Lufta në Ukrainë/ Kievi sulmon rajonin rus të Kurskut: 5 të vdekur, 20 të plagosur! Putin: Sulmi ukrainas është një provokim në shkallë të gjerë
Ndërtesë e shkatërruar në rajonin e Kurskut
Të paktën pesë civilë, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit të ambulancës, u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pas përleshjeve me trupat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit Alexei Smirnov përmes faqes së tij zyrtare në Telegram, raporton agjencia e lajmeve Kiev Independent. Smirnov shtoi gjithashtu se dy raketa u rrëzuan mbi rajon në orët e para të 7 gushtit.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi sulmin ukrainas në rajonin rus të Kurskut "një provokim në shkallë të gjerë", sipas të cilit forcat e Kievit iu drejtuan "bombardimeve pa dallim, duke përfshirë raketa, mbi strukturat civile", raporton agjencia Interfax.
Putin tha se Moska do të ofrojë mbështetje maksimale "në të gjithë sektorët" për rajonin e Kurskut, ndërsa luftimet po vazhdojnë që nga dje midis forcave ruse dhe ukrainase që kanë kaluar kufirin. Mijëra banorë të zonave kufitare aktualisht janë duke u evakuuar në rajone të tjera ruse, sipas agjencisë Ria Novosti.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Moskës tha se në 24 orët e fundit ndërhyrja e trupave tokësore ruse dhe bombardimet kishin çuar në eliminimin e 260 ushtarëve ukrainas dhe 50 automjeteve të blinduara, duke përfshirë shtatë tanke.
Sipas ministrisë, forcat ruse, të cilat shtrihen në rajonin Sumy të Ukrainës, "parandaluan armikun të avanconte në territorin e Federatës Ruse".
Ndërsa sipas kanalit rus Telegram Rybar, ukrainasit kanë marrë nën kontroll tre vendbanime të vogla: Nikolaevo-Darino, Darino dhe Sverdiklovo. I njëjti burim thotë se rreth 400 ushtarë ukrainas janë ende të pranishëm në territorin rus, ndërsa 2000 të tjerë janë të përqendruar në territorin ukrainas afër kufirit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
53.2%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
27%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Dërgesa e raketave balistike iraniane në Rusi do të ishte “përshkallëzim dramatik”
10 Shtator, 14:01
-
A do të prodhojë Ukraina së shpejti raketat e veta?
10 Shtator, 09:53
-
Ukraina hakmerret ndaj Moskës, e bombardon me 144 dronë, një e vrarë dhe disa të plagosur! Rusia: I rrëzuam të gjithë, mbyllen aeroportet
10 Shtator, 08:06
-
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin diskuton për Kosovën me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë
9 Shtator, 18:18
-
BE-ja ka 'informacione të besueshme' se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
9 Shtator, 15:38
-
Ukraina, një komb në arrati! Kievi hap ‘Ministrinë e Kthimit’ për të tërhequr të mërguarit dhe dezertorët! Ushtria po firon 30%
9 Shtator, 14:42
-
Scholz po punon për t’u bërë ‘Kancelari i paqes’, do sjellë Putinin në tryezë me Zelenskyn: Hipoteza është se Kievi do të pranojë lëshime territoriale!
9 Shtator, 08:16
-
Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
8 Shtator, 18:43
-
SHBA: Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi
8 Shtator, 16:33
-
Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thirrje për të qëndruar 'në një kurs' për Ukrainën
8 Shtator, 09:48
-
Avionët gjermanë ulen për herë të parë në rrugë para ‘dyerve’ të Putinit
7 Shtator, 20:42
-
Zelensky në Itali/ Takohet me kryeministren Meloni: Mbështetja ndaj Kievit interes kombëtar i yni
7 Shtator, 17:28