Lufta në Ukrainë/ Kievi: S'përjashtojmë mundësinë që Perëndimi të na ndihmojë, jo vetëm me armë, por edhe me trupa

Lufta në Ukrainë/ Kievi: S'përjashtojmë mundësinë që Perëndimi të na ndihmojë, jo vetëm me armë, por edhe me trupa

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Alexei Danilov, pranon mundësinë që Perëndimi të fillojë të ndihmojë Ukrainën jo vetëm me armë, por edhe me trupa. Këtë e raporton Ukrainska Pravda. 

"Ne absolutisht nuk e përjashtojmë paraqitjen e disa njësive ushtarake të disa vendeve në territorin tonë nëse ata marrin një vendim të përshtatshëm," tha zyrtari ukrainas, duke paralajmëruar se çështja e dërgimit të personelit ushtarak të huaj në Ukrainë është shumë e ndjeshme dhe mund të mos jetë gjithmonë publike. 

Danilov kujtoi se Ukraina tani pret, para së gjithash, furnizime me kohë të armëve nga partnerët e saj perëndimorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Rusia: Kemi shkatërruar rreth 50 dronë ukrainas gjatë mbrëmjes së 8 marsit

1710005877_fjfjfgghkghjkg.JPG

Rusia tha se ka shkatërruar 47 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e saj jugore, kryesisht në zonën e Rostovit, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Kievi rregullisht lëshon dronë në Rusi, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan mbi territorin e rajonit të Belgorodit një dron, dy dronë në rajonin e Kurskut, tre në atë të Volgogradit dhe 41 dronë mbi rajonin e Rostovit”, tha ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale më 9 mars.

Rajonin jugor i Rostovit është qendër për ushtrinë ruse dhe shërben për të planifikuar operacionet e saj ushtarake në Ukrainë.

Guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev, shkroi në rrjetet sociale se një sulm me dron goditi qytetin Taganrog, në Detin Azov, afër pjesës së Ukrainës të pushtuar nga rusët.

Ai tha se një punëtor i shpëtimit është plagosur, por “nuk ka të vdekur”.

Në kanalet e mediave sociale, të afërta me ushtrinë ruse, u tha se Ukraina ka sulmuar një fabrikë për prodhimin e pajisjeve të aviacionit në Taganrog.

Po ashtu, në mediat sociale ka pasur pretendime se është sulmuar edhe një bazë ajrore ushtrake në qytetin rustë Morozovskit.

Ndërkaq, autoritetet në rajonin Kursk, që gjendet më në veri dhe pranë kufirit me Ukrainën, thanë se një spital është dëmtuar në qytetin kryesor të Kurskut. Ky qytet gjendet afër 120 kilometra larg kufirit me Ukrainën./ REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babi: 09/03/2024 11:25

    Perse i doni trupat e huaj ju , a nuk po thonit qe ju po fitoni ? Ore trapa mos krijoni kot iluzione sepse ajo lufte ka mare fund dhe as ju as nato nuk i ndal dot Ruset ky eshte nje fakt na pelqen apo jo

    Përgjigju
    • Mami: 09/03/2024 20:27

      Ti qoke qorr

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë