Presidenti Joe Biden dhe kryeministrja Giorgia Meloni deklarojnë të dy se "samiti i NATO-s në Vilnius tregoi unitetin dhe forcën e lidhjes transatlantike dhe aftësinë unike të Aleancës për të përshtatur qëndrimin e saj parandalues dhe mbrojtës për të përballuar sfidat nga të gjitha drejtimet strategjike, duke përfshirë Krahun jugor të NATO-s”.
Për më tepër, të dy liderët pohojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi ajo mbron veten kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë.
‘Shtetet e Bashkuara dhe Italia do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë politike, ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton plotësisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukraina". Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar në fund të marrëveshjes dypalëshe mes Bidenit dhe Melonit.
Ndërkohë Ukraina po kërkon mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të Odesës dhe të gjithë jugut të vendit kundër sulmeve ruse. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, me rastin e vizitës së tij në qytetin port në Detin e Zi.
"Kam dëgjuar një raport për eliminimin e pasojave të sulmeve ruse në Odessa dhe rajon. Këtu. Në Kishën e Shndërrimit të Shenjtë që Rusia u përpoq ta shkatërronte, njeriu ndjen se populli ynë, shpirti ynë është edhe më i fortë. Më i fortë se ai rus. Ne po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Odesën dhe gjithë Jugun tonë", tha Zelensky.
"Dëshira e Perëndimit për të imponuar rendin e tij të bazuar në rregulla në pjesën tjetër të botës është tregues i neokolonializmit."
Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë samitit të dytë Rusi-Afrikë.
"Edhe pse sistemi kolonial i ka kaluar dekadat e fundit i takon të shkuarës, tani ekziston një sistem neo-kolonial. Është krijuar dhe ne mund ta shohim këtë hegjemoni në sektorin financiar, teknologjik dhe ushqimor", saktësoi ai.
Putin tha më pas se Rusia dhe vendet afrikane kanë konfirmuar qëndrimin e tyre për "formimin e një rendi botëror të drejtë dhe multipolar", shton Ria Novosti.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjatë natës.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi më parë sulmin, pa dhënë detaje.
“UAV u shkatërrua me anë të mbrojtjes ajrore”, tha ministria në Telegram, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.
Përpjekja për sulm vjen disa ditë pasi Ukraina mori përgjegjësinë për një sulm me dron në qendër të Moskës.
Një dron u rrëzua pranë Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus të hënën, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore.
Presidenti Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhin, me rastin e vizitës së tij në qytetin port në Detin e Zi, ka kërkuar mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të Odesës dhe të gjithë jugut të vendit kundër sulmeve ruse.
“Kam dëgjuar një raport për eliminimin e pasojave të sulmeve ruse në Odessa dhe rajon. Në Kishën e Shndërrimit të Shenjtë që Rusia u përpoq ta shkatërronte, njeriu ndjen se populli ynë, shpirti ynë është edhe më i fortë. Më i fortë se ai rus. Ne po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Odesën dhe gjithë Jugun tonë”, tha Zelensky.
Kujtojmë se kohët e fundit Odesa është kthyer në objektiv të sulmeve të njëpasnjëshme me dron nga Rusisë.
Perse po i dergon drejt vdekjes bijte e nenave o qelbesire e felliqur , mendon se ke ndonje shans te fitosh ne fushen e betejes ? Kjo lufte i sherben vetem amerikes dhe askujt tjeter , mbeshtetjen qe po te japin per momentin mos mendo se do te zgjate dhe shume kohe prandaj shko ulu dhe bej marreveshjen sepse po e vret gjithe popullin e Ukraines o cifut i leshit
Përgjigju