Lufta në Ukrainë/ Pentagoni: SHBA është gati të mbrojë territorin e NATO-s! Biden: Putini është kasap

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, në një tubim elektoral në Raleigh të Karolinës së Veriut, e cilësoi presidenti rus Vladimir Putin si kasap.

“Nëse do të rrisnim taksat për miliarderët, mund të bënim shumë gjëra, duke përfshirë përfundimisht sigurimin që të kujdesemi për Ukrainën që po sulmohet nga ai kasapi Putin”.- tha Biden.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përmbushin detyrimet e tyre për të mbrojtur vendet e NATO-s, përfshirë ato që lidhen me sulmet me raketa ruse që mund të kërcënojnë Poloninë, ka thënë Pentagoni.

"Unë mund t'ju them atë që kjo administratë ka thënë herë pas here: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s. Nëse një aleat i NATO-s do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s. ", tha dje zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, duke komentuar pretendimet e Polonisë për mundësinë e rrëzimit të raketave që synojnë territorin e Aleancës.

“Prioriteti ynë tani është të sigurojmë që Ukraina të ketë atë që i nevojitet në fushën e betejës”, shtoi zëdhënësja.

Ndërkohë zëvendësministri i Jashtëm polak Andrzej Szejna tha të martën se NATO po konsideron të rrëzojë raketat ruse që i afrohen shumë kufijve të aleancës Atlantike, dy ditë pasi Polonia raportoi një shkelje të hapësirës ajrore të saj nga një raketë lundrimi ruse për 39 sekonda. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve France Presse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Uashingtoni hedh poshtë idenë e Macronit: Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë

1711567902_matthewmiller.JPG

SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë’, këtë e përsëriti ditën e sotme, zëdhënësi i DASH, Matthew MIller.

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit u pyet nga gazetarët lidhur me hipotezën e ngritur nga presidenti francez Emmanuel Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë për të luftuar ndaj Rusisë.

Tensionet janë në rritje, teksa Rusia ka akuzuar për sulmin terrorist në Moskë edhe përfshirjen e SHBA-së së bashku me Britaninë e Madhe.

Ora 16:27
Sulmi në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave, 56 nuk janë identifikuar ende

1711553717_crocushall.JPG

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, ka shkuar në 140.

Agjencia Ria Novosti raporton se 84 prej tyre janë identifikuar, ndërsa mbeten ende 56 trupa të vdekur për t’i identifikuar. Mes viktimave janë 5 të mitur të moshës 9 deri në 16 vjeç.

Komiteti Hetues ka marrë gjithsej 143 ankesa nga familjet e të dyshuarve të vrarë. Për këtë arsye ende nuk dihet asgjë për 3 persona, madje as nëse ishin me të vërtetë në sallën e koncerteve.

Ora 15:49
Inteligjenca ruse: Ukraina po trajnon militantë islamikë! Pentagoni: Nëse një aleat do të sulmohej, do të veprojmë

1711551063_rusi.JPG

Kreu i shërbimit të brendshëm të inteligjencës ruse Alexander Bortnikov ka akuzuar Ukrainën për trajnimin e militantëve islamikë në Lindjen e Mesme. Sipas Bortnikov, kjo dëshmohet nga numri i madh i të huajve që luftojnë me forcat e Kievit.

 “Ata janë nacionalistë, mercenarë, islamikë që vendi i sjell për të luftuar kundër Rusisë”, shtoi ai, pa iu referuar drejtpërdrejt 4 të arrestuarve për sulmin në Moskë, por nënvizoi se përfaqësuesit ukrainas vizituan bazat terroriste në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë parlamenti rus ka bërë thirrje për një hetim mbi financimin, organizimin dhe kryerjen e akteve terroriste në Rusi nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. 

Sipas mediave ndërkombëtare, numri i të vdekurve nga sulmi i Moskës është rritur në 140, pas vdekjes në spital të një prej tre të plagosurve rëndë. Ndërkaq, ende janë 360 të plagosur mes të cilëve edhe shumë fëmijë.

Pas akuzave se Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar me Ukrainën për sulmin e Moskës, Uashingtoni thotë se është i gatshëm të mbrojë vendet e NATO-s.

“Nëse një aleat do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s", tha një zyrtare e Pentagonit. Ndërkohë, NATO po e konsideron edhe rrëzimin e raketave ruse nëse ato i afrohen kufirit.

Kreu i inteligjencës ukrainase, ka bërë me dije se ka nisur një fushatë të gjerë për eliminimin e qytetarëve ukrainas që bashkëpunojnë me Rusinë. 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!