi të jetoni. Ne dëgjojmë se çfarë mendoni vërtet për këtë luftë të pakuptimtë, për këtë turp dhe për shtetin tuaj. Bisedat tuaja me njëri-tjetrin. Thirrjet tuaja në shtëpi për familjen tuaj. Ne i dëgjojmë të gjitha. Ne nxjerrim përfundime. Ne e dimë se kush jeni." tha ai.

Presidenti ukrainas gjithashtu u ofroi ushtarëve rusë atë që ai tha se ishte "një zgjedhje" dhe "një shans".

"Në emër të popullit ukrainas, unë ju jap një shans. Mundësi për të mbijetuar. Nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t'ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit. Si njerëz, me dinjitet. Në një farë mënyre që ju nuk keni qenë të trajtuar në ushtrinë tuaj, dhe në një mënyre që ushtria juaj nuk trajton tonën. Zgjidhni!" tha Zelensky.

Pa ofruar prova, Zelensky pretendoi se Rusia kishte humbur 80 avionë luftarakë dhe "së shpejti numri i helikopterëve të rrëzuar të Rusisë do të arrijë në qindra njësi". 

Zelensky tha se pajisjet e braktisura ruse ishin "një nga furnizuesit e pajisjeve për ushtrinë tonë".
 

Ora 01:56
Mbi 40,000 sirianë janë regjistruar për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Rusia ka regjistruar më shumë se 40,000 militantë sirianë deri më tani në Siri, sipas raporteve nga vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), i cili ka përdorur një rrjet të dendur burimesh lokale informacioni në terren për vite me rradhë.

SOHR tha se përfaqësuesit ushtarakë rusë nuk kanë transferuar ende asnjë luftëtar në frontin ukrainas, megjithëse agjencia ukrainase UNIAN tha se 400 të parët kanë mbërritur në kufijtë e Ukrainës.

Qendrat e akomodimit dhe trajnimit u krijuan pranë kufirit në rajonet e Rostov, Rusi dhe Gomel, Bjellorusi.

"Deri më tani, më shumë se 40,000 luftëtarë janë regjistruar," tha SOHR, duke argumentuar se këta nuk janë "vullnetarë", por kanë nënshkruar për të marrë "rrogë dhe privilegje".

SOHR tha se rekrutimi është duke u zhvilluar në Damask dhe Aleppo përmes strukturave të ndryshme të qeverisë siriane që janë nënë kontroll prej vitesh nga sistemi ushtarak rus në Siri.
 

Ora 01:49
Zelensky: Mirënjohje rusëve që nuk kanë frikë të protestojnë, luftoni para se vendi juaj të mbyllet si Koreja e Veriut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai është "mirënjohës" për rusët që "nuk kanë frikë të protestojnë" dhe që "thonë të vërtetën" për pushtimin rus të Ukrainës.

“Unë u jam mirënjohës atyre rusëve që nuk reshtin së përpjekuri për të përcjellë të vërtetën. Për ata që luftojnë dezinformimin dhe tregojnë të vërtetën, fakte reale për miqtë dhe të dashurit e tyre”, tha ai në një video Telegram të ngarkuar herët të martën me orën lokale.

Zelensky foli gjithashtu drejtpërdrejt për Maria Ovsyannikova, punonjëse e Rusisë Channel One, e cila mbante një pankartë kundër luftës.

"JO LUFTE. Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës që ju thonë gënjeshtra këtu", shkruhej në tabelë. "Rusët kundër luftës", thuhej në rreshtin e fundit të tabelës në anglisht.

Zelensky falënderoi Ovsyannikova pas protestës së saj.

“Për ata që nuk kanë frikë të protestojnë. Për sa kohë që vendi juaj nuk është mbyllur plotësisht nga e gjithë bota, duke u kthyer në një Kore të Veriut shumë të madhe, ju duhet të luftoni. Nuk duhet ta humbisni shansin tuaj.” 

Avokati i Ovsyannikova, Dmitry Zakhvatov, i tha CNN më herët se ai nuk është në gjendje të gjejë klienten e tij, pavarësisht raporteve se ajo ndodhet në stacionin e policisë Ostankino të Moskës.
 

Ora 01:41
Rusia publikon pamjet e raketës bërthamore hipersonike "Zircon", mund të godasë Londrën në 5 minuta

Rusia ka publikuar pamje të reja të raketës së saj bërthamore hipersonike Zircon 7000 mph që mund të godasë Londrën në pesë minuta. Kremlini e kishte quajtur më parë armën vdekjeprurëse, e cila mban një kokë luftarake konvencionale ose bërthamore, "të pandalshme". Dhe tani pamjet tregojnë se si Presidenti rus mund të nisë një sulm bërthamor hipersonik në Perëndim. Ndërsa pamjet sapo janë publikuar, besohet se ato janë filmuar në dhjetor, dhe ndoshta janë mbajtur qëllimisht për të shkaktuar" të dridhura" në Perëndim.

Në atë kohë, Putini ishte mburrur me një lëshim të shpejtë, por asnjë pamje nuk u publikua. Në orët e para të 24 shkurtit, Putin paralajmëroi për "pasojat që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj", duke aluduar dukshëm në gatishmërinë e tij për të përdorur një sulm bërthamor.

Në deklaratën e Putinit në fillim të luftës, ai tha: “Disa fjalë për ata që mund të tundohen të ndërhyjnë në ngjarjet që po zhvillohen nga jashtë. Kushdo që përpiqet të na pengojë dhe të krijojë një kërcënim për vendin tonë dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja do të jetë e menjëhershme dhe do të çojë në pasoja me të cilat nuk jeni përballur kurrë në historinë tuaj. Ne jemi të gatshëm për çdo skenar. Të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim janë marrë. Shpresoj që të më dëgjoni."


 

Ora 01:33
FOTO/ Imazhet e reja satelitore tregojnë dëmet e fundit në Mariupol dhe pranë Kievit

Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies po ndihmojnë për të hedhur dritë mbi zonat e prekura nga sulmet ushtarake në të gjithë Ukrainën. Vetëm 24 milje në veriperëndim të Kievit qendror, imazhet satelitore tregojnë se pothuajse çdo shtëpi në anën veriperëndimore të fshatit Moschun ka pësuar dëme të konsiderueshme. Vazhdojnë të digjen zjarret në disa prej shtëpive, ndërsa edhe arat përreth fshatit janë djegur.

Fotot e bëra të hënën tregojnë gjithashtu dëmtime në të gjithë Mariupolin. Spitali Rajonal i Kujdesit Intensiv të Mariupolit në lagjen Zhovteneyvi të qytetit ka dëmtime në fasadën jugore të ndërtesës, ndërsa mbeturinat janë të shpërndara edhe jashtë.  Është e paqartë se cila palë është përgjegjëse për dëmin në spital. Pranë godinës së spitalit, ndodhet edhe një sërë kompleksesh apartamentesh, të cilë gjithashtu  duket se janë dëmtuar ndjeshëm.

Përafërsisht një milje në jug, në lagjen Primorskyi, një numër banesash shihen duke u djegur pas një sulmi ushtarak. Komplekset e banesave aty pranë kanë pësuar gjithashtu dëmtime, ndërsa banesa të tjera në një zonë banimi në qendër të qytetit po përballen gjithashtu me shqetësime të mëdha.

Ora 01:17
Gratë ukrainase refuzojnë të largohen: Ne do të qëndrojmë këtu, do të luftojmë

Në valën e largimeve masive për shkak të tmerrit të luftës, shumë ukrainas kanë vendosur të lënë pas familjet, shtëpitë dhe pasuritë e tyre drejt vendeve të sigurta që do t’i ofrojnë strehimin. Ligji ushtarak ukrainas i jep prioritet largimeve të para, grave dhe fëmijëve, por jo të gjitha gratë kanë vendosur t’i largohen luftës e të lënë pas bashkëshortët e tyre.

Shembulli konkret është Solodovnik si dhe dhjetëra gra dhe fëmijë të tjerë nga qytetet e rrethuara të Ukrainës që kanë gjetur një vend të sigurt në një ish-strehë jetimore në Solotvyno, një fshat i vendosur në malet Karpate pranë kufirit rumun.

"Unë nuk dua ta lë vetëm burrin tim në Ukrainë," thotë Solodovnik për partnerin e saj, i cili punonte si shofer deri tre javë më parë. Ai la familjen e tij këtu dhe u kthye për të luftuar. "Kjo, këtu, është ende Ukraina. Është shtëpia ime," i tha ajo CNN.

"Kur mbërritëm, vullnetarët na treguan kufirin," deklarata tjetër e Ninës, një mësuese kopshti në pension nga një periferi e Kievit, e cila po qëndron në Solotvyno me vajzën dhe mbesën e saj. Ajo është shumë e frikësuar për të dhënë mbiemrin e saj."Në atë kohë kur ingranazhet po rrotulloheshin në kokën tonë,them,Pse duhet të shkojmë?,jemi në shtëpi,në Ukrainë'."

Tani, këto gra janë ngecur në atë që është bërë një tokë e ‘zemrës së askujt’,ato nuk vendosën të iknin  nga vendi i tyre eshë pse nuk janë në shtëpi me të dashurit e tyre, të cilët po përballen me sulmet e Rusisë.Këto gra janë bërë gjithashtu jetike për mbështetjen e tyre në luftë.

Me një vullnet të jashtëzakonshëm gratë dhe fëmijët presin bluzat dhe pantallonat e dhuruara në shirita, më pas i lidhin ato në rrjeta kamuflimi,për të ndihmuar sadopak në luftë.

Më shumë se 2.8 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus më 24 shkurt,madje dhe në Solotvyno ‘e përgjumur’, një nga pikat më të vogla kufitare të Ukrainës, mijëra refugjatë kanë ardhur për të kaluar në urën e ngushtë prej druri që kalon lumin e qetë të Tisza-s  për në Rumani,shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sipas Timur  Averit-t,beson se Ukraina do ta ketë fituar luftën brenda dy ose tre javësh, tani për tani, ai po përgatitet që popullsia e qarkut të tij të trefishohet, kryesisht me gra dhe fëmijë. "Ka shumë patriotizëm mes grave," i cili i mban ato të lidhura me Ukrainën, thotë ai.

Ora 01:13
Presidenti Biden: Refugjatët ukrainas do t'i mirëpresim me krahë hapur

Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar të vazhdojë furnizimin me armë, ushqime dhe para për të ndihmuar Ukrainën. Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA do të "mirëpresë refugjatët ukrainas me krahë hapur".

Më herët të hënën, Biden tha se SHBA po siguronte "dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare" në baza ditore. Të premten, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente që parashikonte 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, rreth gjysma e së cilës ishte për ndihmë ushtarake.

Të hënën, CNN raportoi gjithashtu se administrata Biden po shqyrtonte përshpejtimin e procedurave të emigracionit për ukrainasit e zhvendosur me lidhje me SHBA.
 

Ora 01:05
Sanksionet nga lufta, BE heq liçensat e linjave ajrore ruse

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka pezulluar licencat e dhjetëra linjave ajrore ruse, duke përfshirë për produkte, pjesë këmbimi dhe pajisje, qendra trajnimi. Kjo është raportuar në faqen e internetit të rregullatorit, Interfax-Ukrainë .

Sipas sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë më 26 shkurt, "është e ndaluar të ofrohet asistencë teknike ose shërbime të tjera që lidhen me mallra dhe teknologji të përshtatshme për përdorim në industrinë e aviacionit ose hapsirës". Prandaj, EASA ka vendosur të pezullojë të gjitha certifikatat e lëshuara prej saj, duke përfshirë certifikatat për produktet, pjesët dhe pajisjet, si dhe certifikatat për organizatat dhe pajisjet e trajnimit për të simuluar fluturimet, nëse mbajtësi i certifikatës është ose banon në Rusi ose që preket nga sanksionet e vendosura.

Lista e organizatave me certifikata të pezulluara përfshin linjat ajrore më të mëdha ruse si Aeroflot, S7, Volga-Dnipro, Ural Airlines, Azur dhe të tjerë. Avionët nuk lejohen të fluturojnë në hapësirën ajrore të BE-së pa certifikata të tilla. Përveç kësaj, licencat janë pezulluar për një numër kompanish të mirëmbajtjes së avionëve dhe për avionët Superjet 100 dhe Tu-204 të prodhuar nga Rusia.

EASA ka pezulluar përkohësisht pranimin dhe përpunimin e aplikacioneve për certifikim të marra nga organizatat ruse.
 

Ora 00:40
Dyshimet e SHBA-së, Kina këmbëngul se nuk do të ndihmojë Rusinë në luftën me Ukrainën

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi këmbënguli të hënën se vendi i tij " nuk është palë" në luftën e Rusisë me Ukrainën, pasi zyrtarët amerikanë pretenduan se Moska kishte kërkuar pajisje ushtarake nga Pekini dhe Uashingtoni i kërkoi të mos përfshihej.

"Kina nuk është palë në krizën në Ukrainë," i tha Wang homologut të tij spanjoll, José Manuel Albares, përmes telefonit, sipas Xinhua, agjencia shtetërore e shtypit e Kinës. "Disa forca kanë vazhduar të njollosin Kinën për çështjen e Ukrainës, dhe kanë sajuar të gjitha llojet e dezinformatave."

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë raportin e kërkesës të hënën, sipas medias ruse Kommersant, duke këmbëngulur se "Rusia ka një potencial të pavarur për të vazhduar operacionin" dhe për këtë arsye "nuk ka arsye" për të kërkuar ndihmë ushtarake nga dikush tjetër.

"Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të mbrojnë civilët," shtoi Yang. 
 

Ora 00:33
Lufta në Ukrainë, presidenti Zelenskyy kërkon të zgjasë ligjin ushtarak edhe për një muaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka paraqitur një projektligj në parlament që kërkon të zgjasë ligjin ushtarak për 30 ditë të tjera nga 24 marsi.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt.
 

Ora 00:29
Paralajmërimi nga Britania e Madhe: Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike

Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike në një operacion "me flamur të rremë", ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes britanike.  Në përditësimin e fundit të Inteligjencës së Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes tha se nuk kishte parë asnjë provë për të mbështetur akuzat e Rusisë se Ukraina synon të përdorë armë kimike ose biologjike.

Në vend të kësaj, ai tha se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë të tilla "në formën e një sulmi të falsifikuar, një "zbulimi" të inskenuar të agjentëve ose municioneve apo provave të fabrikuara të planifikimit të supozuar të Ukrainës për të përdorur armë të tilla.

Ora 00:09
Shpresa nga bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, nafta bie në 100 dollarë për fuçi

Nafta ra, pjesërisht, e kjo nga shpresat se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë mund të japin fryte më të mira. Të dhënat thonë se në Nju Jork çmimet u mbyllën 5.8% më të ulëta, pasi u ulën nën 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 1 marsi. Përveç luftës, tregtarët po monitorojnë rreziqet ndaj kërkesës globale nga bllokimet e reja të Covid në Kinë.

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi dhe për të ulur çmimet e WTI-së (West Texas Intermediate) e tregtuar në Nju Jork, e cila sot më 15 mars bie me më shumë se 5% në 97 dollarë për fuçi.

Ora 23:33
Kërkesa e Rusisë në mes të luftës, burimet në SHBA: Kina e gatshme për t'i ofruar ndihmë

Rusia ka kërkuar ndihmë ushtarake dhe financiare nga Kina në mes të konfliktit në Ukrainë.

Ndër ndihmat që kërkoi Rusia ishin ushtarake dhe financiare. Po ashtu Rusisë i nevojitet ndihmë për komplete ushqimore ushtarake të para-paketuara, që nuk prishen, të njohura në SHBA si "vakte, gati për t'u ngrënë".

Kërkesa nënvizon sfidat bazë logjistike që analistët dhe zyrtarët ushtarakë thonë se kanë penguar përparimin rus në Ukrainë, dhe ngre pyetje në lidhje me gatishmërinë themelore të ushtrisë ruse. 
 Një nga burimet sugjeroi se ushqimi mund të ishte një kërkesë që Kina do të ishte e gatshme ta përmbushte, sepse ajo ndalon së paku ndihmat vdekjeprurëse që do të shihej si provokuese nga perëndimi.

SHBA ka informacione që sugjerojnë se Kina është shprehur e hapur për t'i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës, tha një zyrtar perëndimor dhe një diplomat amerikan për CNN.

Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t'i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thonë zyrtarët amerikanë për CNN. Por gjatë një takimi intensiv shtatë orësh në Romë, një ndihmës i lartë i Presidentit të SHBA Joe Biden, paralajmëroi homologun e tij kinez për "implikimet dhe pasojat e mundshme" për Kinën nëse vendos të ofrojë mbështetjen për Rusinë, tha një zyrtar i lartë i administratës.
 

Ora 23:19
Pushtimi i Ukrainës, BE miraton grupin e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar një grup të katërt sanksionesh për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë, shkruan Sky News.

Franca, e cila mban presidencën e BE-së, tha në një deklaratë se blloku 27-vendesh kishte miratuar një paketë që synon "individët dhe subjektet e përfshira në agresionin kundër Ukrainës", si dhe sektorë të ekonomisë ruse.

BE-ja ka miratuar masa të ashpra kundër presidentit rus Vladimir Putin, sistemit financiar të Rusisë dhe oligarkëve të vendit që nga fillimi i luftës muajin e kaluar. Javën e kaluar, BE ra dakord të godasë 160 individë me sanksione të mëtejshme dhe shtoi kufizime të reja në eksportin e teknologjisë së lundrimit detar dhe radio komunikimit.
 

Ora 23:06
Sanksionet e Perëndimit, Spanja bllokon në Barcelonë jashtin rus me vlerë 140 milionë dollarë

Spanja ka “bllokuar” në Barcelonë një jaht 85 metra të gjatë që i përket një oligarku rus me vlerë rreth 140 milionë dollarë. Kështu ka deklaruar kryeministri Pedro Sanchez në një intervistë dhënë televizionit La Sexta.

Kryeministri spanjoll tha se ishte i bindur se mund të ketë më shumë raste të tilla. 

"Ne duhet të veprojmë me vendosmëri kundër Putinit, regjimit të tij dhe oligarkëve," tha ai.
 

G.B./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brut...: 15/03/2022 12:31

    Po loni po..ju luftoni e ata hane bar...perfundofte sa me shpejt po i marrim me mend humbjet sa andej kendej...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre