Lufta në Ukrainë, FSHF përgatitet të strehojë në Shqipëri 100 familje futbollistësh

Lufta në Ukrainë, FSHF përgatitet të strehojë në Shqipëri 100 familje futbollistësh

Federata Shqiptare e Futbollit thotë se do të strehojë në vendin tonë rreth 100 familje futbollistësh nga Ukraina të cilat janë të prekur nga lufta me Rusinë. Për këtë FSHF po bashkpunon me federatës ukrainese të futbollit dhe më pas do të niset puna në terren.

“Duke pasur një përvojë fatkeqësisht të ngjashme luftërat dhe me mikpritjen që i kemi bërë popullit të Kosovës më shumë se dy dekada më parë, FSHF e ndjen fare mirë tragjedinë dhe dramën që po kalojnë ata njerëz në Ukrainë. Për këtë arsye FSHF ka shprehur të gjithë gatishmërinë për të mikpritur rreth 100 familje nga komuniteti i futbollit ukrainas, që pritet të vijnë në Shqipëri për t’u strehuar për një periudhë të pacaktuar. FSHF është në diskutime intensive me Federatën e Ukrainës për të planifikuar të gjithë teknikalitetet përkatëse, që nga transporti, përzgjedhja e familjeve, udhëtimi për në Shqipëri dhe deri te akomodimi.

FSHF do të bëjë gjithçka që këto familje të ndihen si në shtëpi në Shqipëri, duke mbuluar edhe shpenzimet përkatëse. Sakaq, pritet një përgjigje përfundimtare nga Federata e Ukrainës, që do të përzgjedhë familjet më në nevojë për të nisur punën në terren për sjelljen e tyre në Shqipëri,”-shkruan FSHF.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur