Të paktën dy persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse në rajonin Zaporizhia të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur mëgjesin e sotëm (4 korrik) guvernatori rajonal Ivan Fedorov.

“Një burrë dhe një grua vdiqën nga bombardimet ruse”, ndërsa një tjetër u plagos, tha ai në Telegram, duke raportuar 391 sulme ruse kundër dhjetë komunave në rajonin e Zaporizhia në 24 orët e fundit.

Ndërkohë gjatë natës, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi të gjithë dronët rusë që shkonin drejt Kievit: këtë e bëri të ditur kreu i Administratës Ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popka, raporton Rbc-Ukraine.

Dronët u nisën nga rajoni Kursk i Rusisë.

"Falë punës efektive të mbrojtjes ajrore, asnjë dron i vetëm nuk arriti në Kiev. Dronët u shkatërruan në afërsi të kryeqytetit," tha zyrtari, duke shtuar se nuk pati të lënduar, viktima apo dëme.