Lufta në Ukrainë, Kosova vendos që rezervat shtetërore të furnizohen pa procedura

Lufta në Ukrainë, Kosova vendos që rezervat shtetërore të furnizohen pa procedura

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje sot, gjatë së cilës u mor vendim që të furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit. Kjo kërkesë qe u aprovua nga Qeveria, erdhi nga Departamenti i Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë.

Në njoftim thuhet se gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, janë rritur sasitë e nevojshme të rezevave në përputhje me programin.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit. Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave", thuhet në njoftim.

Rezervat shtetërore shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore apo luftës. Evropa është përfshirë në luftë pas 77 vitesh, që kur iu dha fund Luftës së Dytë Botërore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të