I dërguari i special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev ishte sot Miami për bisedime me delegacionin amerikan, ku u prit nga Steve Witkoff. Witkoff deklaroi se takimi ishte produktiv dhe se është i inkurajuar që  Rusia po punon për të siguruar paqen në Ukrainë.

“Sot në Florida, i dërguari special rus Kirill Dmitriev zhvilloi takime produktive dhe konstruktive si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit të SHBA-së për të çuar përpara një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas. Jemi të inkurajuar nga ky takim që Rusia po punon për të siguruar paqen në Ukrainë", shkroi Witkoff në një postim në X.

Edhe Dmitriev ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit.

"Takim konstruktiv me delegacionin paqeruajtës të SHBA-së. Diskutim produktiv edhe mbi Grupin e Punës Ekonomik SHBA-Rusi", shkroi Dmitriev.

Javën e kaluar, takimi i parë (Rusi, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë) për sigurinë u mbajt në Abu Dhabi.

Pas dyerve të mbyllura, palët diskutuan çështje të pazgjidhura që lidhen me planin amerikan të paqes. Një takim i ri është planifikuar për nesër dhe, sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ai do të jetë dypalësh, por Shtetet e Bashkuara mund të marrin pjesë.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sugjeroi shtyrjen e këtij raundi negociatash për shkak të përshkallëzimit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja për paqen javën e ardhshme

1768638098_volodymyrzelensky.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina po priste më shumë informacion nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me bisedimet e mëtejshme të paqes dhe pret që takime të reja të zhvillohen javën e ardhshme.

Zelensky u shpreh se Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë në të gjitha formatet.

"Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën amerikane dhe presim udhëzime specifike prej tyre në lidhje me takimet e ardhshme. Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë në të gjitha formatet. Është e rëndësishme që të arrihen rezultate dhe të mbahen takime. Ne po mbështetemi në takimet e javës së ardhshme; ne po përgatitemi për to", deklaroi udhëheqësi ukrainas.

Ora 20:59
Takimi me të dërguarin rus, Witkoff: Ishte produktiv, të inkurajuar që Rusia po punon për të siguruar paqen në Ukrainë

1769889893_witkoff.JPG

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, tha se zhvilloi takime produktive dhe konstruktive me të dërguarin special rus, Kirill Dmitriev, në Florida, ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump po bën presion për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

“Sot në Florida, i dërguari special rus Kirill Dmitriev zhvilloi takime produktive dhe konstruktive si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit të SHBA-së për të çuar përpara një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas. Jemi të inkurajuar nga ky takim që Rusia po punon për të siguruar paqen në Ukrainë", shkroi Witkoff në një postim në X pas bisedimeve të së shtunës.

Takimi i së shtunës vjen përpara se negociatorët ukrainas dhe rusë të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh me ndërmjetësuesit amerikanë në Abu Dhabi për të diskutuar një plan të mbështetur nga SHBA-të për t'i dhënë fund luftës së Rusisë.

Ora 16:34
Trump kërkoi armëpushim, Rusia: Kemi vijuar sulmet në Ukrainë

1769161890_rusiukraineluftaneukraine.JPG

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se sulmet në Ukrainë kanë vijuar, pavarësisht kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar homologut rus, Vladimir Putin për një armëpushim disa ditor.

Në prag të raundit të dytë të negociatave në Abu Dhabi midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ministria deklaroi se objektivat janë infrastruktura e transportit dhe depot e municioneve të përdorura nga forcat ushtarake.

Kievi ka raportuar 85 sulme me dronë rusë gjatë natës.