Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhet në Japoni për samitin e G7 në Hiroshima dhe beson se fundi i luftës është afër. Pas takimit me kryeministrin e Indisë Narendra Modi, Zelensky e ftoi që të merrte pjesë në zbatimin e formulës së paqes.

Nga ana tjetër, kreu i grupit mercenar rus Wanger, Yevgeny Prigozhin pretendon se e kanë pushtuar qytetin e Bakhmut ndërsa Kievi nuk e pranon por thotë se situata është kritike.

Ndërkohë, gjatë natës ka pasur shpërthime në Kiev. Pas mesnatës një alarm për sulme ajrore ra në të gjithë rajonin e Kievit dhe në Chernihiv. Shefi i zyrës së presidentit, Andriy Yermak, u ka kërkuar qytetarëve që të mos e anashkalojnë rrezikun. 

"Mbrojtja ajrore po vepron rreth hapësirës ajrore të Kievit. Qëndroni në strehimore deri në fund të sulmit!", paralajmëruan autoritetet.

Ndërkohë një ndërtesë nëntëkatëshe u përfshi nga flakët në Kiev.  Zjarri në çatinë e godinës është shkaktuar nga rënia e mbeturinave gjatë sulmit në kryeqytet. Kjo u raportua nga kryetari Vitaly Klitschko: “Nuk kemi raportime për viktima”. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon turin e tij diplomatik: pas ndalesës së tij në Ligën Arabe, ai do të jetë i pranishëm sot në takimin e G7 në Hiroshima. 

Dhe një lajm i mirë për Kievin vjen nga samiti. Sanksionet e reja u dakorduan për Moskën. Dhe Joe Biden ka informuar udhëheqësit e G7 se SHBA do të trajnojë pilotët ukrainas për të përdorur aeroplanët e gjeneratës së katërt, duke përfshirë F-16.

Ndërkohë, Moska po ndalon 500 amerikanë të hyjnë në vend, përfshirë ish-presidentin Barack Obama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Presidenti brazilian dëshiron të takojë Zelensky në Hiroshima

1683972893_zelensky.JPG

Presidenti brazilian Inacio Lula da Silva thuhet se i ka thënë kolegut të tij francez Emmanuel Macron se dëshiron të takojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e G7 në Hiroshima, thotë një burim nga rrethi i Macron.

Ora 18:35
Kreu i Wagner: Kemi pushtuar qytetin e Bakhmut! Kievi e mohon

1683276269_wagner.JPG

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendon se ka pushtuar qytetin e Bakhmutit. Por këtë e mohon Ukraina.

"Kjo nuk është e vërtetë. Njësitë tona po luftojnë në Bakhmut", deklaroi zëdhënësi i trupave ukrainase të angazhuara në lindje të vendit, Serhiy Cherevatyi.