Kremlini ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime mbi Ukrainën me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff ditën e nesërme.
“Nesër, supozohet të takohemi me Putinin”, tha Witkoff.
Ai shtoi se “është pala ruse ajo që kërkoi këtë takim”, duke theksuar se vetë kërkesa ishte “një sinjal i rëndësishëm”.
Ky takim vjen ndërsa udhëheqësit evropianë diskutojnë për një konflikt të mundshëm me Rusinë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ndërkohë Rusia vijon me sulmet në Ukrainë. Dy persona u vranë dhe një grua u plagos gjatë natës në bombardimet ruse të qytetit qendror ukrainas të Krivyi Rih.
Krivyi Rih, vendlindja e Presidentit Volodymyr Zelensky dhe një qendër e madhe e industrisë së hekurit në Evropën Lindore, ndodhet afërsisht 80 kilometra nga vija e frontit dhe ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.
Lajm në përditësim...
“Ukraina synon të vrasë 50,000 rusë në muaj”. Kështu u shpreh ministri i ri i mbrojtjes në vend, Mykhailo Fedorov, gjatë një deklarate për median.
Duke shpalosur planin në rolin e tij të ri, Fedorov tha se kishte dy prioritete, i pari prej të cilëve është "menaxhimi".
"Menaxhimi duhet të ndërtohet rreth atyre që janë të aftë të arrijnë qëllime të përcaktuara. Nëse njerëzit nuk demonstrojnë rezultate të matshme, ata nuk mund të qëndrojnë në sistem. Objektivi i dytë strategjik është të vriten 50,000 rusë në muaj ", tha ai.
Moska dhe Kievi rrallë i raportojnë zyrtarisht humbjet e tyre. Ukraina vlerëson se viktimat nga ana e Rusisë kanë tejkaluar 1,200,000.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë Forumit Ekonomik të Davosit se sot do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Por këshilltari i lartë i Zelensky, tha se presidenti ukrainas ndodhet në Kiev, pasu Rusia ka zhvilluar sulme të reja në kryeqytetin ukrainas.
"Që nga mëngjesi i sotëm, rreth 4,000 ndërtesa në Kiev janë ende pa ngrohje dhe gati 60% e kryeqytetit është pa energji elektrike".
Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X, duke treguar për pasojat e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.
Zelensky deklaroi se edhe rajonet Kharkiv, Sumy, Chernihiv dhe Dnipro janë të prekura.
Komente











Pra Rusia paska humbur 1,200.ooo ushtare te vrare jan mbetur edhe 300,000 pra 50,000 ne muaj dote vriten dhe ne gusht dote mbaroj lufta dhe fiton Ukraina dhe neve dote clirohemi nga pagesat per Ukrainen dhe rusia dote kapitulloj lamtumire federates Ruse por si dota nda perendimi Rusine ose dote ndodhe fundi i njerezimit.
Përgjigju