Ofensiva ruse rritet në frontin e Donbasit ku luftimet po intensifikohen. ‘Vazhdojnë armiqësitë e ashpra përgjatë vijës së frontit’ -tha presidenti rus Volodymir Zelensky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një vlerësim të rezistencës ukrainase. "Në shumë qytete të çliruar ka tani një ndjenjë relaksi, por lufta nuk ka mbaruar - tha ai - mizoria e saj po rritet vetëm në disa vende, por nuk mund të harrohet".
Beteja vendimtare e këtyre orëve po zhvillohet rreth qytetit Lysychanks, të cilin separatistët rusë raportojnë se e kanë rrethuar, por që Kievi pretendon se vazhdon ta kontrollojë.
Ndërkohë Kievi ka kundërsulmuar, duke goditur me qytetin rus Belgorod, një qytet në kufi me Ukrainën si dhe aeroportin Melitopol. 3 persona dyshohet se kanë humbur jetën.
Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse dhe separatiste kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve "Tass". Ajo deklaroi tha më herët gjatë ditës së sotme se forcat e saj kishin rrethuar Lysychansk dhe tani po luftonin brenda qytetit.
Në një deklaratë, ministri rus i mbrojtjes thotë se i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se i gjithë rajoni i Luhanskut është "çliruar", por nga ana tjetër Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak tha për BBC-së se qyteti i Lysychansk nuk është nën "kontrollin e plotë" të forcave ruse, pavarësisht pretendimeve të Moskës se qyteti ka rënë.
Ai shtoi se situata në qytet kishte qenë "shumë intensive për një kohë të gjatë tani" me forcat tokësore ruse që "sulmojnë qytetin pa pushim".
Një anije mallrash ruse që transportonte drithë për të cilën Ukraina thotë se është vjedhur është ndaluar nga autoritetet doganore turke, lajmin e bëri të ditur ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar.
"Ne kemi bashkëpunim të plotë. Anija ndodhet aktualisht në hyrje të portit, ajo është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë", tha ai.
Ai thotë se për fatin e anijes do të vendoset nesër në mbledhjen e hetuesve.
Gjykata e Lartë e Izraelit ka anuluar kufirin e numrit të refugjatëve ukrainas që vendi mund të strehojë. Lajmin e bëri të ditur "Times of Israel ".
Më parë, Ministrja e Brendshme Ayelet Shaked kishte vendosur një tavan prej 5,000 refugjatësh, duke përjashtuar ata që kanë lidhje të ngushta familjare me izraelitët dhe ata që kanë të drejtë të emigrojnë sipas ligjit të kthimit, i cili u jep shtetësinë hebrenjve ose atyre me prind ose gjysh, hebre.
Tomer Ëarsha, një avokat privat, paraqiti një apel në Gjykatën e Lartë me mbështetjen e Ambasadës së Kievit në Izrael dhe e fitoi atë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti vendimin e gjyqtarëve.
“Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë pikërisht ato që e dallojnë një demokraci vërtet të zhvilluar!”, shkroi ai në Twitter.
Kryebashkiaku Vadym Lyakh ka njoftuar se qyteti ukrainas Slovyansk, në rajonin e Donetskut po sulmohet nga ushtria ruse.
Gjithashtu, Zëdhënësja e Donetsk, Ova Ignatchenko tha për mediat ukrainase se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur si rezultat i bombardimeve.
Kramatorsk, në jug të Slovianskut - është gjithashtu nën sulm. Slovyansk dhe Kramatorsk janë dy nga qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut ende në duart e Ukrainës.
Ministrit i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Londrën se kërkon pretekste që Marina Mbretërore Britanike të depërtojë në Detin e Zi dhe të bëhet përgjegjëse për proceset e lëshimit të grurit nga portet e Ukrainës.
"Kjo krizë ushqimore përdoret për një sërë qëllimesh, jo vetëm në fushën e propagandës, për të zbardhur Ukrainën dhe për të varur përsëri të gjithë qentë, për të falur shprehjen e vrazhdë, për Moskën. Edhe nëse dëgjoni, për shembull deklarata e Boris Johnson dhe Ministrit të tij të Jashtëm, po përpiqen qartë të krijojnë kushte, të gjejnë pretekste që Marina Mbretërore të depërtojë në Detin e Zi dhe të fillojë të menaxhojë pothuajse të gjitha proceset e lëshimit të grurit nga ato porte që janë minuar nga ukrainasit dhe që ukrainasit janë të detyruar të minojnë”, tha Lavrov gjatë një interviste në kanalin televiziv Rusia 1. Raporton "Ria Novosti".
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak, tha për BBC se ende nuk ka përfunduar beteja për rajonin e Donbasit, edhe nëse Rusia pushton të gjithë Luhanskun.
Ai thotë se ka "qytete të tjera të mëdha në zonën e Donbasit, veçanërisht në rajonin e Donetsk" që janë nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase.
“Këto janë qytete që për dy ditët e fundit [kanë qenë] objektiva të sulmeve të rënda me raketa, granatime artilerie”, thotë ai, “por beteja për Donbasin nuk ka përfunduar ende”.
Sak shton se Ukraina është shpresëdhënëse dhe po merr mbështetje nga aleatët e saj perëndimorë. Ai thotë se Ukraina përfundimisht do të grumbullojë një numër të mjaftueshëm të artilerisë së rëndë dhe llojeve të tjera të armatimit për të çliruar tokat e çliruara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak tha për BBC-së se qyteti i Lysychansk nuk është nën "kontrollin e plotë" të forcave ruse, pavarësisht pretendimeve të Moskës se qyteti ka rënë.
Ai shtoi se situata në qytet kishte qenë "shumë intensive për një kohë të gjatë tani" me forcat tokësore ruse që "sulmojnë qytetin pa pushim".
"Për ukrainasit, vlera e jetës njerëzore është një përparësi kryesore, kështu që ndonjëherë ne mund të tërhiqemi nga zona të caktuara në mënyrë që t'i rimarrim ato në të ardhmen," tha ai.
Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse dhe separatiste kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve "Tass".
Ministria ruse tha më herët gjatë ditës së sotme se forcat e saj kishin rrethuar Lysychansk dhe tani po luftonin brenda qytetit.
Në një deklaratë, ministri rus i mbrojtjes thotë se i tha presidentit rus Vladimir Putin se i gjithë rajoni i Luhanskut është "çliruar".
Punonjësit e urgjencës kanë nxjerrë disa “pjesë trupi” nga rrënojat e një sulmi raketor rus në qytetin ukrainas të Kremenchuk, thotë The Guardian
Mësohet se të paktën 19 persona u vranë në sulmin e së hënës, kur raketat ruse X-22 goditën qendrën tregtare Amstor. Deri në 1000 njerëz ndodheshin brenda zonës në atë kohë.
Që nga fillimi i punës janë zbuluar 29 copëza trupash njërzor. Më shumë se 60 persona u plagosën në sulm.