Një dron goditi një depo karburanti në qytetin Orel, në jug të Rusisë, jo shumë larg kufirit me Ukrainën. 

Guvernatori i rajonit, Andrei Klychkov, e bëri të ditur këtë në kanalin e tij Telegram.

Nga ana tjetër shefi i CIA-s, William Burns, tha në një seancë dëgjimore në Senat, se ‘Pa ndihmë, Ukraina është e destinuar të humbasë terren. Dhe pasojat do të shkojnë shumë përtej Kievit: nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndihmojnë Ukrainën, kjo do të ushqejë dyshimet e aleatëve tanë për besueshmërinë e Amerikës dhe do të nxisë ambiciet e Kinës’

Agjencitë e inteligjencës amerikane përsëritën se sipas mendimit të tyre Rusia nuk dëshiron një përplasje të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara ose NATO-n.