Lufta në Ukrainë/ Fluturimet kryesore të aeroportit të Moskës u ndërprenë nga sulmi me dron

Lufta në Ukrainë/ Fluturimet kryesore të aeroportit të Moskës u ndërprenë nga sulmi me dron

Ukraina ka nisur një sulm me dron në Moskë, thotë ministria ruse e mbrojtjes, duke detyruar fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo. BBC shkruan se pesë drone thuhet u përdorën në sulmin e së martës. Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e supozuar. Kufizimet në aeroportin Vnukovo, një nga tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, tani janë hequr. Fluturimet nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ishin në mesin e atyre të prekurve. Sipas ministrisë së mbrojtjes, katër nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

"Një përpjekje e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku ndodhet infrastruktura civile, duke përfshirë një aeroport që pranon fluturime ndërkombëtare, është një akt i ri terrorist," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.

Media shtetërore ruse tha se një nga dronët u rrëzua në qytetin Kubinka, i cili është afërsisht 36 km (22 milje) nga aeroporti Vnukovo në jug-perëndim të qytetit. Një tjetër raportohet se u qëllua në afërsi të fshatit Valuevo, gjithashtu pranë aeroportit.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Sonte Kievi do të sulmojë uzinën e Zaporizhzhia! NATO: Ukraina nuk do të marrë aeroplanë luftarakë gjatë kundërofensivës


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion